Lart

8 Këshilla për të Qenë më Pak Xheloz në Lidhje dhe të Ndiheni më të Sigurtë

 

Një grimcë xhelozie në një marrëdhënie mund të mos jetë punë e madhe, por çfarë ndodh kur xhelozia fillon të marrë lidhjen? Nëse je dikush që ka tendencë të jetë ultra xheloz, ti e di se çfarë dua të them këtu. Unë kam grumbulluar disa këshilla për të qenë më pak xheloz në marrëdhënien tuaj në rast se je një nga lexuesit që duket që nuk mund të kalojë këtë emocion. Nëse ju ha në brendësi, le të flasim për disa mënyra për ta ndaluar atë.

Xhelozia është normale në raste të caktuara, por kur xhelozia na shkakton të fillojmë të gabojmë ose të sfidojmë mund të bëhet problematike. Problemi kryesor është se shumë herë njerëzit nuk dinë të menaxhojnë me sukses emocionin – kështu që nëse fillon të dalë jashtë kontrollit – mund të bëhet i padurueshëm. Megjithatë, nuk duhet të ndodhë në këtë mënyrë. Ka shumë mënyra përreth emocioneve dhe kjo fillon duke qenë i sinqertë me veten përse ndjeheni në këtë mënyrë, dhe mbani mend që të mbani komunikim të hapur dhe të sinqertë me partnerin tuaj. Këtu janë 8 këshilla për të qenë më pak xheloz në marrëdhënien tuaj.

8 Këshilla për të Qenë më Pak Xheloz në Lidhje dhe të Ndiheni më të Sigurtë

  1. Merrni në konsideratë pasiguritë tuaja personale dhe përpiquni t’i largoni ato

Shumë herë nën ndjenjat tona të xhelozisë në një marrëdhënie janë pasiguritë tona – dhe kjo mund të jetë ose pasigurie personale që keni ndaj vetes, ose ndoshta pasiguri që ndjeni kur krahasoni veten me të tjerët. Pra, nëse në jetën e të dashurit/dashurës tuaj ekziston një person tjetër i veqantë ndaj të cilit gjithmonë ndiheni xheloz, mos e përcjellni faqen e tij/saj të Instagram-it në çdo moment të lirë dhe krahasoni veten me këtë person. Krahasimet e vazhdueshme nuk janë vetëm të panevojshme; ato gjithashtu mund të përfundojnë duke ju ngrënë të gjallë.

  1. Konsideroni se prej nga vijnë problemet tuaja me besimin

Përtej këtyre pasigurive që kemi diskutuar, ndoshta mund të ketë çështje të tjera me të cilat po ballafaqoheni brenda vetes që mund t’ju bëjnë të ndiheni dhe të veproni në mënyrë xheloze. Mendoj se është e domosdoshme të kuptoni arsyet themelore për xhelozinë tuaj dhe se çfarë po e shkakton atë. Ndonjëherë ne jemi të prekur nga përvojat e fëmijërisë ose marrëdhëniet e fundit intime. Për shembull, nëse jeni tradhtuar në një marrëdhënie të mëparshme, tani mund të mendosh se marrëdhënia juaj e tanishme do të jetë përsëritje e saj. Duke e ditur se prej nga vijnë problemet tuaja të besimit mund të të ndihmoj të rritesh “.

  1. Jepini atij ose asaj lirinë e tyre

Baza e një marrëdhënieje të fortë është t’i jepni njëri-tjetrit liritë që ju nevojiten dhe meritoni. Patel shkroi një artikull të Huffington Post mbi pushtimin e xhelozisë dhe sugjeroi që të mos ketë “rregulla” për të dashurit tuaj që diktojnë lirinë e tyre – dhe në këtë mënyrë – diktojnë edhe lirinë tuaj. Duke pasur shumë kufizime në fund të fundit mund të ju largojë më shumë dhe të kultivoj më shumë xhelozi. Ky nuk është lloji i marrëdhënies që ju lejon të ndiheni të hapur dhe të lidhur.

  1. Jini të hapur dhe të sinqertë me të dashurit tuaj rreth ndjenjave tuaja

Nëse kohët e fundit jeni pushtuar nga xhelozia, mund të jetë koha që të keni një bisedë të hapur dhe të sinqertë me partnerin tuaj rreth asaj se si ndiheni dhe cila mund të jetë arsyeja që ndjeheni në këtë mënyrë. Mos harroni të shprehni ndjenjën tuaj pa e fajësuar palën tjetër, dhe duke treguar në mënyrë specifike se çfarë është ajo që ju bën të ndiheni xheloz. Blogu rekomandoi të mbani qetësi gjatë bisedës – kjo duhet të jetë më shumë një diskutim shprehës sesa një argument i furishëm.

Kur filloni të vëreni ndjenjat e xhelozisë, bisedoni me partnerin tuaj përpara se mendimet tuaja negative të ju vërshojnë. Të qenit i qartë rreth ndjenjave tuaja mund të ndihmojë partnerin tuaj të kuptojë se çfarë po ndodh me ju dhe përse ndjeheni në këtë mënyrë. Me shpresë, partneri juaj do të ju ndihmojë në reduktimin ose zhdukjen e ndjenjave të xhelozisë së bashku.

  1. Bisedojeni me një shok

Miqtë tanë të ngushtë ekzistojnë për një arsye – të jenë aty për ne kur ne kemi nevojë për të. Përdorni këto miqësi në avantazhin tuaj dhe bisedoni për çështjet tuaja të xhelozisë me dikë që mund të ofrojë një perspektivë të jashtme për atë që po ndodh. Është e rëndësishmë që t’i diskutoni këto problem edhe me partnerin tuaj.

  1. Veproni nëse me të vërtet po ndodh diçka

Në skenarin më të keq, i dashuri/e dashura juaj është duke ju tradhtuar mbrapa shpinës. Nëse ka dëshmi të vërteta se xhelozia juaj po ndodh për një arsye të vlefshme, është e rëndësishme të veproni. Nëse partneri juaj është me të vërtetë duke ju tradhëtuar, duhet të përqendroheni në atë që duhet të bëni në lidhje me marrëdhënien në kuptim të tejkalimi të asaj apo të ndaheni, në vend që të përqendroheni në xhelozinë tuaj.

  1. Konsideroni mënyrat se si xhelozia po ndikon negativisht tek ju

A po ju bën xhelozia person më negativ? A jeni aq ziliqare që papritmas e gjen veten duke përçmuar të gjitha gratë e tjera rreth jush? A jeni e hidhur gjatë gjithë kohës? EverydayHealth thotë që të reflektoni se si xhelozia po ndikon negativisht tek ju si individ. Duke e ditur plotësisht mënyrën se si po ju ndryshon xhelozia dhe si po ju bën të sjelleni dhe të ndjeheni, mund të jeni më të prirur të dëshironi të zvogëloni xhelozinë dhe të përpiqeni ta tejkaloni problemin.

  1. Fokusohuni në të mirat dhe në të këqijat

Gjëja më shliruese që mund të bëni në një marrëdhënie është që të mos shqetësoheni për gjërat që mund të shkojnë keq dhe të përqendroheni në atë që po shkon mirë. Për shembull, vendosni vëmendjen tuaj në gjërat që partneri juaj bën për të cilat ju jeni mirënjohës dhe përkujtoni veten çdo ditë që jeni më shumë se sa që duhet për partnerin tuaj.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com