Lart

10 Mënyra për të Zgjedhur Burrin me Kujdes

10 Mënyra për të Zgjedhur Burrin me Kujdes

Ky artikull është i dedikuar për cilëndo prej jush që ka shpenzuar pesë minuta më shumë sesa duhet me një burrë që nuk ia vlen! 

Zgjedhjet tona janë drejtpërdrejt brenda kontrollit tonë dhe me to ne kemi fuqinë për të përcaktuar se kush do të ketë qasje në jetën tonë. Zgjedhjet e sakta do t’iu ndihmojnë të lundroni nëpër rrëmujë dhe të analizoni përmes turmës.


Zgjedh Burrin me Kujdes

Më poshtë gjeni 10 sugjerimet tona se si të zgjedhni burrat me mençuri:

Mos u dashuroni shumë shpejt

Dashuria kurrë nuk do të lërë të ndjehesh e lënduar, e parespektuar dhe e lodhur. Dashuria, sipas natyrës së saj, është e paaftë për të qenë e tillë. Mos lejoni që ndjenjat tuaja t’iu manipulojnë në pamje.

Fluturat që ndjeni në stomak mund të jenë të ndërlikuara. Ato nuk mund të marrin parasysh se ai ka qenë në tre marrëdhënie brenda dy viteve të fundit, mirëpo ju duhet ta keni parasysh!

Mos injoroni rrezikun

Lejo që ai t’iu tregojë se kush është me të vërtetë përmes veprave të tij. Mos harroni se veprimet e vazhdueshme nuk gënjejnë kurrë. Ju takon të jeni mjaft e guximshme për të pranuar se cilat veprime të tij po përpiqen t’iu tregojnë për të. Shikoni për flamuj të kuq. Një flamur i kuq do të thotë çdo model i sjelljes që është në kundërshtim me atë që besoni se ai është.

Sigurohuni që ai është i përkushtuar që nga dita e parë

Shumë besojnë në teorinë “ndodhi” kur bëhet fjalë për lidhjet. Kur partneret pyeten se si përfunduan me partnerin e tyre ato përgjigjen: “Unë vetëm e ndjeva.”. Pyetja jonë është kjo: Çfarë ndodh kur ju nuk e ndjeni më atë? Dashuria dhe angazhimi është një proces dhe duhet të vendosni nëse ai ia vlen për përpjekjet që bëni. 

Mundohu të jesh e lumtur

Nëse ndonjëherë gjejmë lumturinë e vërtetë, duhet t’i japim fund ndjekjes – ndjekja e njerëzve dhe gjërave që mendojmë se do të na sjellin lumturi. Kjo ndjekje na heq nga dinjiteti ynë dhe ne humbim veten në këtë proces.

Lumturia e qëndrueshme mund të vijë vetëm nga ajo që është e vërtetë dhe ajo që është e vazhdueshme. Duhet të vijë nga brenda dhe të ndikojë në botën e jashtme, jo anasjelltas. Pra, mos kërkoni për atë që ju bën të lumtur. Vetëm mundohu të jesh e lumtur dhe do të vijë dashuria e duhur.

Ruaje kohën tënde

Kur jeni duke dalë me dikë, duhet të përcaktoni se a ia vlenë  të shpenzoni kohën tuaj për të. Është vërtetë kaq e thjeshtë! Gjashtë muaj me njeriun e gabuar janë gjashtë muaj të jetës që nuk mund t’i ktheni më kurrë. Koha e qëndrueshme që kalon me dikë krijon lidhje. Detyrohuni që të mos ia lejoni vetes që të lidheni me dikë që do t’iu shkaktojë vetëm kokëdhimbje dhe thyerje të zemrës në fund.

Mos u lidhni emocionalisht me djem të këqinj

Është gjë e vështirë të shkëputni lidhjen emocionale me dikë më të cilën nuk është dashur fare të krijoni lidhje në rend të parë. Mos ia falni zemrën dikujt para se t’ia njihni karakterin. Pasi që të lidheni emocionalisht me dikë, zemra dhe trupi juaj janë nën mëshirën e atij njeriu! Shumë femra e kuptojnë që janë lidhur pas burrave të cilët nuk meritojnë kohën dhe vëmendjen e tyre, e lëre më zemrën e trupin. Prapë se prapë, këto femra mbesin në këto situata të palumtura dhe të papërmbushura duke e ditur këtë gjë. Mos ia dorëzoni një mashkulli ‘çekanin’ me anë të të cilit ai potencialisht do të ua thyej zemrën!

10 Mënyrat për t'i Zgjedhur Burrat me Kujdes

Mos u ndjeni shumë rehat

Asnjëherë mos gjykoni cilësinë e një situate nga niveli juaj i rehatisë brenda saj. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, rehatia do t’iu vjedhë të ardhmen tuaj të synuar, pasi ndjenjat e rehatisë mund të sjellin një gjykim të turbullt.

Zgjedhja e rehatshme nuk është gjithmonë alternativa më e shëndetshme në aspektin e mirëqenies tuaj emocionale. Kur merrni vendime për burrat, është e rëndësishme që t’i bëni ato zgjedhjet më ideale.

Identifikoni idealet tuaja

Ajo që ju zgjidhni është tregues i asaj që besoni se e meritoni. Hapi i parë për të bërë zgjedhjen e duhur është të përcaktoni saktësisht se çfarë dëshironi. Kjo është ajo ku idealet tuaja hyjnë në lojë.

Njohja e asaj që ju bën të lumtur do t’iu ndihmojë të identifikoni se kush ka potencial për të kontribuar në lumturinë tuaj. Pasi të zbuloni vlerat që janë më të rëndësishme për ju, atëherë do të jeni në gjendje të tregoni nëse janë apo jo ato të pranishme në jetën e atyre që jeni në kërkim.

Kalimi nëpër procesin e zbulimit të idealeve tuaja do t’iu ndihmojë të zgjedhni njerëzit më saktë.

Shiko për vlera të përbashkëta

Nuk është aq shumë për një listë të cilësive sa është për gjetjen e një individi që ka të njëjtat vlera si ti. Opinionet ndryshojnë, personalitetet ndryshojnë, por vlerat duhet të jenë kompliment nëse ju kërkoni të ndërtoni diçka të qëndrueshme. Koha dhe komunikimi shkojnë në rrugë të gjatë në një person që zbulon vlerat e tyre të vërteta tek ju.

Bëni “zgjedhjen e duhur”

Nuk është qëllimi ynë që të ju inkurajojmë që të dyshoni për njerëzit që takoni. Qëllimi ynë i vetëm është që t’iu ndihmojmë të shihni rëndësinë e të qenurit e vendosur që në fillim, sepse sa më të mira zgjedhjet tuaja në fillim, aq më mirë do të jenë përfundimet tuaja. Mund të jetë sfidë për të bërë zgjedhje racionale sapo ndjenjat tuaja të jenë përfshirë. Nëse nuk jeni të vendosur, emocionet tuaja do t’iu bëjnë të hedhni logjikën nga dritarja ndërsa i shihni zakonet e tij të qëndrueshme, të cilat janë një pasqyrë e qartë e karakterit të tij të vërtetë.

 

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në dashuria@rilinde21.sg-host.com