10 Këshilla Për ta Përmirësuar Lidhjen
Në vijim janë të shfaqura 10 këshilla për të përmirësuar lidhjen:
Bëni gjërat që keni bërë vitin e parë që jeni takuar
Me kalimin e muajve dhe viteve, ne rahatohemi dhe bëhemi përtacë në lidhjen tonë. Ne e humbim durimin, butësinë, mirëkuptimin dhe përpjekjen e përgjithshme që kemi bërë dikur ndaj partnerit tonë. Mendoni përsëri në vitin e parë të lidhjes tuaj dhe shkruani të gjitha gjërat që keni bërë për partnerin tuaj. Tani filloni t’i bëni ato përsëri.
Pyetni për atë që dëshironi
Me kalimin e kohës, ne supozojmë se partneri ynë na njeh kaq mirë sa që nuk kemi nevojë të kërkojmë për atë që duam. Çfarë ndodh kur bëjmë këtë supozim? Po aq shpejtë sa caktohen pritshmëritë , po aq shpejt dhe zhduken.Këto pritshmëri të paplotësuara mund të na lanë të vëmë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e partneritetit dhe lidhjes sonë.
Mbani në mend se “duke kërkuar për atë që ju dëshironi” shtrihet në çdo gjë nga emocionale në dëshirat seksuale.
Bëhuni një ekspert në partnerin tuaj
Mendoni se kush është partneri juaj në të vërtetë dhe çfarë e ngacmon atë (fizikisht dhe emocionalisht). Ne mund të konsumohemi nga ajo që ne mendojmë se ai / ajo dëshiron, në krahasim me akordimin në atë që vërtet rezonon me personin tjetër. Mos harroni se nëse është e rëndësishme për partnerin tuaj, ajo nuk duhet domosdoshmërisht të ketë kuptim edhe për ju. Ju vetëm duhet të bëni atë.
Mos pyet “si ishte dita jote”
Në fund të një dite të gjatë, ne tentojmë të kontrollojmë mentalisht jetën tonë dhe rrjedhimisht, lidhjen tonë. Ne mbështetemi në pyetjen standarde, “Si ishte dita juaj?” Në përgjithësi, kjo pyetje e mërzitshme do të jape gjithashtu një përgjigje të mërzitshme si: “Mirë, si ishte e jotja?” Kjo nuk bën asgjë për të përmirësuar lidhjen tuaj dhe në vend të kësaj, ju jeni duke humbur mundësinë që të lidheni rregullisht në një mënyrë të vogël.
Në vend të kësaj, provoni të bëni pyetje të tilla si: “Çfarë ju bëri të buzëqeshni sot?” Ose “Cila ishte pjesa më sfiduese e ditës suaj?” Ju do të habiteni nga përgjigjet që do të merrni, me përfitimin e shtuar për të fituar njohuri më të rëndësishme te tjetri.
Krijoni ritual javorë për të kontrolluar njëri-tjetrin
Mund të jetë e shkurtër apo e gjatë, por fillon duke pyetur njëri-tjetrin se çfarë funksionoi dhe nuk funksionoi javën e kaluar dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar gjërat javën që vjen. Përveç kësaj, përdorni këtë mundësi për të hyrë në të njëjtën faqe me planet tuaja, të planifikoni një takim natën dhe flisni për atë që dëshironi të ndodhë në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm në lidhjen tuaj. Pa një takim të qëllimshëm për të bërë një kontroll, nevojat e paplotësuara dhe pakënaqësitë mund të ndërtohen.
Bëhuni kreativ gjatë kohës që kaloni së bashku
Pushoni nga rutina e “darkë dhe një film” dhe shikoni se si një risi e vogël mund të përtërijë me të vërtetë lidhjen tuaj. Mendoni që nuk mund të bëni diqka të madhe me buxhet të vogël? Kërkoni në internet “ide për takime që nuk kushtojnë shumë” dhe do të habiteni nga bollëku i opsioneve.
Nuk mund të paguani një kujdestare fëmijësh? Mundohuni të shkëmbeni kohë për tu kujdesur për fëmijët e miqëve dhe ata për fëmijët tuaj. Nuk kushton asgjë dhe ata ka të ngjarë të gëzohen për tu kujdesur për fëmijët tuaj, sepse edhe ata do të kenë nëvojë të kërkojnë këtë shërbim nga ju pas një kohe.
Keni intimitet
Nëse nuk jeni angazhuar në një partneritet aseksual atëherë seksi, kontakti seksual dhe prekja (puthja, mbajtja e duarve, përqafimet etj.) janë përbërësit vitalë të një marrëdhënieje romantike. Shpeshtësia varet sigurisht nga ju dhe është e domosdoshme që të diskutoni idetë tuaja për të parandaluar pakënaqësitë. Të rralla janë momentet kur të dy partnerët janë “në disponim” në të njëjtën kohë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të refuzoni njëri-tjetrin.
Kujtoni veten se pothuajse gjithmonë do të mund të “keni marrëdhënie” pas disa minutash dhe se një ndërveprim intim i çfarëdo lloji ndërton lidhje dhe lartëson disponimin dhe shëndetin tuaj. Mbani në mend se nuk jeni të detyruar të thoni “po”. Nëse nuk e ndjeni me të vërtetë, gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’a shtyni marrëdhënien për më vonë. Vetëm sigurohuni që të filloni ose pranoni brenda një kohe të arsyeshme.
Qetësohuni pasi që të keni zënka
Para se të keni arritur pikën kur nuk ka më kthim prapa dhe derisa e shihni stresin të filloj të përshkallëzohet, njëri ose të dy prej jush mund të bëni një pushim në mënyrë që të mund flisni kur të i’u ftohet gjaku. Thelbi i kësaj metode qëndron në faktin që ju duhet të zgjidhni një kohë të caktuar për të rishqyrtuar bisedën (p.sh. 10 minuta nga tani, të martën në orën 14:00) në mënyrë që mbyllja e diskutimit të mund të arrihet.
Kërkoni të kuptoheni, jo të pajtoheni
E lehtë në koncept, e vështirë në aplikim. Bisedat shpejt kthehen në argumente kur ne jemi të investuar duke dëgjuar partnerin tonë të pranoj se kemi pasur të drejtë ose kur ne synojmë të ndryshojmë mendimin e tij / saj.
Zgjidhni të afroheni me një bisedë si një mundësi për të kuptuar perspektivën e njëri-tjetrit, në vend që të prisni që ata të pranojnë. Nga kjo perspektivë, ne bëjmë një dialog interesant dhe parandalojmë një zënkë ose frustrim të vazhdueshëm.
Bëni që kërkim falja juaj të pranohet
Është e kuptueshme se kërkimfalja është gjë e mirë, por ajo ka ndikim të vërtetë kur e mendoni me të vërtetë. Duke thënë gjëra të tilla si “Më vjen keq që ndihesh kështu” ose “Më vjen keq që e sheh atë në këtë mënyrë” janë humbje kohe dhe frymëmarrjeje. Edhe nëse nuk pranoni se veprimi juaj ishte i gabuar, kurrë nuk do ta argumentoni me sukses një ndjenjë.
Prano se partneri yt ndjehet i lënduar dhe nga kjo pikë, një kërkimfalje e vërtetë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm. Kur e doni partnerin tuaj dhe e lëndoni (me dashje ose jo), ju gjithmonë mund të kërkoni falje për dhimbjen që keni shkaktuar pa marrë parasysh perspektivën tuaj në atë që keni bërë ose nuk keni bërë.
Ju jeni tani, zyrtarisht të armatosur me rutinën e ushtrimeve gjithëpërfshirëse për të riformuar plotësisht marrëdhënien tuaj. Largoni yndyrën dhe ndërtoni marrëdhënien tuaj më të nxehtë për tërë jetën!