Lart

Aknet Tek Të Rriturit: Këto Janë Ushqimet Që I Shkaktojnë

Aknet Tek Të Rriturit: Këto Janë Ushqimet Që I Shkaktojnë

 

• Hulumtimet tregojnë që ushqimet me yndyr apo sheqer të lartë si dhe përbërësit e ushqimit te qumshtit mund të rrisin rrezikun e akneve tek të rriturit.
• Në mesin e ushqimeve si: çokollada me qumësht, patatet e skuqura, dhe pijet me sheqer mund të shkaktojnë shfaqjen e akneve tek të rriturit.
• Ekspertët tregojne se tek të rriturit që përjetojnë shfaqjen e akneve të ndrrojnë rutinën e ushqimit ditor, ta zëvendsojnë me më shumë pemë dhe perime.

Sipas një studimi nga hulumtuesit Francez ushqimi si çokollada me qumësht apo pijet me sheqer mund të shkaktojnë akne tek të rriturit.
Rezultatet e studimit tonë mbështesin hipotezën se në “Dieten Perëndimore” ( ushqimet e pasura me produktet shtazore, yndyrëra dhe sheqer) është e lidhur me prezencën e akneve tek të rriturit.
Më shumë se 24,000 të rritur në Francë ishin pjesë e studimit. Prej tyre është kërkuar që të mbajnë një dietë 24 orëshe, në periudhë 2 javore.
Nga pjesëmarrësit është kërkuar që të mbajnë shënime për gjithcka që kanë ngrënë dhe pirë, gjithashtu edhe për sasinë të cilën e kanë konsumuar.
Studiuesit arritën në përfundimin se ushqimet e yndyrshme, të qumështit dhe sheqeri mund të shkaktojnë një “shpërthim” të akneve.
Pirja e pesë gotave në ditë me qumësht ose pijet me sheqer rrisin rrezikun për akne për më shumë se 50 përqind.
Një racion i ushqimit të yndyrshëm si: patatet e skuqura ose ushqim me sheqer si një petull rrit rrezikun për akne për 54 përqind, raportuan studiuesit.
Doktor Joseph Zahn, Asistent Profesor i Dermatologjisë në Universitetin George Washington në Washington, D.C., thotë se rezultatet nuk janë befasuese.
“Fakti që ushqimet yndyrore, ushqimet me sheqer (ato ushqime që janë me glukozë të lartë), si dhe ushqimet e qumështit (veçanërisht qumështi me pak yndyrë) janë shkak për aknet dhe nuk më befason aspak,” tha Zahn për Healthline.
“Ka pasur një numër studimesh në të kaluarën e fundit, të cilat kanë sugjeruar këtë lidhje të veçantë, dhe shumë nga pacientët e mi personalisht kanë vërejtur shpërthim aknesh kur hanë ushqime të tilla,” tha ai.
“Megjithëse arsyet ende nuk janë të sakta, mendimi i shkollës në fjalë në lidhje me arsyen se pse këto ushqime të veçanta mund të shkaktojnë akne në fytyrë është që ato mund të luajnë një rol në çrregullimin e disa hormoneve të caktuara, si insulinë ose androgjenet, të cilat ne tashmë e dijmë se luajnë rol në shfaqjen e akneve “shpjegoi Zahn.

E huazuar.

Shpërndaj
Avatar
Elsa Tahiri