Lart

Marrja e Vendimit për të Përfunduar Martesën Tuaj

Nëse po mendoni të përfundoni martesën tuaj, ju me gjasë jeni duke u përballur me një nga vendimet më të vështira të jetës suaj. Shumë partner luftojnë për një kohë shumë të gjatë përpara se të bëjnë një zgjedhje të fortë nëse do të qëndrojnë apo të ndahen.

Nëse jeni të shqetësuar për të marr vendimin, të qëndroni apo të shkurorëzoheni, ka hapa që mund të merrni në këtë proces. Ju do të jeni të shqetsuar nga pavendosmëria dhe kjo do të ndikojë negativisht tek ju.

Keni parasysh këto efekte nëse e mbani këtë gjendje të fshehtë:

Puna juaj: Puna juaj mund të jetë në rrezik për shkak të padisponimit dhe mungesës së vëmendjes.

Marrëdhëniet tuaja të tjera: Fëmijët, miqtë dhe antarët e tjerë të familjes mund të ndjejnë trishtimin,  padurimin, frikën, zemërimin dhe pavendosmërinë.

Shëndeti juaj: Shëndeti juaj po dëmtohet nëse nuk jeni duke fjetur mirë ose nëse nuk jeni duke ushtruar ose duke mos ngrënë ushqime të shëndetshme.

Arsyeja kryesore psë çiftet nuk vendosin për divorc

Koha që shumë çifte kanë investuar për njeri tjetrin ka shumë impakt në vendim-marrje. Në përgjithësi është më e lehtë për një çift të sapo martuar të divorcohet dhe të fillojë jetën e tyre përsëri, se sa për partnerët që kanë qenë së bashku një dekadë ose më shumë.

 

Më mirë të martuar ose të divorcuar?

Vetëm ju e dini përgjigjen në këtë pyetje, nëse jeni më mirë të martuar ose të divorcuar. Nganjëherë një martesë vlen të ruhet dhe nganjëherë nuk i’a vlen. Është e rëndësishme të përballesh me realitetin dhe ta shikosh lidhjen nga një perspektivë më të largët.

Kur bëni këtë lloj vendimi që ndryshon jetën, njihni atë që do të humbni dhe mos llogarisni se çfarë mund të merrni: Nëse arsyeja jote kryesore për të kërkuar divorc është sepse nuk jeni i kënaqur, të qenit i vetmuar përsëri nuk mund t’iu bëjë më të lumtur.

Bëni këto pyetje vetës:

  • A ndiheni sikur nuk ju ka mbetur më asgjë për t’i dhënë martesës tuaj?
  • A ka mbaruar e gjithë falja, shpresa dhe durimi në zemrën tuaj?
  • A ndiheni indiferent ndaj partnerit tuaj?
  • A ju trajton partneri juaj keq?
  • A ka mungesë të plotë të intimitetit? Jo vetëm seks, por intimitet emocional, dashuri, dhe qeshje?
  • A keni pasur një histori të gjatë varësie, abuzimi apo pabesie?

Nëse i keni thënë PO këtyre pyetjeve, mund të jeni në pikën e moskthimit në marrëdhënien tuaj martesore. Ndjenja e indiferencës ose ndarja emocionale është një shenjë e fortë se martesa juaj ka mbaruar.

 

Çfarë duhet të bëni përpara se të bëni ndonjë vendim të madh

  • Përpjekje për të larguar stresin në jetën tuaj.
  • Merrni veten më të mirë, kështu që ju mund të përballoni çdo gjë që vjen në rrugën tuaj.
  • Hartoni një plan mbijetese ose rezervë për t’i dhënë vetes më shumë një ndjenjë kontrolli mbi jetën tuaj. Ju mund të mos keni nevojë ndonjëherë ta përdorni atë, por është mirë ta keni atë gjithsesi.
  • Nëse siguria juaj fizike ose emocionale varet nga ndarja me partnerin juaj, duhet ta bëni atë prioritet tuaj.

Ju mund të keni nevojë për pak kohë për ta parë më qartë martesën tuaj. Largimi, qoftë edhe për një fundjavë, mund t’iu ndihmojë të zgjidhni gjërat. Për shumë njerëz, pauza momentale të bënë të shohësh më qartë dhe e di ç’të bësh.

Marrja e Vendimit për të Përfunduar Martesën Tuaj

Kërkoni ndihmë profesionale

Nëse po mendoni për divorc, shihni një këshilltar profesionist të licencuar që punon me çifte – edhe nëse shkoni vetëm.

Sigurohuni që të shihni dikë me bazë të mirë në punën me çifte. Ndonjëherë një terapist me mungesë të eksperience mund të ndikojë negativisht tek ju duke iu ndihmuar që t’i jepni fund marteses edhe kur ka hapsirë për shpëtim. Më mirë akoma, ju të dy mund të provoni këshillim nga një profesionalist, që përqendrohet vetëm në ndihmën e çifteve të cilat vendosin nëse duan të përfundojnë marrëdhëniet e tyre ose të punojnë në të.

 

Shikoni para

Nëse bën vendimin për divorc, bëjë për veten. Mos harroni se nëse martesa juaj dështon, kjo nuk do të thotë që jeni një dështim. Disa marrëdhënie jo të shëndosha nuk janë të distunuara për të pasur sukses. Ndonjëherë njerëzit vazhdojnë të përpiqen t’i japin kuptim diçkaje që nuk ka kuptim – andaj mos e bëni këtë gabim edhe ju.

 

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com