Lart

10 Testet Shëndetësore që Gratë Duhet t’i Bëjnë

Mamogramet, testet e kolesterolit, dhe testet Pap – këto janë vetëm disa nga testet që janë esenciale për shëndetin e një femre. A është koha që ju të planifikoni një nga këto teste?

Çdo femër duhet të bëjë kohë për zakone të shëndetëshme –stërvitje të rregullt, menaxhim të stresit, dhe zgjedhje të ushqimeve të duhura. Planifikimi i testeve rutinë, që mund të zbulojnë probleme potenciale herët, është një prej këtyre zakoneve.

Testet e rregullta mund edhe t’ua shpëtojnë jetën.

Kur e zbuloni një sëmundje herët mund të parandaloni komplikimet dhe ta përmirësoni kualitetin e jetës.

 

shtypja e gjakut

 

Çfarë teste duhet të bëni? Këto janë më kryesoret:

Testi i presionit të gjakut

Presionin tuaj të gjakut është ideale ta kontrolloni të paktën një herë në dy vjet, duke filluar nga mosha 20 vjeçare.(120-80 milimetra të merkurit është rezultati ideal). Të rriturit e moshës 40 vjeçare apo më të vjetër ose personat me sëmundje si obeziteti janë më në rrezik për hipertension.

Testi i kolesterolit

Ky test përdoret për të kuptuar rrezikun në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo infarkteve. Nëse jeni 20 vjeç apo më të vjetër, duhet ta matni nivelin e kolesterolit të paktën një herë në 5 vjet.

Niveli i përgjithëshëm i kolesterolit duhet të jetë më pak se 200 miligram për decilitër (mg/dl); kufiri i kolesterolit të lartë është 200-239 mg/dl. Nëse jeni në rrezik nga sëmundjet e zemrës apo infarkti konsultohuni me mjekun se sa shpesh duhet të bëni testin e kolesterolit.

Testi Pap

Duke filluar nga mosha 21 vjeçare dhe deri në moshën 65 vjeçare, duhet të bëni këtë test çdo 3 vjet. Gjatë këtij testi, mjeku përdor pasqyrë kirurgjike për të zgjeruar kanalin vaginal, merr qeliza nga qafa e mitrës me një brushë të vogël dhe i ekzaminon ato qeliza për ndryshime që mund të shpien deri te kanceri i qafës së mitrës.

Nëse jeni 30 vjeçare apo më e vjetër, mund ta bëni testin çdo 5 vjet nëse e kombinoni atë me test të HPV, që është një sëmundje seksualisht e transmetueshme që mund të shpie deri te kanceri i qafës së mitrës.


Mamografia

Mamografia, që ekzaminon kancerin e gjirit, kryhet duke e shtypur gjirin mes dy pllakave, në mënyrë që të bëhen foto me rreze X. Ka pasur shumë diskutime rreth faktit se sa shpesh dhe si duhet të bëhen këto ekzaminime, duke marrë parasysh se rreziku nga kanceri i gjirit rritet me moshën, dhe mendimet se fotografimet e shpeshta bëjnë më shumë dëme sesa mirë.

Udhëzimet rekomandojnë që të filloni fotografimin nga mosha 50 vjeçare dhe t’i bëni ato për çdo 2 vjet. Nëse keni histori familjare të kësaj sëmundje, apo shqetësime të tjera, flisni me mjekun për të filluar fotografimin vjetor më herët.

Ekzaminimi i densitetit të eshtrave

Femrat duhet të fillojnë ekzaminimin për osteoporozë dhe densitet të eshtrave në moshën 65 vjeçare. Femrat me faktorë të rrezikut për osteoporozë, si frakturat apo pesha e vogël e trupit, duhet të ekzaminohen më herët. Për këtë test, të quajtur skanim DEXA, duhet të shtriheni në tavolinë derisa rentgeni merr foto të eshtrave. Frekuenca e këtyre ekzaminimeve varet nga desiteti i eshtrave dhe faktorë të tjerë.

Testi i glukozës në gjak

Duke filluar nga mosha 45 vjeçare femrat duhet të bëjnë testin e glukozës në gjak çdo 3 vjet që të kontrollojnë mundësinë e paraqitjes së diabetit dhe prediabetit. Niveli 100 mg/dl i glukozës në gjak tregon se mund të jeni prediabetik dhe nëse niveli është më i madh se 126 mg/dl tregon se keni diabet.

Nëse keni obezitet, apo keni histori familjare të diabetit, apo i takoni ndonjë race që janë më të rrezikuar, duhet të filloni të bëni teset më herët dhe më shpesh. Mjeku do të ndihmojë të bëni planifikimin.

Testi i kancerit të zorrës së trashë

Testi i kancerit të zorrës së trashë mund të bëhet në klinikën e mjekut apo në spital. Ky test duhet të fillojë të bëhet në moshën 50 vjeçare. Ju do të testoheni nga sigmodoskopi, ku një tub me kamerë vendosen në anus dhe ekzaminojnë zorrën e poshtme, apo kolonoskopi – një tub më i gjatë e ekzaminon të gjithë zorrën.

Përveç nëse keni ndonjë problem apo jeni në rrezik të madh nga kanceri i zorrës së trashë, sigmodoskopia përsëritet çdo 5 vjet ndërsa kolonoskopia për çdo 10 vjet.

10 Teste Shëndetësore që të Gjitha Gratë Duhet t'i Bëjnë

Indeksi i masës së trupit

Duke filluar nga mosha 18 vjeçare të rriturit duhet të testohen për obezitet, që zakonisht kërkon kalkulimin e indeksit të masës së trupit. Edhe pse nuk ka udhëzime të caktuara se sa shpesh duhet mjeku të marrë këtë masë, përsëri është numër i rëndësishëm.

Ekzaminimi i lëkurës

Femrat duhet të ekzaminojnë lëkurën e tyre çdo muaj në shtëpi. Me kujdes inspektoni lëkurën në të gjithë trupin, kërkoni për çdo nishan të ri apo ndryshime në nishanet egzistuese, që mund të jenë shenja të hershme të kancerit të lëkurës.

Nëse jeni në rrezik më të madh nga kanceri i lëkurës, apo keni histori familjare duhet të flisni me mjekun apo dermatologun se sa herë duhet të bëni ekzaminime në klinikë.

Kontrolla dentale

Mbajtja e higjienës dentale është e rëndësishme prej momentit që rriten dhëmbët e parë. Të gjitha femrat e rritura duhet që të bëjnë kontrolle dentare 2 herë në vit. Përmes kontrolleve të gjata që përfshijnë pastrimin, dhe ekzaminimin e dhëmbëve, së bashku me rentgen, mund të vëreni shenja të prishjes herët.

Për shkak se këto teste konsiderohen parandaluese, shumë herë planet e sigurimit shëndetësor i përfshijnë. Por përderisa janë vitale për shëndetin tënd, mund të jenë edhe të shtrenjta – kështu që konsultohuni me kompaninë e sigurimeve para se të caktoni termine dhe shikoni nëse komuniteti juaj i ofron këto trajtime falas.

Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]