Lart

11 Veprime që Tregojnë se Partneri ka Humbur Interesimin Për Juve & Si ta Rregulloni Këtë

A ka diçka më shumë që mund t’ua thej zemrën se sa ndjenja e të qenët e padëshiruar apo e injoruar? Unë jam goxha i sigurt se nuk ka, dhe kjo është arsyeja pse ajo dhemb aq shumë kur partneri juaj tregon shenja se ata janë duke humbur interesin për juve. Mund të lindë nga asgjë, ose gradualisht. Por në një mënyrë apo tjetër, ndoshta dëshironi të dini se si t’i rregulloni gjërat – dhe atë shpejt.

Kjo është një përgjigje krejtësisht normale (dhe e kuptueshme), veçanërisht nëse e doni me të vërtetë partnerin tuaj. Pra duhet ta dini se disa ndryshime me të vërtetë mund t’ua kthejnë lumturinë. Për shembull, ndjenjën e bezdisshme që ju dy keni humbur kontaktet.

Planifikimi i më shumë takimeve mund të përmirësojë shpejt situatën dhe të rigjallëroj shkëndinë tuaj fillestare. Apo ndoshta problemi qëndron në dëshirën e tjetrit për të qenë të shkëputur dhe të ndarë. Përcaktimi i mënyrave më të mira për komunikim mund t’iu bëjë bashkë përsëri dhe t’iu ndihmojë të gjeni mirëkuptim. Shihni se çfarë dua të them? Lista e zgjidhjeve të mundshme është e pafundme.

Natyrisht, ka situata ku asnjë nga këto nuk është me vlerë, dhe alternativa më e mirë është të vazhdoni tutje. Në fund të fundit, ju nuk dëshironi të jeni me dikë që nuk është i interesuar. Dhe gjëja e fundit që dëshironi të bëni është konflikti për dashuri, vetëm për t’u kthyer prapa dhe për të kuptuar se po harxhonit kot kohën tuaj. Ky vendim varet nga ju. Deri atëherë, këtu janë disa shenja që tregojnë se partneri është duke humbur interesimin, si dhe çfarë duhet të bëni për të rregulluar problemin.

1. Romanca po pakësohet

Seksi më i rrallë, nuk ka takime, mungesa e nevojës për t’u përqafuar – këto e bëjnë shumë të qartë se dëshira e partnerit tuaj për të qenë afër jush është zvogëluar në masë të madhe. Mund të jetë vetëm një reagim i përkohshëm ndaj stresit, por nëse është duke ndodhur për disa kohë, mund të tregojë një ftohje të marrëdhënies.

Çfarë duhet të bëni

Ndërsa shumica e marrëdhënieve bëhen të zakonshme pas fazës fillestare të muajit të mjaltit, kjo nuk do të thotë që ju duhet të përjetoni dashuri platonike përgjithmonë. Planifikoni takime në mbrëmje, dhe të shohim nëse do të funksionoj.

2. Ata nuk ju kushtojnë kohë juve

Ju keni një dyshim se partneri juaj ju injoron, ose ju jep arsye të rreme . Meqenëse çiftet duan të shohin njëri-tjetrin kjo nuk është mirë. Ju nuk keni nevojë të kaloni çdo sekondë në dyshim, por ju duhet të shpenzoni shumë kohë për të biseduar.

Çfarë duhet të bëni

Bisedoni me partnerin tuaj dhe shikoni pse ata janë ftohur nga ju. Mund të ketë ndonjë mori arsyesh përse ai ose ajo po ju injoron, dhe ju keni të drejtë ta dini pse.

3. Ata duken shumë të inatosur

Është normale që çiftet të marrin inat njëri-tjetrin herë pas here. Por, kur gjërat marrin kuptim tjetër ose bëhen të pasjellshëm, mund të jetë një shenjë që partneri juaj po mendon të largohet nga ju.

 Një ndjeshmëri e shtuar ndaj gjërave të parëndësishme është se truri juaj po përpiqet të lidhë pikat midis emocioneve dhe sjelljeve të jashtme. Ju ndiheni të shkëputur … dhe kështu, në sajë të fuqisë së disonancës njohëse, ju duhet të sillni mendimet dhe ndjenjat tuaja në pah. Vëreni çdo detal të çmendur që partneri juaj bënë.

Çfarë duhet të bëni

Herën tjetër, kur partneri  juaj zgjedh një grindje të tillë duke përplasur enët, pyetni se çfarë nuk është në rregull. Kjo mund të hapë rrugën për një bisedë të sinqertë që mund të ndihmojë të zgjidhni problemet që keni.

4. Ata i vënë miqtë e tyre para juve

Çiftet duhet të kenë jetë jashtë marrëdhënies – miq, hobi, interesa, etj. Që nuk përfshijnë njëri-tjetrin. Është normale dhe e shëndetshme. Ajo që nuk është normale, megjithatë, është një partner i cili zgjedh miqtë e tij ose të saj para juve, gati 100 për qind të kohës.

Çfarë duhet të bëni

Lëreni partnerin tuaj të dalë dhe mos u mërzitni për këtë. Vetëm duke ikur një ditë nga njëri-tjetri do t’ju japë kohë më shumë për veten dhe ju bënë që t’iu merr malli për njëri-tjetrin. Nëse ju keni nevojë të qëndroni vetëm në një dhomë, kjo mund të jetë vërtet mashtrim.

5. Ata kurrë nuk ju thërrasin në telefon

Natyrisht, të gjithë e dimë se duhet më pak se tridhjetë sekonda për të dërguar një tekst dhe një minutë për të thirrur dikë t’i thoni tungjatjeta. Pra, nuk është mirë për marrëdhënien tuaj, kur partneri nuk interesohet për t’iu marrë në telefon.

Çfarë duhet të bëni

Mënyra më e mirë për të trajtuar këtë është të jeni i qartë për dëshirën tuaj për të pasur më shumë komunikim.

 Nëse ky person vlen për kohën tuaj, ata duhet të jenë të gatshëm t’iu dërgojnë një tekst ose t’iu thërrasin në telefon. Nëse nuk munden ta bëjnë këtë, më nuk mund të jenë  të rëndësishëm për juve.

6. Gjërat deken të çuditshme

Partneri juaj ka qenë në gjendje për të biseduar me orë të tëra. Tani, gjërat duken sikur bëhen me imponim. Çdonjëri ndihet papërshtatshëm dhe ka ‘arsye’ të vazhdueshme për të mos bërë gjëra së bashku. Nuk nevojitet një shkencëtar këtu për të parë se gjërat nuk po shkojnë mirë.

Çfarë duhet të bëni

Ndërroni gjërat dhe provoni një vend të ri për të dalur (në vend të atij restoranti që keni qenë të dy në 55,000 herë). Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të angazhuar dhe të interesuar, në vend që të mbështeteni në zakone dhe supozime të vjetra.

Është gjithashtu një iniciativë e shkëlqyeshme për të biseduar, ndërsa ju të dy së bashku shijoni një eksperiencë të re.

7. Ai ose ajo nuk flet për të ardhmen

Kur vjen puna te bisedimet për të ardhmen, partneri juaj duket se e sheh atë si më shumë individuale. Nëse favorizon përemrin ‘unë’ në vend se ‘ne’ dhe nuk dëshiron të planifikon me ju asgjë më shumë se brenda një muaji, atëherë ai ndoshta nuk po mendon të kaloj me juve një kohë të gjatë.

Çfarë duhet të bëni

Shihni nëse partneri juaj është serioz për disa gjëra, si takimi i prindërve tuaj ose shkuarja në një pushim të gjatë. Kjo mund t’u tregojë sa serioz e keni raportin në marrëdhënien tuaj. Dhe nëse kjo ndodh, kemi disa shkëndija pozitive për raportin tuaj.

8. Ju nuk ndiheni të mbështetur

Mbështetja e një partneri është e vështirë dhe do kohë. Pra, dikush që është gati për t’u larguar nga ju mund t’i duket e  pamundur të mbledh forcat për ta bërë këtë.

Çfarë duhet të bëni

Vazhdoni të mbështetni partnerin tuaj, pa marrë parasysh për çfarë. Kur partneri juaj është i stresuar, merrni në konsideratë ofrimin e mbështetjes në mënyrë aktive, në vend që të prisni që ata të vijnë tek ju. Duke treguar se jeni ende në dispozicion, pavarësisht nga gjendja aktuale, mund t’iu ndihmoj atyre të kuptojnë se çfarë kanë në krah.

9. Ata nuk duan t’i tregojnë gjërat

Jo të gjithë e ndiejnë nevojën për të shprehur haptazi raportin me juve, dhe kjo mund të jetë krejtësisht në rregull. Por ndonjëherë, ata që nuk e ndjejnë nevojën për këtë, mund ta kërkojnë fshehtas.

Çfarë duhet të bëni

Bisedoni me partnerin tuaj. “Shprehni pse është e rëndësishme për ju të pranoni statusin tuaj … në publik dhe si e vlerësoni marrëdhënien.Nëse ata nuk janë të gatshëm të kuptojnë këtë, ose po pretendojnë se gjërat janë më të zakonshme sesa janë në të vërtetë, mund të jetë koha te ecesh perpara.

10. Ata ju referohen si një “mik”

A ka diçka më të dhimbshme sesa të mos marrësh trajtimin e duhur të të dashurit apo të dashurës?

-Duke u quajtur një mik, sidomos nëse keni qenë në lidhje për një kohë. Kjo mund të nënkuptojë shumë gjëra – Partneri juaj nuk po merr seriozisht gjërat, ai ose ajo po i merr gjërat ngadalë, ose po humbet interesin. Mund të jetë e vështirë të thuhet, por është pothuajse gjithmonë e dhimbshme ta dëgjosh.

Çfarë duhet të bëni

Nëse nuk keni qenë krejtësisht të qartë për raportin tuaj, atëherë është koha për të folur. A dëshironi të konsideroheni më shumë se një mik? Tregoni atyre ashtu. Mund të jetë e vështirë ta bësh, por së paku do të të shpëtojë nga humbja e kohës.

11. Ti nuk je më prioritet

Cila është pikëpamja e kësaj? Mbi çdo gjë tjetër, ju doni të jeni prioritet në jetën e partnerit tuaj. Kur nuk është kështu, është një shenjë e madhe dhe e dukshme që ata ndoshta janë duke humbur interesin.

Çfarë duhet të bëni

Siç thashë më lart, mos u mërzitni për dikë që nuk është duke bërë përpjekje për juve. Kur të takoni personin e duhur, gjithçka do të jetë e lehtë, dhe ju do të jeni në mënyrë të qartë prioriteti kryesor i tij.

Mirëpo, është mirë të punohet për çështje të vogla dhe të bëni përpjekje të tejkaloni problemet. Por, për çdo gjë që ju përpiqeni, nuk e vendosni dot në binarë një marrëdhënie që vazhdimisht ka konflikte. Nëse është kështu, kaloni kohë me dikë që ua di vlerën më shumë.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në [email protected]