Lart

6 Veprime të Thjeshta që ju bëjnë të Ndiheni më Afer të Dashurës/Dashurit Tuaj

Takimet gjatë mbrëmjeve janë mahnitëse, por jo gjithmonë realiste. Këtu janë gjashtë gjëra për të cilat gjithmonë mund të gjeni kohë për t’i bërë së bashku.

Me ngutjen e përditshme dhe rrjedhën e jetës sonë të zënë që vazhdimisht po na tërheqë, mund të duket si sfidë për t’u lidhur me ata që i duam më së shumti, duke përfshirë planifikimin e një takimi formal nnë mbrëmje, e cila shpesh mund të jetë gjëja e parë që ne shtyjmë.

Lajm i mirë është që nuk keni nevojë të kaloni një natë në qytet që të ndiheni më të lidhur dhe të dashuruar nga partneri juaj, vetëm duhet të jeni të qëllimshëm për të bërë diçka së bashku që do t’ju afrojë më shumë. Këtu janë gjashtë mënyra të thjeshta për t’u lidhur menjëherë me dashurinë tuaj, ju premtojmë!

ndihuni afer te dashures dashurit

Stërvituni së bashku

Një vrap në mëngjes ose një shëtitje në mbrëmje, pa kufje, është mënyra e përsosur për t’u lidhur, ndërkohë që endorfina juaj prodhohet. Bëni një garë, për një garë të këndshme mes të dashuruarve ose  bëjeni atë kuptimplotë duke ndarë ëndrrat tuaja ndërsa ecni rreth parkut tuaj të preferuar.

Lexoni për njëri-tjetrin

Largohuni nga ekrani dhe ktheni disa faqe. Ka një intimitet të veçantë në aktin e të pushuarit së bashku me atë që ju doni dhe duke u humbur në një libër të mirë. Lexoni për njëri tjetrin kapitujt me radhë, në shtrat ose nëse jeni larg, lexoni veçmas dhe më pas flisni për librin së bashku. Sido që të jetë, ju jeni duke u lidhur në një mënyrë të re.

 

Shkoni diku larg së bashku

Shpesh kur jemi në makinë së bashku, ne jemi të zënë duke u përpjekur të mbërrijmë diku ose jemi në nxitim për të shkuar në shtëpi. Mbusheni rezervuarin, fikni navigacionin dhe radion e makinës dhe thjesht humbni në bisedë së bashku me asnjë destinacion të veçantë në mendje. Aventura gjatë së cilës nuk e dini se ku do të përfundoni do t’ju ngjallë dhe bashkëbisedimet që do të ndani, do të jenë më kuptimplota pa pengesat e përditshme që ju peshojnë.

Bëni një banjë së bashku

Keni vetëm tridhjetë minuta para se të vijë koha për të fjetur natën? Mos e kaloni atë orë duke shikuar Netflix ose lajmet e natës dhe mbusheni një banjë të nxehtë, qetësuese dhe aromaterapike për dy persona. Nëse nuk keni vaskë që do t’ju akomodojë të dy, nuk ka problem, pasi dushi mund të jetë po aq tërheqës.

Ashtu siq Niecy Nash e shprehu më së miri me titullin e librit të saj të fundit, është e vështirë të debatosh kur jeni lakuriq. Vetëm relaksohuni, ngadalë lani njëri-tjetrin dhe flisni për atë që ju bëri të lumtur atë ditë. Ahh, a nuk është e bukur kjo?

Shkëmbeni letra dashurie

Tekstet elektronike dhe tekstet e mbushura me emoji janë të bukur, por kur ishte hera e fundit që keni marrë një stilolaps dhe keni derdhë zemrën në letër? Jo vetëm që jeni në gjendje të ndani ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin në mënyrë më intime dhe më të mendueshme, por vetë letrat bëhen kujtime romantike që mund t’i çmoni dhe t’i lexoni sa herë që dëshiron zemra juaj.

6 Veprime të Thjeshta që ju bëjnë të Ndiheni më Afer të Dashurës Dashurit Tuaj

Bëni një listë të dëshirave

Nëse dëshironi të ndiheni më të lidhur në mes të çarçafëve, ju duhet të dini se si ta kënaqni me të vërtetë njëri-tjetrin. Ju dhe i dashuri/dashura juaj duhet të bëni listat individuale të gjërave që i’u bëjnë të ndjeheni tërheqës dhe atyre që ju sjellin kënaqësinë më të madhe dhe pastaj shkëmbeni ato. Argëtohuni duke provuar aktivitete të reja në dhomën e gjumit dhe shikoni magjinë teksa ndodhë.

 

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com