Mesazhet e Dyfishta: Çfarë Janë dhe Çka Duhet të Dini?
Edhe pse është metoda e preferuar e komunikimit këto ditë, shkruarja e mesazheve mund të jetë mjaft torturë. Sigurisht, është një mënyrë e lehtë për të komunikuar me njerëzit, por për shkak se nuk ka rregulla të rrepta ose rregulla të mirësjelljes, shpesh është e vështirë për ta bërë si duhet.
Në ditët e mëparshme, për mesazhe shpenzonim para, ato kushtonin 5 cent për të dërguar dhe për të pranuar. Por edhe pse kostoja ishte e bezdisshme, ajo garantoi një gjë – të gjitha tekstet ishin të menduara mirë, të rëndësishme dhe përmbanin të gjithë informacionin e rëndësishëm dhe të nevojshëm. Këto ditë, kjo nuk është gjithmonë arsyeja.
Nganjëherë, është më mirë të dërgoni tekste të shumëfishta në një rresht për të shprehur veten. Por kur vjen puna tek takimet me një partner potencial, dërgimi i shumë teksteve mund të dëmtojë rëndë rastin. Këtu vjen në shprehje termi “mesazh i dyfishtë”.
Mesazh i dyfishtë është kur shkruani një mesazh, pritni një kohë të shkurtër (ose të gjatë), dhe pastaj dërgoni një tjetër përsëri përpara se të merrni përgjigje. Ndryshe nga shkruarje e mesazheve përnjëherë, ku dërgoni tekste të shumëfishta në të njëjtën kohë, teksti i dyfishtë përfshin një shtrirje kohe midis dy teksteve.
Mund të mos duket si një punë e madhe dhe nganjëherë nuk është, por mund të dërgojë një sinjal që nuk dëshironi të dërgoni tek personi që po takoni. Ja se çfarë duhet të dini:
Mesazhet e dyfishta mund të i’u bëjnë të dukeni intensiv
Nëse e keni takuar dikë së fundmi dhe i keni dërguar mesazh të dyfishtë, mund të duket sikur po e shtyn shumë për një përgjigje. Kjo nuk mund të duket e drejtë, por shqetësimi i dikujt përmes telefonit i’u bën të dukeni sikur jeni i paduruar.
Nëse i keni dërguar dikujt një tekst “Hej, si po të shkon dita?” dhe ka kaluar një orë dhe ata ende nuk janë përgjigjur, mos e përsërisni tekstin. Ata mund të jenë në punë ose në një situatë ku është e pasjellshme të kontrollojnë telefonin e tyre. Ju mund të jeni të shqetësuar për të marrë përgjigje, por jepni kohë atyre për t’u përgjigjur.
Marrësi i mesazhit tuaj thjesht mund të jetë në pritje për t’u përgjigjur
Dije se personi tjetër mund t’i ketë parë tekstet tuaja, por thjesht nuk është i sigurt se si t’i përgjigjet. Mos harroni, ata janë potencialisht shumë nervozë dhe duan të bëjnë një përshtypje të mirë. Mund të jetë gjithashtu që ata presin derisa të ulen dhe të kenë një bisedë të vërtetë mbi tekstin me ju.
Nëse ata nuk ju përgjigjen, kjo mund të jetë një shenjë për t’u larguar
Nëse ju nuk keni dëgjuar nga dikush ju mund të pyesin nëse ata janë duke i’u shmangur, ose janë me të vërtetë të zënë? Një gjë është e sigurt – nëse tekstet tuaja të dyfishta janë dërguar shumë larg nga njëri tjetri dhe nuk përgjigjen pas një dite, mund të dëshironi të tërhiqeni tani për tani. Edhe nëse ata nuk janë duke ju shmangur, ata mund të mos ju pëlqejnë juve ashtu siq ju mendoni.
Është mirë të mendoni mirë para se të shkruani
Askush nuk dëshiron të bombardohet nga 15 tekste në të njëjtën kohë, pavarësisht se kush është. Para se t’i shkruani dikujt që ju pëlqen për herë të dytë rradhazi, mendoni nëse ajo çfarë do të thoni do të shtojë ose jo diçka në ditën e tyre.
Nëse është në lidhje me një storie aktuale që i referohet diçkaje për të cilën keni biseduar në takim, ky është një tekst i mirë. Nëse i dërgoni një tekst “A je aty?” pasiqë teksi paraprak i njejtë i’u është injoruar, duhet t’i jepni telefonit një pushim.
Nëse shkruani shpesh mesazhe të dyfishta, sigurohuni që të mund të kuptoni shenjat paralajmëruese
Shumica e njerëzve i kontrollojnë telefonat e tyre shumë shpesh gjatë ditës. Jemi gjithnjë të lidhur dhe gjithmonë lëvizim nëpër rrjetet tona shoqërore. Nëse nuk ju kanë thënë se ata shkëputen herë pas herës nga telefoni, kjo do të thotë se ka shumë gjasa që marrësi t’i ketë parë tekstet tuaja menjëherë kur kanë mbërrirë.
Nëse i keni kërkuar atij/asaj për një takim këtë fundjavë dhe pastaj i shkruani prapë për tu siguruar që ata e kanë parë mesazhin, merreni atë si një “jo” dhe vazhdoni përpara. Mos vazhdoni të shkruani. Sigurisht, ata mund të ishin ballafaquar me ju, por ndoshta nuk donin të lëndonin ndjenjat e tua.
Në këtë shënim, gjithashtu duhet të jeni vetëdijshëm për gjatësinë e tekstit
Nëse ju keni dërguar mbi tre tekste që mund të mbushin një ekran dhe merrni si përgjigje një “Sa mirë” ose një “Shumë për të qeshur”, kjo është një marrëdhënie që ka për të mbaruar keq. Të shkruarit, në përgjithësi, duhet të jetë i barabartë në dërgim dhe pranim të mesazheve.
Pra, nëse ju jeni duke dhënë shumë dhe i’u duket sikur ata mund të kujdesen më pak, ju ndoshta nuk jeni të përshtatshëm për njëri tjetrin.
Në përgjithësi, një tekst i rastësishëm i dyfishtë nuk duhet të jetë fundi i botës. Por nëse jeni duke i shkruar dikujt vazhdimisht pa marrë përgjigje, duhet të kuptoni se nuk jeni prioritet i atij personi. Po, njerëzit janë të zënë, por bëjnë kohë për individët që duan të shohin.
Nëse jeni duke u përpjekur të largoni shprehinë e të dërguarit mesazhe të dyfishta, përpiquni të pushoni nga telefoni gjatë gjithë ditës. Mos harroni, ne kemi mbijetuar më parë pa qasje të menjëhershme tek njerëzit dhe pa Candy Crush. Sapo të riktheheni, gjithmonë pyesni veten, “A është kjo mjaft e rëndësishme për ta dërguar?”