10 Gjëra që Gratë Duan nga Burrat e tyre
Burrat dhe gratë duan shumë gjëra të njëjta nga të dashurit e tyre, por ka edhe disa dallime kryesore midis asaj që çdo gjini ka nevojë nga partnerët e tyre për të pasur një marrëdhënie të kënaqshme.
Zotërinj, ju do të doni të kushtoni vëmendje të madhe këtu, sepse sa më i suksesshëm jeni në të bërit gruan juaj të ndihet e dashur dhe e vlerësuar, aq më të mira do të jenë shanset tuaja për të përmbushur dëshirat tuaja gjithashtu.
Të dijë që është e dashur
Gjithkush dëshiron të dijë që është i dashur nga dikush dhe gratë rrallë lodhen duke dëgjuar ato dy fjalët e vogla – “Të dua” – nga burrat e tyre. Por, duke i treguar bashkëshortes tuaj se si ndjeheni mund të jetë njësoj e rëndësishëm si duke i thënë asaj – kjo mund të jetë një klishe, por veprimet me të vërtetë mund të flasin më shumë se fjalët. Në të vërtetë, mënyrat më të mira për të shprehur se si ndiheni zakonisht janë në akte të thjeshta, në dukje të parëndësishme, si duke i dhënë asaj një përqafim të papritur ose duke mbajtur duart kur ecni së bashku.
Të kuptoni dhe të falni
Do të ketë ditë kur gruaja jote do të bëjë gabime ose kur do të jetë e vështirë të jesh rrotull saj. Askush (përfshirë edhe ju) nuk është i përsosur. Ajo dëshiron dhe meriton vullnetin tënd për ta kuptuar dhe falur. Mos harroni se asnjë marrëdhënie, dhe sidomos martesa, nuk mund të mbahet pa falje.
Gratë veçanërisht duan që ju të kuptoni se luhatjet hormonale që ndikojnë në gjendjen shpirtërore të saj janë shumë reale. Pra, mos u talleni me të ose thoni se ajo është “e çmendur” kur ajo ka periodat,është shtatzënë ose kalon menopauzën. Jini empatik dhe mirëkuptoni.
Të bëni bisedë të vërtetë
Mos lejoni që bisedat tuaja me gruan tuaj të pakësohen në tema vetëm për fëmijët, punët tuaja dhe motin. Nëse kjo ndodh, mund të jetë një shenjë se martesa juaj është në telashe të vërtetë. Ka shumë më tepër për të folur përtej praktikës dhe sipërfaqësores. Në fakt, është e rëndësishme për çiftet që të diskutojnë ndjenjat dhe emocionet e tyre në baza të rregullta. Këto biseda të thella dhe reale janë “ngjitësi” që do t’ju mbajë së bashku dhe do të krijojë intimitetin që dëshirojnë njerëzit e martuar.
Të kaloni kohë cilësore me të (dhe fëmijët tuaj)
Të kesh kohë cilësore me gruan dhe fëmijët nuk është diçka që ndodh pa planifikim. Ju duhet të bëni që këto momente të lidhjes të ndodhin duke i planifikuar dhe pastaj duke i zbatuar. Kalimi i kohës me ata që doni ju duhet të jetë prioritet për ju.
Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se gruaja që keni martuar është gruaja juaj, jo vetëm nëna e fëmijëve tuaj. Asnjëherë mos ndaloni të bëni përpjekje për romancë dhe takime me të. Në fund të fundit, kështu jeni afruar me njëri tjetrin në vend të parë. Aktivitetet e përbashkëta çojnë në ndjenja të përbashkëta dhe ndihmojnë në forcimin e lidhjes suaj.
Të dëgjojnë “Po” më shumë se “Jo”
Pavarësisht nëse idetë e saj për dekorim hidhen poshtë ose dëgjojnë fjalën “jo sonte”, asnjë gruaje nuk i pëlqen të refuzohet. Refuzimet e herëpashershme janë një gjë; përgjigjet negative të zakonshme ndaj saj dhe fëmijëve tuaj janë një tjetër histori – dhe jo një që shpesh përfundon mirë. Nëse ata dëgjojnë vazhdimisht “jo” mund t’i dëshpërojë ata dhe të shkaktojë pakënaqësi që i largon ata nga ju.
Kjo nuk do të thotë se ju duhet të thoni thjesht po. Por provoni të mendoni dy herë para se të thoni automatikisht “jo” dhe mund të befasoheni këndshëm se si mund të përmirësojë marrëdhëniet tuaja. Hulumtimet tregojnë se sa më shumë t’i përgjigjeni kërkesave në një mënyrë pozitive, do të jetë më e lumtur dhe më e kënaqshme lidhja juaj.
Të keni aftësi më të mira dëgjimi
Është me të vërtetë shkurajuese për një grua t’i tregoj mendimet dhe ndjenjat e saj bashkëshortit të saj dhe pastaj të kuptojë se ai nuk e ka dëgjuar atë. Gruaja juaj dëshiron që ju jo vetëm të dëgjoni me vesh, por të dëgjoni me zemrën tuaj.
Përveçse të dëgjoni fjalët që ajo flet, është e rëndësishme të jeni i hapur ndaj asaj që partneri yt ka për të thënë, edhe nëse nuk pajtoheni me të. Sipas hulumtimit, burrat që respektojnë mendimet e grave të tyre kanë martesa shumë më të lumtura. Dhe, gjeni se çfarë: Shpesh herë gratë do të kenë të drejtë!
Të keni dhembshuri dhe mirësi
Sa shpesh i thoni “të lutem” ose “faleminderit” ose i jepni bashkëshortes tuaj një puthje të papritur? Për fat të keq, disa çifte të martuara harrojnë se të qenit i sjellshëm dhe i dashur me njëri-tjetrin është çelësi për një martesë të suksesshme – këto ndihmojnë në ushqimin e marrëdhënies dhe ta mbajë atë të fortë.
Mendoni kohën kur keni qenë në lidhje: Këto ishin sjellje që ndoshta i keni bërë rregullisht dhe spontanisht. Nuk ka arsye pse duhet t’i ndalni ato kur jeni të martuar. Në fakt, ato mund të jenë edhe më të rëndësishme pasi të martoheni pasi hulumtimet tregojnë se frekuenca me të cilën ju dhe partneri juaj shprehni dhe merrni dashuri dhe dhembshuri lidhet drejtpërsëdrejti me përkushtimin dhe kënaqësinë tuaj.
Përgjegjësitë e përbashkëta për punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve
Një nga arsyet kryesore që luftojnë çiftet është konflikti rreth asaj se kush dhe çfarë po punon nëpër shtëpi . Punët dhe kujdesi për fëmijët nuk janë përgjegjësi e vetme e gruas suaj. Ajo nuk duhet të të kërkojë të bësh pjesën tënde rreth shtëpisë. Ju do të jeni një hero në sytë e saj nëse ju ndihmoni me lehtësi kur ajo të u’a kërkojë ose – madje edhe më mirë – të kujdeseni për disa punë para se ajo të u’a kërkojë.
Bonus: Ju mund të përfitoni edhe në dhomën e gjumit, meqë studimet tregojnë se gratë ndjehen më shumë të tërhequra seksualisht nga partnerët që ndihmojnë.
Të bëjnë ditë pushimi nganjëherë
Mos u brengosni për gruan tuaj nëse ajo bën ditë pushimi disa herë në muaj. Kjo do të thotë se ajo nuk do të shqetësohet për atë që po ndodh me fëmijët, shtëpinë, kafshët shtëpiake dhe ju. Ajo e meriton këtë pushim në orarin e saj dhe ajo duhet t’a sigurojë këtë për veten e saj në mënyrë që të jetë emocionalisht dhe fizikisht e shëndetshme.
Të keni qëndrim më të shëndetshëm ndaj shëndetit tuaj
Nuk është stereotip se burrat janë të tmerrshëm në kujdesin ndaj vetes kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre: Studimet tregojnë se është e vërtetë. Dhe e gjithë kjo “përpjekje për bindje” që gruaja juaj duhet të përdorë për t’ju bindë të shkoni tek mjeku ose dentisti nuk është e drejtë ndaj saj – ajo është e dashura juaj, jo nëna juaj.
Një pjesë e arsyeve që burrat nuk i japin prioritet kujdesit shëndetësor është për shkak të një ideje të rrënjosur në lidhje me maskulinitetin dhe forcën: Ata ndiejnë presion të duken të fortë dhe e barazojnë sëmundjen ose dhembjen me dobësi. Një filozofi më e mirë është se kujdesi për veten është rruga për t’u kujdesur për familjen tuaj.