Lart

Lajme

Shenjat e zakonshme që tregojnë se keni nevojë për syze optike

Syzet mund t’i ndihmojnë njerëzit të shohin më mirë, por mund të mos e kuptoni që keni nevojë për to. Sytë ndodh që ndryshojnë me kalimin e kohës. Cilat simptoma mund të shfaqen kur keni nevojë për syze? Shikimi juaj ndryshon me kalimin e kohës dhe rritjen në moshë. Jo çdo ndryshim në shikim është anormal. Gjëra të tilla si nevoja për më shumë dritë për të parë qartë ose problemet e dallimit të ngjyrës së zezë dhe blusë, për shembull, janë normale dhe nuk kërkojnë syze. Por ka raste kur ndryshimet në shikim nuk janë normale dhe nevojitet mbajtja e syzeve optike. Disa njerëz që kanë nevojë për syze nuk kanë ndonjë simptomë, ndërsa të tjerët kanë simptoma shumë të qarta. Simptomat ndryshojnë në varësi të problemit...

Shpërndaj

E tmerrshme çka i ndodh trupit kur pini “shisha”

Shisha, e njohur ndryshe si nargjilja, është kthyer në trend për të rinjtë shqiptarë. Këtij trendi nuk po i shpëtojnë as të miturit, të cilët ndihen “cool” nëse e frekuentojnë bashkë me shoqërinë. Ky fenomen i ekspozon ata ndaj lëndëve kancerogjene dhe varësisë ndaj një kulture orientale e të qëndruarit në grup për orë të tëra duke tymosur. Çfarë është shisha? Është procesi i tymosjes së duhanit me shije, i cili realizohet nëpërmjet djegies së qymyrit dhe ftohjes së tymit nga uji. Shijet janë nga më të ndryshmet që fillojnë që nga frutat e deri te më të fortat siç është ajo me pije energjike dhe që nga dëshmitë e të rinjve që e përdorin, të shkakton marrje mendsh. Përjashtim nuk bën edhe shisha me shije hashashi. Sipas Organizatës...

Shpërndaj

Pirja e duhanit mund të shkaktojë diabet

Në të vërtetë, duhanpirësit kanë një rrezik 30-40% më të madh të zhvillimit të sëmundjes sesa joduhanpirësit dhe sa më i lartë numri i cigareve të tymosura në ditë, aq më i madh është rreziku për t’u bërë diabetik. ”Për më tepër, duhanpirësit me diabet kanë një menaxhim të vështirë të sëmundjes (kontroll më të ulët të glicemisë) dhe rrezik më të madh të ndërlikimeve të tilla si infarkti i miokardit, retinopatia ose probleme me veshkat”, raporton Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan ANSA. “Studimet kanë bërë një analizë të plotë të duhanpirësve me rrezikun e diabetit, domethënë me duhanpirësit ‘e rëndë’ (më shumë se 25 cigare në ditë) të cilët kanë më shumë rrezik për diabet sesa duhanpirësit ‘e lehtë’ (jo më shumë...

Shpërndaj

Ekspertët: Cigaret elektronike shkak i sëmundjeve të mushkërive

Zyrtarët e shëndetiti në Virxhinia të ShBA-ve janë duke dyshuar se së paku tre raste me sëmundje të mushkërive janë të lidhura me cigaret elektronike. Cigaret elektronike janë në treg qe një dekadë, mirëpo efektet negative që ato kanë janë të tmerrshme. Sipas informacioneve, numri i të rinjëve që janë duke u diagnostikuar me sëmundje të mushkërive është duke u rritur, prandaj dyshohet se shkaktari janë cigaret elektronike. Disa nga simptomat e sëmundjeve të mushëkrive janë: kollitje e vazhdueshme, vjellje si dhe vështirësi në frymëmarrje. Të rinjtë që përjetojnë këto simptoma dhe përdorin cigare elektronike duhet të vetëdijësohen se janë duke e rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e mushkërive. Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me anë të antibiotikëve, mirëpo kur mushkëritë janë shumë të dëmtuara atëherë...

Shpërndaj

Pandemia përkeqësoi shëndetin mendor në Evropë

Përkeqësohet situata e shëndetit mendor ne Evropë. Më shumë se 1 në çdo 6 persona vuan nga të tilla shqetësime, ku në një popullsi prej rreth 447 milionë banorë, 87 milionë kanë një problem të tillë. Jo vetëm, por edhe kostot e mosveprimit përllogaritet të jenë 600 miliardë Euro çdo vit. Këto janë statistikat e bëra të ditura nga Komisioni Evropian, ku theksohet se duhet një strategji e mirëfilltë, pasi pas pandemisë situata në kontinentin tonë është në përkeqësim të mëtejshëm. Dhe për më tepër, shkaku i dytë i vdekjeve tek të rinjtë është pikërisht vetëvrasja, çka duhet të vërë në alarm të gjithë shoqërinë dhe autoritetet, raporton Klan News. Por edhe në nivel global vërehet i njëjti trend. Duke cituar raportin e fundit të OBSH, që është...

Shpërndaj

Një teknikë e re për të luftuar obezitetin

Criosimulimi është teknika e fundit që mund të ndihmojë në luftën ndaj obezitetit dhe kolesterolit të keq që sjell sëmundje të tjera në organizëm. Puna kërkimore mbi criosimulimin e prezantuar në Kongresin Evropian mbi Obezitetin në Dublin konsiston në ekspozimin e pacientit në tëmperatura ekstremisht të ftohta për një kohë mjaft të shkurtër. Studimit i janë nënshtruar 29 pacientë vullnetarë, të cilët për 10 seanca nga 2 minuta secila, i nënshtroheshin një temperature prej -110 gradë Celsius në një kriodhomë për dy javë me radhë. Në përfundim të kësaj kohë të gjithë pacientët kanë shënuar ulje të kolesterolit total me mbi 20%, të triglicerideve me 17% , të kolesterolit të keq me 24.7 % dhe niveli i glukozit në gjak ka pësuar një reduktim me rreth 11%. Pacientët kanë...

Shpërndaj

Besohet se kjo bimë tërheq fat dhe para, por nuk duhet mbajtur në dhomën e gjumit

Ekspertët e Feng Shui-t besojnë se disa bimë tërheqin begati dhe mirëqenie në shtëpi Bimët sjellin një energji të veçantë në hapësirë, siç e dinë të gjithë ata që kujdesen për to, por disa dallohen edhe për vetitë e tyre feng shui. Njëra prej tyre është clivia – një bimë shtëpie me gjethe jeshile të mishta dhe të mëdha dhe një lule magjike, zakonisht me ngjyrë portokalli. Lulëzon një herë në vit, zakonisht në pranverë dhe lulja e saj në formë tubi i jep bimës një bukuri të veçantë ekzotike. Kur lulëzon, në mënyrë simbolike do të thotë se lajme të mira do të arrijnë së shpejti në shtëpinë tuaj Mirëpo, në mënyrë që clivia të lulëzojë, ajo ka nevojë për kujdes adekuat. Ajo e ka edhe vendin e...

Shpërndaj

Nuk është uji! Cila pije është më e mira për hidratim?

Kur jeni të dehidratuar gjëja e parë që bëni është të shkoni te frigoriferi dhe të merrni ujë. Po, është e vërtetë! Uji është një pije që ju vjen në ndihmë, mirëpo a e dini se ka një lëng tjetër që është më hidratuese se uji? Ai është qumështi. Referuar studimeve, qumështi u zbulua të jetë edhe më hidratues se uji i thjeshtë, sepse përmban laktozë, disa proteina dhe pak yndyrë, të cilat të gjitha ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe për të mbajtur hidratimin për një periudhë më të gjatë. Qumështi gjithashtu ka natrium, i cili vepron si një sfungjer dhe mban ujin në trup, që përkthehet në më pak urinë të prodhuar....

Shpërndaj

Zbuloni bimën misterioze që tërheq paratë si një magnet

Zamia është aleati juaj i gjelbër financiar në shtëpi. Para, para, para – të gjithë i duam, apo jo? Epo, po sikur t’ju themi se ekziston një bimë misterioze që mund të tërheqë para si një magnet? Po, keni dëgjuar mirë! Me pak dhe, ujë dhe fat, kjo bimë magjike mund t’ju sjellë prosperitet financiar. Ju prezantojmë sekretin tonë – Zamia (Zamioculcas zamiifolia), e njohur edhe si “pasuri në saksi”. Ju sigurojmë se ka një lloj hijeshie magjike kur bëhet fjalë për mirëqenien materiale. E pra, sipas legjendës, Zamia ishte arma sekrete e tregtarëve të pasur që e mbanin atë në shtëpitë e tyre për të siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të parave. Gjethet e saj të trasha dhe të mishta besohet se tërheqin energji financiare, ndërsa gjethet e saj të...

Shpërndaj

Hani çokollatë rregullisht, ja pse

Lajme të mira për ata që e adhurojnë çokollatën, pasi një studim thotë se konsumimi i rregullt i çokollatës është i lidhur me funksion më të mirë të trurit. Sipas studimit, i cili është publikuar në “Appetite”, konsumimi i çokollatës u gjet se ishte i lidhur me performancë më të mirë të funksionit njohës në tru. Hulumtuesit shikuan të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu marrjen e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare. Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testeve të dizajnuara për të matur funksionin e tyre njohës. Studiuesit gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë në teste. Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në...

Shpërndaj