Lart

Gabimet më të Mëdha që Njerëzit Bëjnë Kur Zgjedhin Partnerin e Jetës

Kur jeni beqar, bëheni të frustruar, shpesh mund të ndiheni sikur çiftet përreth jush kanë zbuluar sekretin e martesës së lumtur. Ju mund të shikoni njerëzit që janë të lumtur në martesë me zili dhe çuditeni se si njerëzit në martesat e pakënaqura përfunduan ashtu. Zgjedhja e një partneri jetësor është një detyrë e frikshme dhe e ndërlikuar. Ajo mund të përcaktojë gjendjen tuaj të përhershme të lumturisë ose pakënaqësisë për vitet që do të vijnë.

Gabimet Kur Zgjedhin Partnerin

Këtu janë disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit me vetëdije ose pa vetëdije ndërsa marrin një nga vendimet më të mëdha të jetës së tyre:

  • Njerëzit shpesh nuk e dinë se çfarë duan nga një marrëdhënie:

Mund të jetë e vështirë të dini se çfarë kërkoni saktësisht nga një marrëdhënie kur nuk keni qenë në shumë marrëdhënie serioze dhe keni mungesë eksperience për të gjykuar se çfarë duan vërtet nga një marrëdhënie. Në një studim në të cilin takuesit e shpejtë u morën në pyetje në lidhje me preferencat e tyre në marrëdhënie, mund të shihej se shumica e tyre në fakt preferonin gjëra të ndryshme në një situatë reale sesa nga ajo që thanë.

Si një person beçar, është vërtet e vështirë të dihet se cilat janë nevojat tuaja në një marrëdhënie. Pra, është e lehtë për ju që të zgjedhni një partner jetësor kur mendoni se doni një gjë, por në të vërtetë, doni ndonjë gjë tjetër.

  • Shoqëria përcakton precedentët e gabuar:

Shoqëria na mëson të vendosim shumë besim në romancë. Ndërsa bëni ndonjë vendim tjetër për jetën, le të jetë ajo zgjedhja e një karriere ose fillimi i një biznesi të ri, inkurajoheni të keni një plan të menduar mirë. Hulumtimi dhe analiza e performancës tuaj duket të jetë ide e mirë për të shmangur gabimet. Megjithatë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe zgjedhjen e partnerit jetësor, qëndrimi është plotësisht i kundërti.

Nëse ndiqni të njëjtat këshilla gjatë zgjedhjes së një partneri, ju kritikoheni për të qenë tepër racionale ose nuk jeni aq romantik. Inkurajoheni që të ‘shkoni me rrjedhën’, ‘ndiqni instiktin tuaj’ ose thjesht t’ia leni gjërat fatit. Nëse e keni ndjekë këtë këshillë gjatë marrjes së ndonjë vendimi tjetër në jetën tuaj, do të keni sukses vetëm nëse jashtëzakonisht shumë fat dhe si do të jetë ndryshe kur zgjedhni një partner jetësor.

Shoqëria na detyron të zgjedhim një partner vetëm nga rrethi i vogël i njerëzve rreth nesh, pavarësisht se sa të kufizuara mund të jenë opsionet. Metodat si takimet me shpejtësi, takimet online dhe çdo mënyrë tjetër që mund të rrisë horizontin e dikujt dhe t’i prezantojë ata me njerëz jashtë rretheve të tyre të menjëhershme shoqërore, nuk aprovohen. Kjo është arsyeja pse martesat ndër-racore dhe ndërkulturore janë ende një risi.

Ekziston një stigmë e lidhur me takimin me partnerin tuaj të jetës në internet ose, edhe më keq, në një aplikacion takimesh. Ndjekja e rregullave koprace të shoqërisë sa i përket takimeve, nuk do të bëjë asgjë, pos të u’a  humbas shanset që të takoni dikë jashtë rrethit tuaj shoqëror, i cili mund të jetë një përshtatje e mrekullueshme për ju.

Shoqëria prioritizon vendosjen apo zënien vend. Ju jeni nën presion që të martoheni para se të jeni shumë i vjetër kur nuk gjeni personin e duhur. Është më e pranueshme të jesh i martuar dhe i pakënaqur në kohën që jeni 30 vjeç sesa të mbetesh i vetëm dhe i lumtur.

Shoqëria më tepër do t’ju detyrojë të martoheni me personin e gabuar para një moshe të caktuar se të martoheni me personin e duhur më vonë. Nevoja jonë për t’u pranuar nga shoqëria shpesh tejkalon nevojën për të gjetur partnerin e duhur të jetës.

  • Trupat tanë nuk janë në anën tonë:

Është e vështirë të mos marrësh vendimin e gabuar kur trupi yt çrregullohet nga shenjat më të vogla të tërheqjes ndaj dikujt. Mund të jetë vetëm një simpati, por truri juaj që prodhon të gjitha ato kimikate që ju bëjnë të ndiheni sentimental dhe romantik, mund të kufizojë aftësitë tuaja vendim-marrëse.

Për gratë, është veçanërisht mizore nëse duan të kenë fëmijë biologjikë me burrin e tyre. Kjo përcakton një afat kohor për ato që të zgjedhin një partner jetësor, zakonisht para moshës 40 vjeçare. Është tashmë mjaft e vështirë të gjesh një partner jetësor pa u shqetësuar për shtatzënitë e rrezikshme dhe menopauzën, presioni i shtyrë na shtyn të nxitojmë. Sidoqoftë, mund të jeni më të lumtur t’i adaptoni fëmijët me partnerin e duhur se sa t’i kesh ata biologjik me partnerin e gabuar.

Kur ke një person rreth jush që nuk e di se çfarë do nga një marrëdhënie, ju shtyni atë që të gjejë një partner para një moshe të caktuar, por edhe nëpërmjet mjeteve të pranueshme shoqërore dhe biologjisë së tyre që vë një orë në kokë, çfarë fitoni?

Shumë njerëz të pakënaqur në marrëdhëniet e sëmura nuk kanë asnjë ide se ku gabuan në marrjen e vendimit më të rëndësishëm të jetës së tyre. Tani le të shohim disa lloje të personaliteteve që kanë më shumë gjasa të përfundojnë me personin e gabuar.

Gabimet më të Mëdha që Njerëzit Bëjnë Kur Zgjedhin Partnerin e Jetës

  • Romantikët e pashpresë:

Romantiku i pashpresë bën të gjitha përpjekjet e tij për të qenë në ‘dashuri’. Ai beson se të qenit i dashuruar me dikë është një arsye e mirë për t’u martuar. Ai tenton të injorojë faktorët pragmatikë që mund të ndikojnë në një marrëdhënie dhe do të varen nga ajo dashuri edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë me partnerin e tij. Ky iluzion shpesh i çon ata të marrin vendime të nxituara në qoftë se ata besojnë se e kanë takuar shokun e tyre të shpirtit.

  • Ata që ndikohen lehtë:

Këta janë njerëz që kujdesen shumë për atë që mendojnë njerëzit e tjerë. Nevoja e tyre për miratim nga miqtë dhe familja e tyre i bën ata të zgjedhin njerëzit që mund ose nuk mund të jenë të përshtatshëm  për ta, por që do të pëlqehet nga kompania e tyre. Ata madje mund t’i shkëpusin gjërat me dikë që do të mund të ishin të lumtur vetëm për shkak se njerëzit rreth tyre nuk e miratuan partneritetin e tyre. Mund të jetë edhe rasti kur ata martohen me personin e gabuar vetëm sepse të gjithë mendojnë se do të jenë shkëlqyeshëm së bashku.

  • Njerëzit e cekët:

Njerëzit e cekët kujdesen më shumë për statusin dhe dukjen e një personi sesa për çfarë lloj personi janë. Pamja ka më shumë rëndësi sesa të kenë një lidhje emocionale me partnerin e tyre. Ata shpesh e gjejnë veten të bllokuar në martesa të pakënaqura kur sharmi i pamjes së jashtme zhduket dhe realizimi i mungesës së substancës në marrëdhënien e tyre shfaqet.

Të zgjedhësh është vështirë. Bërja e zgjedhjeve të mëdha është edhe më e vështirë. Kur zgjidhni partnerin tuaj të jetës ju nuk jeni vetëm duke zgjedhur një bashkëshort, por nënën / babanë e ardhshëm të fëmijëve tuaj, shokun tuaj për të gjitha vitet në vijim, partnerin tuaj të udhëtimit dhe shokun e moshës së vjetër. Prandaj shumë mendime dhe konsiderata duhet të merren parasysh.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com