Lart

24 Shenja që Jeni me Burrin që duhet Martuar

Asgjë rreth marrëdhënies tuaj aktuale nuk ju jep ankth.

Jo për të thënë se marrëdhëniet nuk marrin punë dhe kalojnë nëpër kohë të mira dhe të këqija. Por asnjë nga shqetësimet që keni pasur në marrëdhëniet e mëparshme – në lidhje me mënyrën se si ardhmëritë tuaja përputhen ose sa ju pëlqen partneri krahasuar me sa i pëlqen ju atyre -nuk janë të pranishme. Ju ndiheni të sigurt dhe të mbrojtur  në këtë marrëdhënie, sepse ajo është e sigurt dhe e mbrojtur.

Shenjat burrit të duhur

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Çelësi për Komunikim në Një Lidhje

  1. Ai është pranues i kritikave

    Nuk ka shumë gjëra që do të ndryshonit në të, por kur i thoni atij diçka që ju ka shqetësuar, ai dëgjon dhe bën përpjekje për t’u përmirësuar. Dhe ju bëni të njëjtën gjë për të.

     

  2. Ju nuk ndjeni turp për të folur rreth miqve sesa e lumtur jeni

    Kur flisni për këtë djalë, ju folni për ndonjë gjë të mrekullueshme që ai ka bëre kohët e fundit ose sa e mirë ishte fundjava. Jeni në dashuri dhe jeni aq e lumtur për këtë!

     

  3. Ju i besoni atij që të kryejë detyrat tuaja për ju

    Kjo mund të duket gjë e vogël, por një djalë që mund të marr atë gjë që keni harruar në dyqan ushqimor (pa u ankuar) ose merr rrobat nga pastrami kimik që ju keni lënë pas dore është material i vërtetë për martesë.

     

  4. Ai ndihet krejtësisht rehat si plus-një në të gjitha situatat

    Pijet me kolegët e punës që tashmë e dini do të jenë të ashpra dhe të vështira? Nuk ka problem. Darkë e ditëlindjes së miqve më të mirë, ku ai e di që ndoshta do të jesh shumë e zënë që të dalësh vetëm me të? Tingullon mrekullueshëm! Ai është përkrahës dhe i lumtur që mund të jetë rreth jush dhe nuk do të të merzisë kurrë që të largohet nga ndonjë event ku e keni sjellë, thjesht sepse ai më me qejf do të ishte në shtëpi në shtrat.

     

  5. Ai gjithmonë mburret me ty

    Nëse ngriteni në pozitë në punë ose thjesht fitoni bileta për ndonjë koncert, ai nuk mund të rezistojë t’i tregojë të gjithëve që ju dilni me të, para se të mendoni ta përmendni atë vetë. Sepse ai është tifozi juaj më i madh (ndoshta po aq sa mamaja).

     

  6. Ai bën sakrifica për ju dhe ju jeni të lumtur për të bërë të njëjtën gjë për të

    Ai do të lëvizë qytete për të jetuar me ju nëse keni një punë të re ose përfundoni shkollën. Ju jeni e lumtur për të bërë lëvizjen e ardhshme për një nga mundësitë e tij.

     

  7. Ai ndan të njëjtat vlera si ju

    Ju e dini që të dy doni fëmijët dhe pritni që ta ndani kujdesin ndaj  fëmijëve në mënyrë të barabartë. Apo ndoshta ju e dini që të dy doni të keni fëmijë dhe ai dëshiron të marrë pushim të zgjeruar të atësisë. Ndoshta edhe ju keni rënë dakord që secili prej jush të merrni 45 minuta për të shkuar në palestër çdo ditë ose keni ndërmend të blini një shtëpi dhe të shkoni në periferi për pesë vjet. Ju e dini që jeni në të njëjtën faqe me gjërat që kanë rëndësi për ju, sepse ju i keni diskutuar ato.

     

  8. Edhe pas shumë viteve bashkë ai ende bën gjëra të menduara për ju

    Ashtu si hapë derën për ju, ose të dërgon deri tek pragu juaj kur këmbët tuaja janë dëmtuar pasi që keni mbathur taka të larta gjatë gjithë ditës dhe thjesht nuk mund të ecni një bllok më shumë.

     

  9. Ai nuk përpiqet të të ndryshojë

    Ai e di se je më e zhurmshme se ai, se gjithmonë ke nevojë për një mace në shtëpi dhe nuk mund të gatuash për të shpëtuar jetën tënde dhe gjithçka është në rregull  për të.

     

  10. Kur mendoni të martoheni me të, pjesa më e mirë nuk është dasma, është ideja e kalimit të jetëve së bashku

    Dasma është e bukur, por me të vërtetë nuk mund të prisni për dy javët menjëherë pas dasmës të keni muajin e mjaltit të pandërprerë.

     

  11. Ju i keni mbijetuar një marrëdhënie në distancë

    Ishte e vështirë dhe e frikshme, por e doni njëri-tjetrin aq shumë sa keni qenë në gjendje të bëni sakrificat e nevojshme për ta bërë atë nëpërmjet një qëllimi të vetëm në mendje: të jetoni në të njëjtin vend dhe të jeni së bashku kur gjithqka të mbaroj.

     

  12. “Më mungon” nuk është thjesht një gjë e ëmbël që ju thoni

    Është një realitet. Edhe nëse nuk ka kaluar kohë e gjatë (si, dy orë) që kur patë njëri-tjetrin.

     

  13. Nuk ju pëlqen të keni një shok dhome dhe dëshironi të keni hapësirën tuaj, por ju ende do të preferonit të jetoni me të.

    Ju mezi prisni të kryhet dita, jo sepse do të mbaroni me punë, por sepse do ta shihni atë përsëri.

     

  14. Ai është personi i juaj kurdo që të keni një histori për të treguar, për punën, miqtë, për çdogjë

    Ju i  keni treguar prindërve dhe miqve tuaj për të gjitha këto gjëra, por tani nuk I thirrni ata aq sa i keni thirrur më hertë. Ata nuk brengosen sepse e shohin sa të lumtur jeni.

     

  15. Ju ndiheni mirë duke planifikuar gjëra gjashtë muaj ose një vit më herët

    Ju nuk shqetësoheni që do të duhet të anuloni biletat e avionit ose të thoni se nuk do të keni nevojë për një plus-një, në fund të fundit. Ju e ndjeni veten të sigurt në marrëdhënien tuaj.

     

  16. Ju mund të qani përpara tij pa u ndjerë në siklet

    Ai e di kur duhet të shqetësohet dhe kur ju vetëm jeni prekur në një skenë e një filmi.

     

  17. Kur miqtë tuaj ankohen për të dashurit e tyre ose shokët me të cilët ata dalin, ju nuk flisni sepse  nuk keni shumë për të kontribuar

    Ju nuk doni të mburremi, por thjesht nuk duhet të merreni me këtë  absurditet, sepse i dashuri juaj është i mrekullueshëm për ju.

     

  18. Ai është i afërt me familjen tënde dhe ai është siguruar që ti e ke njohur familjen e tij gjithashtu

    Ai do ta thërrasë në telefon babanë apo gjyshën tuaj pa asnjë hezitim.  Dhe thjesht ka kuptim që ju të shkoni në festën e ditëlindjes së nipit të tij, edhe nëse ai nuk është aty.

     

  19. Ai interesohet për miqtë tuaj

    Nëse njëri prej tyre ka një ditë të keqe, ai ju sugjeron që të kaloni kohë me të ose ta ftoni atë të bashkohet me ju dy për darkë. Nëse ai nuk e ka dëgjuar emrin e ndonjërit për një kohë, ai pyet se si po kalon ai/ajo.

     

  20. Ai ju lejon të shfryheni

    Ndonjëherë kur diçka ju pengon, ju thjeshtë keni nevojë të ankoheni për atë përsëri dhe përsëri. Ai nuk bezdiset nga kjo dhe i hedh poshtë kërkimfaljet e tua. E vetmja gjë që e shqetëson atë për situatën është se ju jeni të mërzitur dhe ai dëshiron që të mos jeni.

     

  21. Ai ju tregon, papritmas, që po dukeni shumë bukur

    Dhe këtë e bën në ditën që nuk i keni tharë flokët ose nuk keni vënë grim ose edhe thjesht jeni veshur në një bluzë të thjeshtë dhe trenerka.

     

  22. Ju mund të bëni gjëra të tilla si të udhëtoni së bashku pa luftuar gjatë gjithë kohës

    Ne të gjithë kemi parë (ose qenë) çiftin tragjik që lufton se ku mund të hahet dreka në aeroport aq keq sa që njëri prej tyre shpërthen në lot dhe shtrihet përgjatë tre vendeve në terminal. Ju mund të bëni gjëra të lodhshme me të dashurin tuaj pa të gjitha këto luftime.

     

  23. Ai planifikon aktivitete për të cilat e di që do të gëzohesh

    Ai nuk varet nga ju që të jeni përgjegjës për gjithçka, dhe ai e kujton kur keni thënë se doni të shkoni në ndonjë restorant apo ekspozitë në muze.

     

24. Ai punon shumë në punën e tij, por ju jeni përparësia e tij


Nëse i kërkoni atij të shkojë në një ngjarje që është e rëndësishme për ju, ai nuk ka frikë të dalë nga zyra për t’ju shoqëruar. Ai do të ndonjë mënyrë për të përfunduar punën e tij, ashtu si do të bënit edhe ju për të.

Ju rekomandojmë këtë artikull:

7 Mënyra për të Qenë të Sapomartuar edhe Pas Disa Viteve Martese

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com