Lart

Si ti Shkruani Simpatisë një Mesazh Direkt, pa u Dukur i Çuditshem

Të shkruarit në mesazh direkt është lëvizje e guximshme që kërkon besim. Por për më shumë, ju duhet të keni sasinë e duhur të besimit. Shumica e njerëzve që shkruajnë në mesazh direkt ose kanë shumë guxim ose jo mjaftueshëm, por është e mundur të gjeni sasinë ideale.

Mos harroni, një mesazh i drejtpërdrejtë ose një mesazh direkt është mesazh i pakërkuar. Ai ose ajo nuk ju ka kërkuar që t’iu shkruani dhe nuk ju detyrohet asnjë përgjigje. Pra, nëse doni të dilni në det të mesazheve të drejtpërdrejta dhe në të vërtetë të merrni një përgjigje, këtu janë disa këshilla se si të shkruani mesazh direkt pa qenë të çuditshëm.

Mesazhi direkt

Ndiqni (follow) atë së pari dhe sigurohuni që ai/ajo të ju ndjekë gjithashtu.

Nëse personi që ju pëlqen nuk ju ndjekë gjithashtu, shanset janë shumë të ulëta se do t’i përgjigjet mesazhit tuaj. Është e ashpër, por e vërtetë. Ju mund të provoni, por shanset janë automatikisht më të ulëta, dhe faktori i çuditshmërisë do të rritet. Kjo është mënyra se si shkon.

Lëni përshtypjen më të mirë të mundshme që herën e parë

Kur dërgoni një mesazh direkt ju me të vërtetë keni vetëm një mundësi për të lënë përshtypje të mirë. Mos pyetni diçka të përgjithshme apo të mërzitshme si për shembull se si po të ecën dita jote apo përdorni ndonjë fjali bajate për të kapur vëmendje. Thjesht shkruani diçka të lehtë, të shkurtër dhe të ëmbël. Përndryshe ju do të injoroheni, fshiheni ose bllokoheni.

 

Keni diçka për të thënë

Nëse jeni duke menduar që një mesazh direkt “Hej zemër” është mënyra për të funksionuar, mendoni përsëri. Nëse doni të nisni një mesazh të drejtpërdrejtë, nuk mund të quani dikë të bukur dhe të thoni ‘’ç’kemi’’.

Në vend të kësaj bëni një pyetje në lidhje me një nga postimet e tyre (A është ky një vend i mirë për të ngrënë drekë?), komplimentoni qenushin e tyre (ky është qeni im i ri i preferuar në Instagram), ose bëni një shaka për diçka që ajo postuar. Mendoni për një iniciativë bisede që në të vërtetë do t’i japë asaj një arsye për t’u përgjigjur.

 

Pikë shtesë nëse ju e njihni njëri-tjetrin nga larg ose keni një mik të përbashkët

Rreziku i të huajit është i vërtetë, sidomos në internet. Nëse jeni duke i shkruar një MD dikujt që keni takuar në një festë, keni mundësi shumë më të mirë për të marrë përgjigje sesa nëse i shkruani dikujt me të cilin nuk keni asgjë të përbashkët. Nëse nuk keni një lidhje, ju duhet të krijoni një lidhje në një mënyrë tjetër. (Ky liqen më duket kaq i njohur. Ku ka ndodhur kjo ngjithje në mal? Mendoj se kam qenë atje.)

Si t'i Shkruani Dikujt një Mesazh Direkt, pa u Dukur i Çuditshem

Mos i trajtoni mesazh direkt të si aplikacione takimesh

Është gjë për t’i shkruar dikujt në një aplikacion takimesh. Aty, njerëzit janë në kërkim aktiv për të takuar njerëz të rinj dhe shpresojnë që të bisedojnë me dikë me të cilin përshtaten. Por është krejt tjetër gjë që të pushtoni kutinë e meazheve të dikujt në Instagram, Twitter, Facebook, ose LinkedIn (po, me të vërtetë ndodh).

Shumica e njerëzve nuk përdorin mediat sociale për të gjetur lidhje romantike, mirëpo nëse ju jeni i prirur për të bërë këtë gjë, mos i përdorni taktikat tuaja nga Tinder (aplikacion takimesh).

Mos jeni të etur

Nëse jeni duke u përpjekur të merrni vëmendjen e dikujt, mund edhe mund të konsideroni pëlqimin dhe komentimin e fotografive të tyre të fundit. Por pikërisht kjo gjë nuk duhet të bëhet. Kjo ju bën të dukeni si një ndjekës i obsesionuar dhe i bën ata të mos duan të përgjigjen.

 

Mos shkaktoni frikë. Aspak.

Mos përdorni gjuhë të ashpër, mos u bëni të ndyrë dhe mos dërgoni fotografi të zonës suaj bikini. Thjeshtë mos.

Kur bëhet me shije dhe respekt, shkruarja në MD është krejtësisht e pranueshme. Thjesht mos e mbimendoni; ky është një mesazh direkt, jo një disertacion dhe nuk ka nevojë të përdorni çdo limit të karakterit në dispozicionin tuaj. Jeni të guximshëm dhe thuani atë që mendoni se ka të ngjarë të u’a kthejnë. Nëse nuk përgjigjen, nuk është fundi i botës. Te paktën ti u perpoqe.

 

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com