Lart

Tri Arsyet më të Mira që të Ndaloni së Fajësuari Partnerin Tuaj

Kur ishte hera e fundit që fajësimi i partnerit tuaj solli ndonjë gjë tjetër përveç përshkallëzimit të emocioneve negative? Edhe kur është me të vërtetë faji i tij ose saj, zgjedhja për të mos fajësuar bashkëshortin tuaj ofron përfitime afatshkurtra dhe afatgjata. Në afat të shkurtër, ju shmangni skena të shëmtuara, zemërimin e çastit dhe keqardhjen. Në afat të gjatë, ju ndërtoni vetë-përgjegjësinë. Këtu janë parashikimet e tre arsyeve më të mira për të ndaluar fajësimin e bashkëshortit tuaj:

 

  1. Fajësimi i shkakton partnerit tuaj anksiozitet, zemërim dhe ndjenjën e turpit si të ishte fëmijë. Pra, pse nuk do të reagonte ai ose ajo si një fëmijë?
  2. Fajësimi pasqyron pritjet tuaja joreale.
  3. Gabimi vjen nga papjekuria juaj emocionale.

Ndaloni Fajësuari Partnerin

Përfitimet afatshkurtra

Arsyeja # 1 – Ju mund të shmangni reagimet e ngjashme  me të një fëmije

 

Duke marrë parasysh se fajësimi i bashkëshortit / es tuaj shkakton ndjesi të tillë sikur raporti në marrëdhëniet prind / fëmijë,  vlen të theksohet analogjia si “pirja e duhanit vret njerëzit”:

Të dyja janë  mirë të shtjelluara në literaturën psikologjike / mjekësore;

Të gjithë e dinë këtë;

Njerëzit që kanë më shumë nevojë për të ndryshuar sjelljen, nuk duan t’ia dinë.

Vetëm qeniet njerëzore reagojnë me ndjenja negative kur ndihen të kërcënuar. Truri i një fëmije, një prind të zemëruar dhe ndëshkues, e interpreton si kërcënues të mbijetesës së  tij. Një i rritur me përvoja kërcënuese nga fëmijëria asocion (megjithëse, ndoshta, jo me vetëdije) një bashkëshort të zemëruar, të cilit i duhet ndryshim i sjelljes,. Në shumicën e rasteve, natyrisht, ndërveprimet me bashkëshortët përshkruhen më së miri si ego-kërcënuese.

 

Fakti kryesor:
Mos harroni, truri juaj nuk e di dallimin në mes kërcënimeve për jetën dhe kërcënimit të ego-së. Çfarëdo lloj kërcënimi konsiderohet kërcënim për jetën. Nëse dëgjoni një shpërthim apo ju bien çelësat në tualet, reagimi i menjëhershëm i trurit tuaj është i njëjtë.

Pastaj kur mendja juaj e rritur mendon – “Kjo është e tmerrshme, nuk mund ta përballoj këtë!” – truri juaj sinjalizohet  për të tajuar akoma hormone të ndjenjës sikur ballafaqohemi me diçka të frikshme ose kur flutorojmë me aeroplan. Nëse jeni fajësuar, ka shumë të ngjarë që të përjetoni një kërcënim për egon tuaj – paqen e mendjes, dëshirën për barazi ose respekt, ndjenjën e drejtësisë. Nëse jeni duke fajësuar, shkaktohen situata që asociojnë potencialisht kërcënim për jetën, të ruajtura në amigdalë dhe në hemisferën e djathtë. Epo, e sheh se ku po shkoni: Truri i dy të rriturve interpreton situatat kërcënuese të ego-së si kërcënim për jetën dhe reagojnë në përputhje me rrethanat.

Antidot:

Zgjidhni për të komunikuar si të rritur. Në vend që të flisni si një prind i zemëruar apo një fëmijë që mbron veten, flisni me partnerin tuaj siç i flisni një miku. Udhëhiqeni trurin tuaj, siç bëni kur ndërveproni me miqtë, për të penguar emocionet negative dhe për të gjeneruar përgjigje racionale.

Përfitimet afatgjata

Arsyet # 2 & # 3 – Ju mund të shfrytëzoni një mundësi për të praktikuar vetë-përgjegjësinë

Nëse ideja për të praktikuar vetë-përgjegjësinë në marrëdhëniet romantike është e re për ju, këtu është një përshkrim i shpejtë i konceptit. Kënaqësia e marrëdhënieve tuaja, pritjet dhe reagimet emocionale nuk janë përgjegjësi e bashkëshortit tuaj. Ju jeni përgjegjës për atë që mendoni, si ndiheni dhe si silleni.

Edhe në qoftë se sjellja e bashkëshortit tuaj duket se është e gabuar, fajësimi reflekton pritjet tuaja jorealiste. Nëse nuk jeni të lumtur me bashkëshortin tuaj, shqyrto pritjet tuaja. Edhe nëse pritjet tuaja duken të arsyeshme dhe pesëdhjetë miq dhe anëtarë të familjes pajtohen me ju, duke u kapur ndaj pritjeve konvencionale përballë mungesës së vullnetit të partnerit për të ndryshuar, kjo vetëm se ushqen pakënaqësinë.

 

Edhe nëse sjellja e bashkëshortit tuaj duket jo me vend, fajësimi vjen nga papjekuria juaj emocionale. A e dini se pjekuria emocionale nuk vjen automatikisht me moshën? Sipas zbulimeve të shekullit të 21-të në lidhje me zhvillimin e trurit, truri ynë nuk është plotësisht i lidhur për funksionet kyçe të pjekurisë emocionale ( ndalimi i emocioneve negative, gjykimi, mendimi racional) – derisa të jemi 25-26 vjeç.

Mund të marrim përgjegjësitë e jetës së të rriturve – të zgjedhim një partner jetësor, të fitojmë para, të çojmë përpara edukimin tonë, të rritim fëmijët, të kursejmë për të dalë në pension – pa qënë apo të bëhemi të pjekur emocionalisht. Ashtu si çdo aftësi tjetër me të vërtetë e vlefshme e jetës, fitimi i pjekurisë emocionale kërkon vendosmëri dhe praktikim.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com