Lart

7 Fakte që Tregojnë se Jeni me Personin e Duhur edhe Pse Keni Mendime të Dyta

Jeta do të ishte shumë më e lehtë në qoftë se do ta dinit pa dyshim se personi që po takoni aktualisht është ai i duhuri për ju. Patjetër do t’ju shpëtonte vështirësitë e të humburit kohë dhe të thyerit e zemrës nga të gjithë partnerët e gabuar. Por meqenëse jeta nuk është aq e drejtpërdrejtë sa shumë prej nesh do të dëshironin që ajo të jetë, ju mund të keni nevojë të mbështeteni në shenja, logjikë dhe intuitë, për të përcaktuar nëse partneri juaj është me të vërtetë i duhuri për ju apo jo.

Aq sa e mrekullueshme sa mund të jetë marrëdhënia juaj, mendimet e dyta mund të të vijnë papritmas. Për shembull, mund të keni gjashtë muaj në marrëdhënien tuaj dhe të kuptoni se gjërat tashmë janë bërë “shumë të rehatshme”. Kur të ndodhë kjo, mund të pyesni veten mos ndoshta shkëndija është venitur shpejt për ndonjë arsye.

Këtu janë disa shenja që partneri juaj është me të vërtetë i duhuri për ju, sipas ekspertëve.

Partneri juaj kalon “Testin e Aeroportit”

Paramendoni se mendimet tuaja të dyfishta ju kanë shtyer drejt ndarjes me të dashurin tuaj. Tjetër, imagjinoni ta braktisni të dashurin tuaj në aeroport, duke e ditur se po e dërgoni diku larg dhe se kurrë nuk do të shihni ose dëgjoni prej tij/saj përsëri. Thellësisht imagjinoni këtë dhe kushtoni vëmendje ndjenjave fizike që lindin në trupin tuaj. A ndiheni të trishtuar, të shkatërruar, dhe ndodhta edhe në panik? Apo ndiheni të lehtësuar, të lumtur apo shumë ambivalent?

Kur e imagjinojmë një të ardhme që nuk e përfshin këtë person, ne mund të mbledhim të dhëna për mënyrën se si ndihemi me të vërtetë në lidhje me këtë person. Këto ndjenja, të kombinuara me vetë-reflektim të kujdesshëm, kohë, dhe punë mbi çdo faktor të brendshëm ose të jashtëm që ju ose ata mund të kontribuojnë në pakënaqësitë e marrëdhënies, mund të jenë të fuqishme për t’ju ndihmuar të punoni për çdo pyetje dhe dyshim që keni rreth marrëdhënies.

Ju ndiheni plotësisht të sigurt me partnerin tuaj

Është kaq e lehtë të kesh mendime të dyta për partnerin tënd kur sapo ka përfunduar koha e muajit të mjaltit dhe ndiheni sikur ju tashmë dini gjithçka që duhet të dini për partnerin tuaj. Në një moment në një marrëdhënie, të gjithë mund të pyesin veten nëse po sistemohen ose nëse mund të gjejnë më mirë. Por nëse i besoni me gjithë zemër dhe ndiheni krejtësisht të sigurt në marrëdhënie, ai/ajo mund të jetë më I miri për ju. Marrëdhënia juaj mund të mos jetë aq e nxehtë ose mund të mos i shihni më gjërat sy për sy, por për sa kohë ekziston një “themel i fortë besimi”.

Nuk mund të veçosh gjërat që shkojnë keq në marrëdhënien tënde

Kur keni mendime të dyta për partnerin tuaj, ajo mund të mos ketë asgjë të bëjë me ta fare. Mendimet janë gjëra që i themi vetes. Mendimet tona pasqyrojnë besimet tona. Mendimet janë gjëra që i themi vetes dhe fuqimisht ndikojnë se si interpretojmë sjelljet e të tjerëve dhe pritshmëritë tona. Për shembull, mund të mendoni vetmevete. Partneri im nuk bën më shumë përpjekje për romancë. Marrëdhënia jonë është në rënie. Por cilat janë disa nga mënyrat me anë të të cilave partneri juaj bën përpjekje në marrëdhënie? Nëse ai u’a bën kafenë në mëngjes mund të mos duket si një gjest romantik, por disa njerëz do të kishin dashur nëse partneri i tyre do të bënte këtë. Pra, nëse uleni dhe krahasoni me të vërtetë mendimet tuaja të dyta në lidhje me marrëdhënien tuaj me realitetin e gjërave dhe shihni se marrëdhënia juaj është në të vërtetë mjaft solide, kjo është shenjë e mirë. Siç thotë Dr. Forshee, është gjithmonë e rëndësishme të kontrolloni veten pasi mendimet tuaja nuk mund të jenë në përputhje me realitetin e vërtetë të asaj që po ndodh aktualisht.

Ju jeni të gatshëm të punoni për marrëdhënien

Uljet dhe ngritjet në marrëdhënie janë të natyrshme, dhe në përgjithësi, është lidhja emocionale ajo që ka rëndësi. Pra, nëse ende jeni të gatshëm për të punuar për ta bërë marrëdhënien tuaj të zgjasë dhe ju ende shikoni një të ardhme të lumtur me ta, partneri juaj mund të jetë “I duhuri”. Nëse nuk jeni i sigurt, bisedoni me ta. Flisni për shqetësimet dhe frikën tuaj dhe shihni nëse mund t’i bëni gjërat të funksionojnë.

Ju nuk keni frikë të keni mospajtime me njëri-tjetrin

Ju mund të keni mendime të dyta në lidhje me marrëdhënien tuaj nëse e gjeni veten duke mos u pajtuar me partnerin tuaj. Por është e rëndësishme të ndërmerrni një hap prapa dhe të mendoni me të vërtetë se për qfarë janë këto mosmarrëveshje. Është normale të keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Nëse këto mosmarrëveshje kthehen në luftime intensive apo argumente, atëherë duhet ta rishikoni statusin e marrëdhënies tuaj. Një nga “shenjat më të sigurta se jeni me personin e duhur” është të keni aftësinë të bieni dakord të mos pajtoheni dhe të mos mbani inat për shkak të saj. Nuk është e lehtë të mos pajtoheni dhe të mbani dashurinë e pakushtëzuar sepse ne jemi të prirur natyrshëm që t’i imponojmë mendimet dhe ndjenjat tona mbi të tjerët.

Ju krijoni një ekip të mrekullueshëm

Konkurrenca me partnerin tuaj mund të jetë argëtuese dhe për disa çifte mund të mbajë marrëdhënien e tyre të zjarrtë dhe interesante. Por kur jeni me të duhurin, nuk ka nevojë për konkurrencë. Një marrëdhënie është se si dy identitete të pavarura bashkohen për të formuar një njësi [më të fortë]. Është thelbësore që ju dhe partneri juaj të mund të punoni së bashku. “Pra, nëse ju dhe partneri juaj jeni  një ekip dhe pikat e forta dhe të dobëta plotësojnë njëra-tjetrën, kjo është një shenjë vërtet e mirë që marrëdhënia juaj është e drejtë. Kjo do të thotë që ju jeni të pajisur për çfarëdo që jeta do të hedhë në rrugën tuaj.

Partneri juaj nuk ka frikë të jetë i ndjeshëm me ju

Kur ne nuk shpenzojmë kohë dhe energji për të njohur plotësisht partnerin tonë përpara se të përkushtohemi ndaj tyre, mund të gjejmë veten duke pasur mendime të tjera. Komunikimi është i rëndësishëm në çdo marrëdhënie. Është me të vërtetë e vështirë të planifikosh një të ardhme me dikë që nuk mund të jetë i ndjeshëm ose nuk mund të hapet para jush. Pra, nëse partneri juaj është rehat duke qenë vetvetja pranë jush dhe ata mund të bisedojnë me ju për ndonjë gjë dhe gjithçka, ata mund të jenë i duhuri për ju. Nëse arsyeja pas mendimeve tuaja të dyta është paaftësia e partnerit tuaj për t’u hapur, jepni pak kohë. Jini të durueshëm me njëri-tjetrin. Çdo marrëdhënie ka nevojë për shtrëngim përgjatë rrugës, prandaj mos u dorëzoni para kohe. Ju mund të jeni në një marrëdhënie të shëndetshme që evoluon sikurse edhe ju të dy.

Përsëri, të kesh mendime të dyta është plotësisht normale. Duhet të shqetësoheni vetëm nëse kjo gjë ju mbanë zgjuar gjatë natës dhe ju shkakton shqetësime emocionale. Ndonjëherë mendimet dhe pritshmëritë tuaja mund të marrin më të mirën prej jush. Por nëse mund të hapeni ndaj partnerit tuaj rreth mënyrës se si ndjeheni mund të bëjë mrekulli për marrëdhënien tuaj.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në [email protected]