Çfarë na Tregon Gjuha e Trupit të Meshkujve
Kur mendoni për të, gjuha trupore është jashtëzakonisht e rëndësishme tek të gjitha llojet e situatave. Kur jeni në tren apo në autobus, ju mund të thoni shumë rreth asaj se si njerëzit rreth teje janë duke u ndierë duke u bazuar në mënyrën se si rregullojnë vetën apo largohen nga rruga juaj.
Në vendin e punës, ju mund të keni një ide të qartë rreth asaj se si dikush është duke u ndierë rreth asaj që ju jeni duke e thënë bazuar në mënyrën se si ulen apo se sa i hapur është qëndrimi i tyre i trupit. Dhe kur vije puna te takimet, gjuha trupore mund t’iu jap gjithashtu shumë informacione.
Ju mund të kuptoni shumë nga gjuha trupore e një mashkulli – se a është i interesuar apo jo, se a dëshiron apo jo t’ju puthë, apo nëse është apo jo i përkushtuar në bisedë.
Për t’ju ndihmuar në zbulimin e sekreteve pas asaj që trupi i tij po ju thotë, këtu janë disa nga gjërat kryesore që duhet t’i shikoni kur jeni me një mashkull.
Vetulla të ngritura
A është duke i ngritur shumë vetullat e tij? Vetullat janë njëri nga tiparet kryesore të një fytyre që ju ndihmojnë të bëni shprehjet e fytyrës. Nëse ai është i kënaqur apo po flirton, ai do t’i ngris shpesh vetullat e tij. Nëse është i irrituar apo i brengosur ose kurioz rreth asaj që jeni duke thënë ai do të ngris njërën vetull ose do t’i ulë shpesh vetullat e tij.
Kontakti me sy
Kontakti me sy mund të bëjë ose të prishë një takim apo ndërveprim romantik. Nëse jeni në një takim me një mashkull dhe ai është i shkëlqyer në kontaktin me sy, kjo është një gjë shumë e mirë. Nëse mund ta dalloni se ai po ju shikon edhe kur ju nuk jeni duke e shikuar, kjo është një shenjë e qartë se ai është i interesuar. Megjithatë, mos e zhvlerësoni nëse ai nuk është i mirë në kontaktin me sy. Disa njerëz janë nervoz, të turpshëm, ose nuk kanë mësuar për rëndësinë e kontaktit të mire me sy. Nëse ai është duke ju shikuar shumë, kjo është një shenjë e mirë, por nëse nuk është duke e bërë atë, kjo nuk është domosdoshmërisht një lajm i keq.
Buzë të ndara
Buzët janë lehtësisht një nga pjesët më erotike të të gjithë trupit. A e keni zënë duke i lëpirë buzët e tij ngadalë? Ose duke shikuar buzët tuaja teksa ju flisni? A është duke i ndarë buzët ndërkohë që ju dy jeni afër? Buzët janë një element kryesor për një takim të mirë, kështu që shikojini buzët e tij dhe shikoni se çfarë ato po bëjnë.
Shkundje të flokëve
A është ai duke i shprishur flokët shpesh? Ndërkohë që mund të jetë një shenjë nervoziteti (që mund të jetë gjithashtu një shenjë e mirë), mund të jetë gjithashtu një shenjë e flirtimit. Në qoftë se ka flokë të trashë dhe është vazhdimisht duke tërhequr vëmendjen tek to, gjasat janë që ai dëshiron që ju t’i vëreni ato.
Prekja e gjunjëve
Edhe pse gjunjët nuk janë seksi për shumicën prej nesh, akti i përdorimit të gjunjëve për të flirtuar, sigurisht që është. Nëse ju jeni të ulur pranë njëri tjetrit dhe gjuri i tij vazhdimisht “në mënyrë aksidentale” po prek gjurin tënd, gjasat janë që nuk është aksident. Fërkimi i gjunjëve është vetëm një arsyetim për të qenë disa centimetra më pranë jush. Nëse ai (ose ju) i lëni gjunjët tuaj të qëndrojnë të bashkuar, kjo është një shenjë edhe më e qartë se ai është duke e ndjerë atë. Pa asnjë dyshim, ai dëshiron të jetë afër jush.
Shputa të drejtuara
Shputat janë një pjesë delikate e gjuhës trupore, por një pjesë vërtetë e rëndësishme. Nëse jeni në një grup njerëzish dhe objekti juaj i afeksionit ka shputat e tij të drejtuara drejtë jush, kjo mund të jenë një shenjë se ai po mundohet të marrë vëmendjen tuaj. Në një takim, ose në një situate ku jeni vetëm ju të dy, shputat e tij të drejtuara drejtë jush tregon se ai është i përkushtuar.
Qëndrim trupor i relaksuar
Nëse jeni në një situatë të tensionuar, trupi juaj nuk do të jetë i relaksuar. Nëse jeni duke kaluar një kohë shumë të mirë, gjasat janë që shpatullat tuaja janë të relaksuara, mendja juaj është e qetë, dhe të gjitha këto reflektohen në atë se si jeni duke mbajtur vetën tuaj. Nëse ky djalë me të cilin jeni duket i relaksuar, gjasat janë se ai ndihet rehatshëm rreth teje dhe dëshiron të vazhdoj të të njoh. Shikoni për shenjat se ai është i relaksuar dhe jo i tensionuar – shpatullat nuk janë të ngritura, këmbët nuk janë të ngurta në mënyrë perfekte, ai nuk i ka lëvizur duart e tij rreth e rrotull apo nuk ka luajtur me to aq shpesh.
Ju mund të mësoni shumë nga gjuha trupore, veçanërisht nëse jeni duke u përpjekur të ndjeni se si dikush ndihet për ju. Nëse jeni të interesuar në një mashkull, shikoni për shenjat e lartëpërmendura dhe përdorni intuitën tuaj. Jo ndoshta nuk jeni duke e keq interpretuar situatën. Dhe gjithmonë shihni buzëqeshjen e sinqertë. Ajo është një tregues.