Këto janë Moshat më të Mira (dhe të këqija) për tu Martuar
Të gjeturat e reja konfirmojnë njërën pjesë të mençurisë konvencionale, por e përmbysin tjetrën.
A po mendoni të martoheni? Si mund ta dini se martesa juaj do të zgjasë? Ju mund të vlerësoni një list të gjatë të kritereve të pajtueshmërisë – apo ju thjeshtë mund të merrni parasysh se sa të vjetër jeni. Mosha juaj se kur martoheni çuditërisht zbulon mundësinë tuaj për divorc, edhe pse jo në mënyrën se si ekspertët kanë menduar më parë.
Ka një pikëpamje të vjetër se njerëzit që martohen më vonë në jetë kanë tendencë të kenë martesa më të qëndrueshme. Martesa si adoleshent, sipas këtij mendimi, është më i rrezikshmja dhe më i parashikueshmja për divorc.
Kjo ka kuptim, apo jo?
Nëse jeni i ri, ju ndoshta jeni të varfër financiarisht dhe të pasigurtë rreth të ardhmes suaj profesionale; ka të ngjarë të keni edhe trysni të lidhura me moshën nga familja, miqtë, puna dhe shokët. Dreq, truri juaj madje nuk është ende plotësisht i zhvilluar. Në krye të kësaj, shumë adoleshentë janë të papërvojë kur vjen puna për t’u ballafaquar me sfidat e marrëdhënies. Është thjeshtë e vështirë të martoheni në një moshë shumë të re.
Trendet statistikore sugjerojnë se është më mirë të prisni disa vite: Divorci është 50% më pak i mundshëm për dikë që është 25 vjeçar kur martohet, krahasuar me dikë që martohet në moshën 20 vjeçare. Deri më tani, kjo rënie dramatike është parë si fillimi i një rënie që vazhdon të ulet, megjithëse me një ritëm më të ngadalshëm, gjatë viteve të 20-ta, 30-ta dhe më tej.
Ideja se të martuarit në moshë më të vjetër është më pak i parashikueshëm për divorc ka gjithashtu kuptim: Është e mundëshme që çiftet janë më të qëndrueshme financiarisht, kanë një ndjenjë më të qartë rreth vetës dhe qëllimeve si dhe kanë kaluar mjaftueshëm kohë në takime për ta ditur se çfarë dëshirojnë ata në të vërtetë.
Çfarë po ndodh tani?
Hulumtuesi sociologjik Nicholas Wolfinger ka zbuluar një realitet të ri befasues:
Analiza e tij e fundit e të dhënave prej vitit 2006 deri 2010 në Studimin Kombëtar të Rritjes Familjare zbulon se martesa pas mesit të viteve të 30-ta është në faktë më e rrezikshme se sa martesa në fund të viteve të 20-ta – dhe se mosha më e mirë për t’u martuar duket të jetë mes viteve 28 dhe 32. Përpara kësaj moshe, shkalla e divorcit shkon duke rënë; pas kësaj moshe, shkalla e divorcit fillon të ngritet sërish.
Pse është kjo? Wolfinger nuk mund ta thotë me siguri. Por, sa i përket modelit, ai pohon se “ekzistenca e tij është përtej pyetjes”. Kur ai përsëriti gjetjen duke përdorur të dhënat nga viti 2011 deri 2014 të NSFG, u shfaq i njejti trend.
Pas pesë viteve martesë, çiftet e martuara si adoleshentë kanë një rrezik prej 38% për t’u divorcuar; ato në të njëzetat e herëshme janë gjithashtu shumë të cenueshme (27%), por pastaj ka një rënie të fortë për çiftet e martuara në mes të moshës 25 deri 29 vjeç (14%) dhe 30 deri 34 vjeç (10%).
Përsëri, çiftet e martuara në mesin e viteve të tyre të 30-ta panë një rritje të rrezikut për divorc: Çiftet e martuara për herë të parë në moshën 35 vjeçare apo më shumë kanë pasur një rrezik prej 17% për t’u divorcuar gjatë pesë viteve të para të martesës.
Wolfinger ka kontrolluar një varg ndryshoresh demografike dhe prapë gjeti prova se në botën e sotme, martesa para viteve të 20-ta apo pas mesit të viteve të 30-ta është e lidhur me një shkallë më të lartë të divorcit.
Ai spekulon se vetë-përzgjedhja është pjesë e shpjegimit të këtij realiteti të ri: Njerëzit që presin deri në mesin e viteve të 30-ta për t’u martuar sot, në përgjithësi nuk janë duke u martuar për qëndrueshmëri financiare – që zakonisht përforcohet në të 30-tat e herëshme – dhe mund të jenë thjeshtë më pak të prirur për të pasur sukses në martesë.
Dhe ndoshta opsionet si bashkëjetesa pa martesë janë duke e zvogëluar grupin e njerëzve mbi 30 vjeç të përshtatshëm për martesë, të cilët do të kishin sukses në marrëdhënie të përkushtuara. Spekulimi i Wolfingerit nuk është pa përjashtime, por mund të pasqyroj një trend në mesin e individëve martesa e parë e të cilëve ndodh pas moshës 35 vjeçare.