Këshillat më të Mira që Ju Duhen Burrave në Takimin e Parë (Nga Një Grua)
Takimi i parë mund të jetë paksa i ndërlikuar. Çfarë duhet të vishni? Ku duhet të takoheni? Çfarë duhet të thoni? Kush duhet të paguajë? Sa shpejt pas takimit duhet t’i telefononi? Me kaq shumë pyetje, është e vështirë të përqendroheni për ta njohur personin me të cilin keni pirë kafe. Këtu do të gjeni disa këshilla takimesh për meshkujt në lidhje me atë se si t’i njoftoni gratë (nëse veç jeni duke kaluar në këtë fazë).
Përshtypjet e para janë gjithmonë të rëndësishme
Xhinset tuaja të grisura mund t’ju sjellin fat, por mbani mend një gjë, kjo do të jetë përshtypja e parë që do t’i lini personit që keni takuar. Kurrë mos pretendoni të paraqiteni dikush tjetër nga ajo qe jeni, një vajzë mund të dëshirojë t’ju shohë që krenoheni me pamjen tuaj. Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë që ju duhet të visheni me kostum elegant, por mjafton të keni bërë dush, të jeni kujdesur për mjekrën tuaj dhe të keni veshur diçka të përshtatshme, e të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të impresiononi personin me të cilin keni dalur dhe të filloni me këmbë të mbarë. Tani, e tëra që ju duhet është të arrini me kohë.
Caktoni vendtakimin në një ambient që do të ndiheni rehat
Takimi i parë mund të jetë një përvojë jo e mirë. Nëse ajo ju kërkon të përcaktoni vendin se ku do të takoheni, ndihmoni duke propozuar të takoheni në ndonjë vend të njohur për të. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.Gjithashtu, mos shkoni në barin e njëjtë që e vizitoni çdo të shtunë në mbrëmje, pasi që prania e shokëve mund t’ju bëjë të pavëmendshëm në takimin tuaj të parë.
Kini vetëbesim
Përveç se vetëbesimi është tërheqës – entuziazmi do t’ju bëjë të shkëlqeni. Nëse jeni paksa i turpshëm, mundohuni të largoni paksa turpin duke biseduar me njerëz që nuk i njihni. Ose, ndërsa jeni në takim, flisni për diçka që ju jeni entuziast, si p.sh ndonjë hobi. Ajo do të ndiejë vetëbesimin tuaj ndërsa ju flisni me pasion për këtë. Shumë njerëz mund të jenë të turpshëm për shkak të pamjes së tyre.Ndoshta nuk jeni 2 metra i gjatë dhe me muskuj të tonifikuar të barkut, por më tërheqëse për një grua është kur ju tregoni se jeni të kënaqur me pamjen tuaj dhe jeni të lumtur për këtë që jeni.
Mos i bisedoni të gjitha
Në takimin tuaj të parë, sigurohuni që të mos i bëni të gjitha bisedat. Nëse ky takim shkon mirë, do të ketë shumë mundësi për të ndarë historitë tuaja në të ardhmen. Mos u shqetësoni nga heshtja gjatë takimit, vazhdoni rrjedhën e bisedës duke vazhduar me pyetje. Dëgjimi poashtu është i rëndësishëm, pasi tregon se jeni të interesuar për atë që ajo ka për të thënë.
Krijoni atmosferë gjatë bisedës
Mundohuni të bëni një bisedë të këndshme. Në takimin tuaj të parë, nuk duhet të thelloheni në bisedë duke pyetur përse nuk jeni i kënaqur me punën tuaj apo çështje të ngjashme. Po, nganjëherë duhet të jeni serioz, por në fazat e hershme të takimit, duhet të argëtoheni paksa.
Shmangni bisedën për ‘ish-të dashurat’
Të flisni për të kaluarën tuaj është situatë e rrezikshme. Është më mirë të qëndroni larg këtyre temave. Ka të ngjarë që të ndiheni çuditshëm me njëri-tjetrin. Nëse personi me të cilin keni dalur ju pyet gjëra të tilla, përpiquni të jepni përgjigje të shkurtra (pa u dukur i dyshimtë). Tregoni asaj që e kaluara juaj është veç një histori dhe se doni të kaloni kohën tuaj me të dhe ta njihni më mirë.
Fikni telefonin tuaj
Nuk ka asgjë më të bezdisshme se zilja e telefonit gjersa përpiqeni të kaloni kohë cilësore me miqtë, dhe kjo është po aq irrituese në një takim. Mos e lini telefonin vetëm silent ose në vibrim, pasi mund t’ju pengoj. Fikni plotësisht telefonin tuaj. Nëse ajo e di se ju keni fikur telefonin tuaj për t’u përqëndruar tërësisht në takim, ajo do të vlerësojë që jeni duke shpenzuar kohën për t’u angazhuar plotësisht me të.
8.Bëjeni të ndihet e barabartë me juve
Pa marrë parasysh se a jeni duke dalur me një feministe apo jo, shumica e grave do të ndihen sikur po ju bëhet e padrejtë. Mund të jetë e rëndësishme që ta njoftoni atë në fillim të takimit tuaj, ashtu që të dy të ndiheni të barabartë. Në fazat e hershme të njoftimit, ju doni që ajo të kalojë kohë me juve për shkak se i pëlqeni, jo sepse i detyroheni për diçka.
Mos lejoni të pres gjatë
Nëse nuk doni një takim të dytë, mos thuani se do ta telefononi. Ju do të përfundoni duke u ndier keq dhe ajo mund të ndihet e lënduar. Thjesht thuaj, “Kam kaluar mjaft mirë sonte”. Nëse doni ta takoni përsëri, mos luani lojëra. Po, në filma gjithmonë e lënë njëri-tjetrin të presë disa ditë për të kontaktuar, por kjo është jeta reale. Nëse nuk e kontaktoni brenda pak ditësh, do të duket sikur nuk po interesoheni, apo se nuk keni kaluar mirë. Sa më shpejt t’i tregoni asaj se si jeni ndjerë, aq më mirë.
Merrni këshilla nga një mikeshë e juaja
Takimi i parë nuk është diçka që mësohet në shkollë, ne thjeshtë duhet ta përjetojmë për të parë se si shkon. Por, nëse po kërkoni të përmirësoni aftësitë tuaja gjatë takimeve, pse të mos flisni me një mike tuajën. Diskutoni takimin tuaj të fundit, ku keni shkuar, çfarë keni bërë dhe për çfarë keni biseduar. Gjithkush ka mendime të ndryshme, por mund të ndihmojë për t’ju dhënë disa këshilla të dobishme se si të jeni më mirë në takimet tuaja të ardhshme.