Lart

Fëmija & Adoleshentët

50 Llojet e Fobisë

51 Llojet e Fobisë

Fobia është një lloj çrregullimi kur një individ përjeton frikë ekstreme, irracionale për një situatë, krijesë të gjallë, vend ose objekt. Renditja e të gjitha fobive që ekzistojnë nuk është e mundur, por mund të jetë e dobishme të shihni këtë listë të disa prej fobive më të shpeshta. 1. Peladophobia – Frika nga njerëzit qerosë 2. Pogonophobia – Frika nga mjekra 3. Defecaloesiophobia – Frika nga “nevoja e madhe” 4. Alliumphobia –Frika nga hudhrat 5. Anablephobia – Frika nga shikimi lart 6. Eisoptrophobia – Frika nga pasqyra apo shikimi në pasqyrë 7. Chrometophobia – Frika nga paratë 8. Pentheraphobia – Frika nga vjehrra (me siguri më shpesh seç mendoni) 9. Arithmophobia – Frika nga numrat 10. Phronemophobia – Frika nga të menduarit 11. Cacophobia – Frika nga e keqja 12. Pteronophobia – Frika nga gudulisja me pendël 13....

Duhet Shqetësohem Fëmija Sëmuret Shpesh

A Duhet të Shqetësohem Nëse Fëmija im Sëmuret Shumë Shpesh?

Është koha e vitit kur fëmija juaj sëmuret pa pushim dhe pyetni veten nëse do të jetë përsëri i shëndoshë. Por në kundërshtim me besimin popullor, ne nuk sëmuremi, sepse moti është shumë i ftohtë ose sepse ne nuk jemi të veshur me sasi të përshtatshme të rrobave të përshtatshme sezonale. Ky artikull flet për kur, përse dhe si fëmijët ftohen dhe marrin infeksionet e tjera të dimrit. Do të shpjegojë gjithashtu kur duhet të shqetësoni nëse teshtitja dhe kollitja bëhen shumë të shpeshta. Është koha e vitit ku pyesni nëse fëmija juaj do të jetë përsëri i shëndoshë. Ata sëmuren pa pushim. A ka ndonjë kohë për t'u shqetësuar se ftohjet dhe infeksionet e tjera po bëhen shumë të shpeshta? Sa ftohje në vit janë normale...

Shpërndaj

Si ta Dini Nëse Fëmija Juaj Konsumon Duhanin

Flisni Me Fëmijët Tuaj Rreth Pirjes së Duhanit Filloni herët. Sigurohuni që të flisni me fëmijën tuaj rreth pirjes së duhanit shumë kohë para se të mendoni se duhet. Fëmijët duhet të dinë për rreziqet e pirjes së duhanit në mënyrë që ata të mund të përvetësojnë informacionin dhe veçse të kenë një opinion negativ rreth pirjes së duhanit para se të hasin në mundësinë e tyre të parë për të pirë duhan. Pyesni fëmijët tuaj rreth pirjes së duhanit. Jini të sinqertë me fëmijët tuaj dhe pyesni ata hapur nëse pijnë duhan. Le ta dinë që ti i do ata pa marrë parasysh se çfarë dhe që e kuptoni joshjen e pirjes së duhanit, por nuk e miratoni atë. Ndonjëherë fillimi i një dialogu...

Shpërndaj
Trajtimet e Ftohjes dhe Gripit për Fëmijë

Trajtimet e Ftohjes dhe Gripit për Fëmijë

Zakonisht, prindërve i’u thuhet të trajtojnë vetëm simptomat e ftohjes apo gripit dhe të bëjnë fëmijën të ndihet rehat, pasi këto infeksione të shpeshta shkaktohen nga viruset dhe nuk ka trajtime. Përderisa këto trajtime të simptomave janë të rëndësishme për të ndihmuar fëmijën të ndihet më mirë, kjo nuk është aq e vërtetë më. Ka shumë ilaçe në dispozicion që ndihmojnë në trajtimin e gripit. Në fillim, sigurohuni se a ka fëmija ftohjen e zakonshme, apo me të vërtetë ka gripin. Simptomat e ftohjes janë zakonisht të buta dhe zhvillohen 2-5 ditë pas ekspozimit tek dikush tjetër që është i sëmurë. Simptomat mund të përshijnë ethe, shkuarje apo bllokim të hundës, teshtitje, dhimbje të fytit, kollitje, kokëdhimbje, dhe dhimbje të muskujve. Shkuarja e hundës zakonisht fillon me...

Shpërndaj
Sëmundje të zakonshme tek adoleshentët

Sëmundje të Zakonshme tek Adoleshentët

Vitet e adoleshencës mund të jenë hutuese. Edhe nëse jeni prind apo vetë adoleshent, jeni duke kaluar shumë ndryshime që mund të jenë të vështira. Trupat adoleshentë janë duke ndryshuar nga fëmija në të rritur dhe ndjenjat shpesh janë të çrregullta. Luhatjet e niveleve të hormoneve janë normale në këtë grup moshë por mund të shpien në disa vështirësi edhe për prindër të kalitur. Sëmundjet më të shpeshta mes adoleshentëve janë deri diku edhe unike. Edhe pse adoleshentët mund të marrin të njëjtat bakterie si ne, disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore janë më të shpeshta në këtë moshë se sa gjatë kohërave të tjera gjatë jetës tonë. Ftohja e zakonshme Ka arsye pse ky i ftohtë quhet i zakonshëm. Është me siguri sëmundja që më së shpeshti shfaqet...

Shpërndaj
Adoleshent Akoma Lag Shtratin

Pse Fëmija im Adoleshent Akoma Lag Shtratin

Përderisa shumë prindër e kuptojnë kur fëmija lag shtratin në moshën 4 vjeçare, lagia e krevatit në moshën 14 vjeçare mund të vie si surprizë. E ashtuquajtura enuresis nokturnal, apo urinimi në krevat është më i shpeshtë tek adoleshentët se që mund të mendoni. Studimet vlerësojnë se rreth 4% e djemëve dhe 2% e vajzave urinojnë në krevat gjatë adoleshencës. Shumica e adoleshentëve e ndërprejnë urinimin e krevatit para se të rriten. Nga mosha 18 vjeçare, rreth 1.5% e meshkujve dhe 0.5% e femrave akoma urinojnë në krevat. Arsyet pse adoleshentët urinojnë në krevat Tek adultët, një fshikëz e mbushur dërgon mesazh tek truri që e zgjon individin në mes ta natës. Shumica e fëmijëve ngadalë e zhvillojnë këtë aftësi me kohën. Disa prej tyre nuk urinojnë në...

Shpërndaj
Prindërit dhe dramat e adoleshentëve

A Duhet të Ndërhyjnë Prindërit në Dramën e Adoleshentëve të tyre?

Të gjithë e dimë se adoleshentët mund të jenë dramatik, por është e rëndësishme të kuptojmë se kur bëhen shumë dramatik e kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ky udhërrëfyes do të tregojë hap pas hapi se si prindërit duhet të trajtojnë dramën e adoleshentëve Rritja e adoleshentëve në shoqërinë e sotme po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Nëse vëreni se fëmija juaj është duke u përleshur me një shok, instikti juaj i parë mund të jetë të përfshiheni, por a duhet ta bëni këtë? Me nivelet e larta si asnjëherë të bullizmit dhe të vetëvrasjeve, është normale që të shqetësoheni. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se duhet të futeni në modelin e prindërimit “helikopter” duke e kontrolluar fëmijën në çdo mundësi që keni. Është e...

Shpërndaj
Si ta ndihmoni fëmijën tuaj në parashkollorë të mësojë leximin

Si ta Ndihmoni Fëmijën Tuaj në Parashkollorë të Mësojë Leximin

Për t’u mësuar të lexoni, kërkesat kryesore janë të zotëroni tre aftësi bazike: sintaksa, semantika dhe fonika. Sintaksa është mënyra se si fjalët, frazat dhe klauzolat bashkohen për të ndërtuar fjali dhe paragrafe. Semantika është mënyra se si fjalët dhe fjalitë në grupe lidhen me njëra tjetrën. Fonika ju referohet zërave që bëjnë shkronjat dhe lidhja mes fjalëve të shkruara dhe të shqiptuara. Përderisa fëmija në parashkollorë mëson të lexojë, do të zhvillohet në këto tri fusha. Mirëpo, shumica e fëmijëve, fillojnë të kuptojnë sintaksën dhe semantikën para fonikës. Për shembull, ai do të mësojë që fjalitë në libër shkojnë prej të majtës në të djathtë para se të kuptojë se si shqiptohet shkronja “sh”. Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ndihmuar fëmijën...

Shpërndaj
Makthet: Pse Ndodhin dhe Çfarë të Bëni Për To

Makthet: Pse Ndodhin dhe Çfarë të Bëni Për To

Makthet janë shqetësime gjatë gjumit gjatë të cilave fëmija mund të ngrihet drejtë në shtrat, të qajë, bërtasë, rënkojë, murmuritë, apo të goditë me këmbë, me sytë hapur, por nuk është me të vërtetë i zgjuar nga gjumi. Për shkak se gjendet në një gjendje ku nuk është as i zgjuar e as në gjumë, nuk është në dijeni për prezencën tënde dhe me gjasë nuk do t’ju përgjigjet asgjëje që ti thua apo bën. Një “episodë” mund të zgjatë prej 2 deri në 40 minuta, dhe kur përfundon fëmija juaj bie përsëri në gjumë, menjëherë, duke mos e kujtuar këtë incident. Si dallojnë makthet nga ankthet? Për dallim nga makthi, ankthi e lë fëmijën të zgjuar nga gjumi – mund ta kujtojë ëndrrën e nganjëherë edhe të...

Shpërndaj