Lart

A duhet të jeni 100% të sinqertë dhe të hapur me partnerit? Ndoshta jo gjithmonë

Të gjithë e dinë se sinqeriteti është çelësi i një lidhje të suksesshme, por nganjëherë, kjo mund të jetë shkatërrimi juaj…

Teksa vera afron, e dini shumë mirë se është pikërisht ajo kohë e vitit kur të gjithë thonë “Nuk dua një lidhje tani, dua ta shijoj verën me miqtë”, por disi, të gjithë dashurohen!

Epo nëse keni menduar se jeni të vetmit, është kështu për të gjithë, shkruan lajmi.net. Me romancat e reja rrugës, është e rëndësishme të jeni të përgatitur nëse doni ta bëni lidhjen funksionale.

Mirëpo çfarë duhet të bëni? Dashuritë më të mëdha dhe të lumtura janë plotësisht të sinqerta dhe të hapura. Këtë e keni dëgjuar shpesh apo jo? Kjo është plotësisht e vërtetë, por, bëni kujdes se çfarë flisni me partnerin.

Xhelozia është një emocion që nuk është se kemi shumë kontroll mbi të, dhe shumë gjëra që ju mund të mendoni se jeni “cool” me atë gjë dhe nuk iu pengon, mund të bëhen arsyeja pse ju lini partnerin pas disa kohësh.

Kjo është sepse sinqeriteti i tepërt mund të bëjë partnerin tuaj dyshues për tri arsye:

  • Ata do të mendojnë se ju keni edhe gjëra të tjera që nuk po i tregoni sepse “askush nuk është aq i sinqertë”,
  • Ata do të presin që ju të bëni gabimet e njëjta që keni bërë më parë,
  • Ose do të jenë xheloz për partnerët e mëparshëm dhe do të ndjehen jo-rehat me të kaluarën tuaj.

Mund të tingëllojnë idiote fare këto gjëra, por vini vetën në atë pozitë; edhe ju me shumë gjasë do të mendonit gjërat e njëjta, shkruan lajmi.net.

Sinqeriteti i tepërt mund të bëjë ata të ndjehen jo-rehat, sidomos kur bëhet fjalë për partnerët e kaluar, prandaj është shumë e rëndësishme që kjo temë të mos bisedohet në detaje.

Sigurisht, as meshkuj e as femrat nuk kanë arsye që të ndjehen të turpëruar nga e kaluara e tyre, por thjeshtë duhet të flisni më sipërfaqësisht në mënyrë që të mos dukeni shumë të investuar emocionalisht në të kaluarën.

Kjo nuk do të thotë se ju duhet të gënjeni ose të bëheni defenziv në këtë temë, sepse nëse ata nuk e pranojnë bagazhin tuaj, do të thotë se ata nuk janë të gatshëm të pranojnë çdo gjë për juve.

Konfliktet janë pjesë e pashmangshme e lidhjeve prandaj sa më pak që të keni “informacione” për të kaluarën e partnerit, aq më pak keni rrezik të përdorni ndonjëherë prej “gabimeve” të tyre si sulm në konflikt.

Gjithashtu problemet familjare që mund të keni, të cilat janë shumë të shpeshta dhe të zakonshme për të gjithë personat, mund të japin përshtypjen se keni një familje jofunksionale, shkruan lajmi.net.

Gjërat e tilla do të bëjnë një person të mendoj se ju nuk jeni të aftë të krijoni një familje të shëndetshme sepse nuk jeni rritur në një familje të tillë.

Gjithashtu, kurrë mos flisni keq për partnerët e kaluar ose miqtë tuaj, kjo do të jap përshtypjen se jeni një person negativ dhe i papërgjegjshëm që ua hedh fajin të tjerëve. Sigurisht ju mund të ndjeheni keq për diçka që iu ka ndodhur për shkak të këtyre personave, por sinqeriteti për ndjenjat tuaja ndaj tyre tek partneri mund të ndikoj që të iu shoh me një sy tjetër.

Lidhjet janë shumë të thjeshta por njëkohësisht shumë të komplikuara, por këshilla më e mirë që mund të iu japim është të mos jeni 100% të sinqertë, të paktën për muajt e parë të lidhjes.

Nëse ai/ajo është personi i duhur për juve, me kalimin e kohës ju do të kuptoni se mund të jeni plotësisht vetja me ta, por nëse nuk janë, ju do të pendoheni për vërtetësinë tuaj ndaj tyre.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com