11 Mënyra të Vërtetuara të Keni Lidhje të Gjatë dhe Serioze
Marrëdhënia afatgjatë dhe e lumtur mund të jetë një nga bekimet më të çmuara që mund të përjetoni ndonjëherë në jetën tuaj. Kjo është pse shumë njerëz kalojnë vite duke pritur për dikë special, që do t’ju japë këto gjëra, dikë që mund të ju ofrojë më shumë arsye për të dashur jetën dhe të jetoni qdo ditë me buzëqeshje.
Nëse jeni aktualisht në një lidhje, dhe e ndjeni në zemren tuaj se ai/ajo është i bërë për ju, cilat janë gjërat që jeni duke i bërë të siguroheni që lumturia juaj të zgjas pergjithmonë? Nëse më në fund po shihni shenja që lidhja juaj po bëhet serioze, qfarë tjetër mund të bëni të mbani lidhjen më të fortë? Ky artikull mund të ju ndihmojë t’iu përgjigjëni këtyre pyetjeve
Këtu janë mënyrat e vërtetuara për të pasur një marrëdhënie serioze dhe afatgjate.
Njihuni me njëri-tjetrin para se të përkushtoheni.
Nëse doni të filloni një marrëdhënie serioze dhe afatgjate, ju duhet ta filloni atë drejt. Para se tërësisht të bëheni pjesë e një romance të përkushtuar me një person tjetër, sigurohuni t’a njihni mirë në fillim – sidomos kur bëhet fjale te gjërat që jane veshtirë për tu zbuluar tek një person.
Cilat janë ata kur janë të shqetësuar apo të zemëruar? Cilat janë dobësitë e tyre? Çfarë i bën ata të trishtohen apo të qajnë? Njihini këto gjëra dhe pranoni ato si pjesë të tyre.
Lëreni miqësinë të jetë themeli i marrëdhënies tuaj.
Në lidhje me seksionin e parë, ju duhet të filloni marrëdhënie të drejtë dhe krijoni një bazë të fortë për të ardhmen tuaj së bashku. Ashtu si mund të ndërtoni një shtëpi të fortë që mund të zgjasë për shumë breza, ju duhet të dini si të krijoni bazë të fortë midis jush.
Prezantojeni atë me rrethin tuaj shoqëror.
Nëse doni të qoni marrëdhënien tuaj në nivel tjetëe, është koha për ta prezantuar me rrethin tuaj shoqëror. Më e rëndësishmja, takojeni me njerëzit tuaj të preferuar, familjen dhe miqtë tuaj që e bëjnë jetën tuaj më të vlefshme.
Vetëm argëtohuni dhe jetojeni jetën – së bashku.
Nëse jeni në një marrëdhënie, duhet të përqendroheni në të bërit e gjërave së bashku në vend se ti bëni vetëm. Duke kaluar kohë me njëri-tjetrin dhe duke u angazhuar në aktivitete emocionuese, ju jeni duke krijuar një lidhje që me siguri do të zgjasë një jetë.
Kjo është për shkak se ju nuk po i tregoni atij se jeni njëri i hareshëm, por jeni duke e vërtetuar te partneri juaj se jeta me ju nuk është e mërzitshme.
Ndihmoni njëri-tjetrin të rriteni, por ruhuni të rriteni veç e veç.
Është e rëndësishme që të dy të bëni më të mirën tuaj në qëllimet tuaja personale. Ndihmoni njëri-tjetrin dhe kujdesuni për njëri-tjetrin kështu që ju mund të jeni personi më i mirë që mundeni – por kini kujdes që të rriteni veç e veç. Nëse doni të keni një marrëdhënie afatgjatë me personin që keni tani, mos i lini ata të ndiejnë se janë të huaj kur bëhet fjalë për aspekte të tjera të jetës suaj.
Tregoni atyre se çfarë bëni ju, përfshini ata në çështjet tuaja shoqërore dhe festoni me ta në fitoret tuaja dhe anasjelltas.
Mos lejoni që një LDR t’ju ndalojë të jeni të lumtur.
Marrëdhëniet me distanca të gjata shpesh mund të përfundojnë edhe tek qiftet më të qëndrueshme- dhe nëse ju nuk doni kjo të ndodhë në lidhjen tuaj, ju duhet të dini si të menagjoni LDR-n
Dini si të përgatiteni për një marrëdhënie të gjatë në distancë dhe si të zgjidhni çështjet e LDR pa u ndarë.
Mësoni artin e zgjidhjes së problemeve në lidhje pa luftuar.
Ju e dini se marrëdhënia juaj është tashmë serioze në qoftë se ju e dini se cilat beteja për të zgjedhur dhe cilat çështje janë me vlerë për tu luftuar. Megjithatë, nëse ende po luftoni me një problem në marrëdhëniet pa u argumentuar, atëherë duhet të filloni të mësoni artin e zgjidhjes së çështjeve pa luftuar.
Çiftet afatgjata e dinë shumë mirë që luftimi shumicën e kohës është shumë, joproduktive. Sigurohuni që bisedat tuaja janë konstruktive, të ndjeshme, dhe më e rëndësishmja, që synojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin të bëhet një person më i mirë.
Jini partner besnik për partnerin tuaj.
Marrëdhëniet afatgjata janë të mundshme vetëm nëse të dy janë të gatshëm të zgjedhin njëri-tjetrin çdo ditë, pavarësisht nga sfidat, dhe më e rëndësishmja, pavarësisht nga tundimet më atraktive që janë shfaqur.
Jini besnikë ndaj partnerit tuaj dhe keni besim në premtimin tuaj për dashuri.
Gjeni mënyra efektive për të zgjidhur një luftë pa u ndarë.
Ndarja mund të jetë një “arratisje” për shumicën e njerëzve që nuk duan të përballen me problemet në marrëdhëniet e tyre, por vetëm e kuptojnë vonë se ata kanë bërë gabimin më të madh të jetës së tyre. Mos e lini partnerin tuaj vetëm sepse nuk mund të pranoni se keni bërë diçka të gabuar.
Mësoni të zgjidhni një luftë pa u ndarë duke u fokusuar në dallimet tuaja sesa të lini dallimet të shtojnë më shumë barrë në lidhjen tuaj.
Përqendrohuni në suksesin tuaj profesional dhe sigurinë financiare.
Një marrëdhënie afatgjatë është e qëndrueshme dhe e sigurt – mendërisht, emocionalisht dhe më e rëndësishmja, financiarisht. Nëse jeni duke kërkuar për një marrëdhënie serioze dhe të qëndrueshme, duhet të kuptoni mirë përgjegjësinë.
Nëse jeni në gjendje të kujdeseni për veten, atëherë jeni në gjendje të kujdeseni për partnerin tuaj. Një e ardhme së bashku pa brenga dhe pa pasiguri financiare ja vlen të pritet , apo jo?
Të vazhdoni të punoni shumë për marrëdhënien tuaj dhe të luftoni për të së bashku.
Pa marrë parasysh se çfarë sfide ose pengesa jeta hedh në ju, kurrë mos heq dorë nga marrëdhënia juaj. Më e rëndësishmja, kurrë mos hiqni dorë nga personi që doni. Një partnership serioz është diqka që nuk nuk mund të prishet lehtë nga rrethanat e parëndësishme dhe luftimet e vogla – jini të durueshëm, jini të fortë dhe ndihmoni njëri-tjetrin të mësojë nga të dy të metat tuaja.
Për më tepër, nëse doni të keni një marrëdhënie afatgjatë, sigurohuni që keni guximin, vendosmërinë dhe besimin për të vazhduar pa marrë parasysh çfarë.
Nuk është e lehtë, por të gjitha përpjekjet tuaja do të jenë të vlefshme. Shpresojmë se këto këshilla do të ndihmojnë që dashuria juaj të rritet dhe të krijojë një marrëdhënie afatgjatë të mbushur me lumturi, guxim dhe shpresë për një të ardhme afatgjatë së bashku.