Lart

7 Shprehitë e Çifteve me Martesë të Lumtur

Të thuash “Po, pranoj” është pjesa më e lehtë. Këtu, këshilla inspiruese dhe mendime rreth asaj se çfarë e bën një çift të lumtur, nxjerrë nga Libri i Martesës (The Marriage Book), redaktuar nga (burrë e grua, sigurisht) Lisa Grunwald dhe Stephen Adler.

 

Ata janë falenderues

LETRA E WINSTON CHURCHILL PËR CLEMENTINE CHURCHILL, 1948

Churchilli e shkroi këtë letër në përvjetorin e dyzetë të çiftit.

E dashura ime,

Po ta dërgoj këtë shenjë, por sa pak mund ta shpreh mirënjohjen time për ty që ma ke bërë jetën dhe çdo punë që e kam bërë të mundur, dhe që më ke dhënë kaq shumë lumturi në një botë aksidenti dhe stuhie.

I dashuri dhe i përkushtuari,
Burri yt

 

Shorehite per martese te lumtur

Ata falin dhe harrojnë

OGDEN NASH “NJË FJALË PËR BURRAT,” 1931

Ogden Nash (1902-1971) nuk ishte gjithmonë kaq ekonomik në vargjet e tij, por ishte shpesh kaq i hapur.

Për ta mbajtur martesën tuaj të mbushur, Me dashuri në kupën e dashurisë, Kurdo që jeni gabim, pranojeni; Kurdo që keni të drejtë, heshtni.

 

Ata janë nxitësi i njëri-tjetrit

HENRY NEUMANN RINIA MODERNE DHE MARTESA, 1928

Henry Neumann (1882-1966) ishte një udhëheqës i Shoqërisë për Kulturë Etike, një lëvizje e themeluar më 1879 nga Felix Adler mbi parimin se etika është e pavarur nga teologjia.

Zhgënjimi, sigurisht, vije me kalimin e kohës. Nuk ka qenie të pjekura të përsosura. Herët apo vonë, dobësitë do të njihen. Por, në shumicën e njerëzve gjendet një vete më e mirë, të cilën vetja e gabueshme e fshehë; dhe privilegji më i madh i jetës si i martuar është të jesh ai që e ndihmon tjetrin gjithnjë e më shumë për t’i bërë drejtësi asaj mundësie më të mirë.

 

Ata janë realist

L. MENCKEN NJË LIBËR BURLESKE, 1916

Bëni një mesatare mes asaj se çfarë një femër mendon për burrin e saj një muaj para martese dhe çfarë mendon për të një vit më pas, dhe ju do të keni të vërtetën në një formë shumë të dobishme.

 

Ata kanë besim të plotë në njëri tjetrin

ELBERT HUBBARD DASHURIA, JETA DHE PUNA, 1906

Janë gjashtë kërkesa në çdo martesë të lumtur; e para është besimi dhe pesë të tjerat janë vetëbesimi.

 

Ata pranojnë dallimet e njëri-tjetrit

SAMUEL TAYLOR COLERIDGE TABLE TALK, 1824

Ju mund të mbështeteni nga ajo, se një kontrast i lehtë në karakter është shumë thelbësor për lumturinë në martesë.

7 Shprehitë e Çifteve me Martesë të Lumtur

Ata e dinë se martesa është një punë në progres

MARK TWAIN NOTEBOOK, 1894

Samuel Clemens ishte i martuar për njëzet e katër vite kur e shkroi këtë në fletoren e tij.

Dashuria duket më e shpejta, por është më e ngadalta e të gjitha rritjeve. Asnjë burrë apo grua nuk e di vërtetë se çfarë është dashuria e përsosur deri kur të jenë të martuar për një gjysmë shekulli.

 

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com