Lart

Mënyra të Thjeshta për të Flirtuar më Mirë

Flirtimi është një hap i rëndësishëm në kalimin e një marrëdhënie nga ajo platonike në territorin romantik, dhe zotërimi i kësaj aftësie është i domosdoshëm për këdo që dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale ose romantike me gratë. Për shumë prej nesh, flirtimi nuk është i lehtë: Ne nuk jemi aq të qetë dhe të lehtë sa djemtë në filma.

Relaksohuni, nuk keni nevojë të jeni njeri kryesor që të jeni në gjendje të flirtoni me sukses dhe të gjithë janë në gjendje të paktën të përmirësojnë lojën e tyre të flirtimit. Këtu janë 6 mënyra të thjeshta për të flirtuar më mirë ashtuqë çdo njeri mund t’i inkorporojë menjëherë:

Flirto Mirë

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Mënyrat për të Flirtuar me Vajzen që Sapo e Keni Takuar

Mësoni të dëgjoni

Thelbi i një bisede të përbashkët është të dëgjoni më shumë se sa të flisni. Gjithkush pëlqen të ndjehet se është qendra e vëmendjes derisa tregojnë një histori, por çelësi për ta bërë dikë të ju pëlqejë është t’i bëni ata të ndjehen sikur ju po kuptoni se kush janë dhe për çfarë interesohen – dhe mënyra e vetme për të bërë këtë është duke i dëgjuar me të vërtetë ato.

Lajm i mirë është se dëgjimi është një aftësi e lehtë për ta zotëruar, edhe pse kjo shkon përtej thjesht pranimin e fjalëve që janë duke u thënë (ose të shkruara, nëse jeni duke flirtuar në internet) nga personi në fjalë. Ju duhet të jepni shenja të rregullta dhe jo intrusive që ju jeni akoma duke i kushtuar vëmendje (duke u pohuar, herë pas here, “po” ose “mmhmm”) dhe duhet t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme që nëse ajo humb fillin e mendimit, ju duhet të dini ku ka mbetur dhe të thoni, “ishe duke folur për mënyrën se si nuk jeni të sigurtë se mësimi është karriera për ju”. Unë premtoj se personi me të cilin po flisni do të jetë i impresionuar nga kjo.

Dëgjimi është thelbësor jo vetëm për flirtim, por edhe për një marrëdhënie të suksesshme, kështu që filloni të punoni në aftësitë tuaja të dëgjimit përpara se të merreni me ndonjë gjë tjetër në këtë listë.

 

Konsideroni gjuhën e trupit tuaj

Gjuha e trupit është një komponent i rëndësishëm i flirtimit të suksesshëm. Komunikimi jo-verbal ndihmon në vendosjen e tonit: mund të flisni për një temë mjaft të thatë dhe platonike, por gjuha e duhur e trupit dhe shenjat e fytyrës do t’i tregojnë simpatisë tuaj se nuk jeni duke u përpjekur të jeni vetëm shoku i saj.

Konsideroni mesazhin që po dërgoni me trupin tuaj. Palosja e krahëve tuaj ose orientimi i trupit tuaj larg nga simpatia juaj në përgjithësi sinjalizon mosinteresim, kështu mbani gjymtyrët tuaj të liruar dhe kthehuni nga ajo. Buzëqeshja dhe mbajtja e kontaktit me sy është shumë e rëndësishme, dhe sapo të jeni të sigurtë që ju keni kapur interesin e saj (dhe vetëm atëherë), pak prekje e lehtë në krah është një mënyrë e mirë për të zhvilluar procesin e flirtimit.

Lexoni shenjat

Flirtimi është shkëmbim në të dy drejtimet, dhe për të qenë me të vërtetë i mirë në të, duhet të jeni në gjendje të lexoni shenjat që u’a jep personi. Ju nuk do të donit të kapërceni shenjën, ose ta bëni atë person të mos ndihet rehat, prandaj merrni mirë leximin e shenjave që tregojnë se duhet të ngadalësoni ose të ndaloni, si dhe atyre që sinjalizojnë se duhet të vazhdoni.

Psherëtimat, hapja e gojës, orientimi larg nga ju, palosja e krahëve janë të gjitha indikacione që nuk jeni në rrugën e duhur, siç janë përgjigjet e ngadalta ose me ndërprerje në internet, kështu që do t’ju duhet ta ndryshoni taktin ose të tërhiqeni plotësisht nëse kjo ndodh.

Është një shprehje e vjetër që thotë se nëse një grua prek flokët e saj do të thotë që ajo është e interesuar për ju, por gratë i prekin flokët për të gjitha llojet e arsyeve, kështu që nuk do të u’a rekomandonim që të lexoni shumë në atë drejtim. Megjithatë, nëse simpatia juaj është duke buzëqeshur, qeshur, duke ju prekur dhe duke lëvizur më afër, këto janë të gjitha shenja vërtet të mira.

 

Bëni komplimente

Një kompliment i mirëfilltë dhe i sinqertë është një mënyrë kyçe për ngritjen e lojës tënde të flirtimit. Gjithkush pëlqen t’i dëgjojë ato, por nëse nuk janë mirë të menduara dhe të sinqerta, ato nuk do të dalin të vërteta dhe do të përfundoni më keq sesa nëse nuk do të thonit asgjë.

Për fat të mirë, është me të vërtetë e lehtë të japësh një kompliment të sinqertë: Ju vetëm duhet t’i gjeni gjërat që me të vërtetë janë të admirueshme ose të bukura për simpatinë tuaj. Është ide e mirë t’i balanconi komplimentet rreth pamjes së saj me tipare të tjera pozitive, të tilla si sensin e saj të humorit ose inteligjencën për të shmangur tingëllimin e tyre si tepër të fokusuar në dukje. “Po dukesh shumë e ditur” funksionon, ashtu si edhe “Je shumë zbavitëse!” – për aq kohë sa jeni me të vërtetë duke qeshur me shakatë e saj, gjithashtu.

Duke thënë këtë, mos gënjeni vetëm sa për të dhënë një kompliment – përqëndrohuni në gjërat që me të vërtetë ju pëlqejnë tek ajo.

Mënyra të Thjeshta për të Flirtuar më Mirë

Mos u mburrni

Shpesh është joshëse kur flisni me dikë të nxjerrni në pah, apo edhe të ekzagjeroni pikat e forta dhe arritjet tuaja. Duke supozuar se sesioni juaj i flirtimit është duke shkuar mirë, simpatia juaj do të jetë e interesuar të dëgjojë për ju dhe jetën tuaj, dhe nëse keni një punë veçanërisht mbresëlënëse ose një arritje të rëndësishme të kohëve të fundit, është padyshim e rregulltë për të diskutuar ato gjëra.

Por, mburrja se jeni i pasur – ose i suksesshëm me gratë, ose zotërimi i shumë pasurive dhe gjëra të tjera të ngjashme – është e neveritshme, dhe nuk do të bëjë të dëshiruar nga simpatia juaj. Edhe nëse mburrja juaj është me intensitet të ultë, nëse dyshoni se gjithqka është  “rreth jush”, provoni bërjen e disa pyetjeve simpatisë tuaj dhe lejoni që ajo të ketë mikrofonin për një kohë.

 

Përvetësoni artin e finesës

Objektivi kyç i flirtimit tuaj mund të jetë që të hyni në një marrëdhënie seksuale me simpatinë tuaj, por ju mund të dështoni duke qenë tepër i trashë ose seksualisht eksplicit në fillim. Nëse je i mirë në flirtim, nuk duhet të kërkosh në mënyrë eksplicite seks. Kjo pjesë do të vijë natyrshëm, pasi të keni treguar se jeni një dëgjues i vëmendshëm, keni bërë disa komplimente të sinqerta dhe keni mbajtur një bisedë të ngrohtë, në të dy anët. Duhet të shmangni absolutisht çdo përmendje të seksit, gjoksit, të prapmeve dhe çdo lloj pozicionesh apo aktesh seksuale – vetëm nëse edhe ajo i përmend.

Në fund të ditës, flirtimi ka të bëjë me mbajtjen e një bisede të mirë. Sigurisht, po synoni pak më shumë se miqësia, por bazat janë ende të njëjta: të jeni interesant dhe i interesuar, të tregoni respekt, të largoheni kur të ka nevojë dhe të jepni një apo dy komplimente të mira dhe kështu jeni në rrugën tuaj për t’u bërë një flirtues mjeshtër. Paç fat!

Ju rekomandojmë këtë artikull:

8 Mënyra të Thjeshta që Përmirësojnë Flirtimin Tuaj

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com