Lart

Si të ia Dilni me një Bashkëshort që Është i Dhënë pas Punës

Nëse jeni i martuar me një person shumë të dhënë pas punës, mund të ndiheni sikur jeni i martuar me një bashkëshort jobesimtar, që ka zëvendësuar intimitetin tuaj me intimitet për punën e tij ose të saj. Ndjenja e të qenurit e vetme, numri i premtimeve të thyera, ndjenjat e zemërimit dhe zhgënjimit dhe besimi se nuk jeni shumë i rëndësishëm janë të gjitha të ngjashme për bashkëshortët e tradhëtarëve dhe për bashkëshortët e punëtorëve të mëdhenjë.
Këto çështje, nëse mbeten të pamatura, mund të rezultojnë në pakënaqësi bashkëshortore ose më keq, edhe divorc; në fakt, sipas Maureen Farrel, që shkruajti “Pra u martuat me një burrë të dhënë pas punës” për Forbes në vitin 2007, “mesatarisht, çifte në të cilat njëri partner është shumë i dhënë pas punës divorci ndodhë dy here më shpesh se mesatarja”.
Kur një partner punon tepër, ai ose ajo nuk e ushqen martesën, dhe është gjithashtu e pashëndetshmë të mbajë një jetë që është kaq jashtë bilancit, gjë që lehtë mund t’ju vërë në rrugën e pabesisë ose të divorcit. Ndonjëherë duhet të ndodhë një thirrje zgjimi si p.sh. një krizë personale ose shëndetësore për punëtorët që të dalin nga kjo sjellje. Mos prisni që këto të ndodhin në mënyrë që të ju nxisin për ndryshim sepse ka gjëra të tjera që mund të bëni vet.

Këshilla për të mbajtur martesën tuaj të shëndetshme

Nëse e gjeni veten të frustruar ndaj obsesionit të përhershëm të bashkëshortit tuaj me punën, është e rëndësishme të mbani mend se edhe pse nuk pajtoheni me pikëpamjen e tij për këtë çështje, vetë situata ju vë juve dhe partnerin tuaj nën një sasi intensive stresi; si rezultat, bisedat rreth të qenurit punëtorë duhet të trajtohen me maturi dhe me dhembshuri.
Aq frustruese sa mund të jetë mos të qortoni bashkëshortin tuaj për tendencat e tij ose të saj për mbingarkesë, bezdisja nuk do të funksionojë. Në vend të kësaj, ndani me një ton pozitiv se çfarë ka humbur bashkëshorti juaj duke punuar vonë ose duke sjellë punën në shtëpi dhe duke mos qenë i pranishëm tek ju dhe fëmijët tuaj. Përveç kësaj, duhet të përpiqeni të ndaloni lejimin e sjelljes prej punëtori të bashkëshortit/es – mund të jeni duke e bërë të mundur që bashkëshorti juaj të ketë nevojë ose dëshirë për të punuar duke e vonuar ushqimin familjar, duke mbajtur fëmijët zgjuar më gjatë, duke shtyrë aktivitetet ose duke shpenzuar paratë tuaja për sendet dhe shërbimet pa të cilat mundeni.
Në vend të kësaj, merrni parasysh që bashkëshorti juaj të përjetojë pasojat e punës së tepërt duke i shërbyer darkën në kohën normale dhe duke e bërë bashkëshortin tuaj të hajë mbetjet e ftohta sapo ai ose ajo më në fund të dalë, shumë orë më vonë, nga puna. Nëse bashkëshorti juaj nuk dëshiron të dalë nga shtëpia me ju, lëreni bashkëshortin tuaj në shtëpi dhe dërgoni fëmijët në kinema, ose nëse bashkëshorti juaj është shumë i zënë për të marrë disa ditë pushimi, bëni një udhëtim në fundjavë për të vizituar familjen pa bashkëshortin tuaj, mos e lini jetën tuaj ose jetën e fëmijëve tuaj në pritje duke pritur që bashkëshorti juaj të bëjë kohë për ju.
Përndryshe, mund të përpiqeni të tërheqni bashkëshortin tuaj jashtë punës duke sugjeruar një aktivitet që mund të bëni të dy së ​​bashku. Edhe pse kjo mund të konsiderohet pak manipuluese, të siguruarit një mundësi që bashkëshorti juaj do ta shijoj, mund të lehtësojë tensionet midis jush dhe të lejojë një diskutim të sinqertë të problemeve që dalin nga tendencat punëtore të bashkëshortit tuaj.

Kur të kërkoni ndihmë profesionale

Zgjidhja e çështjeve tuaja martesore lidhur me bashkëshortin punëtorë mund të ndihet si një detyrë e pakapërcyeshme dhe shumë shpesh është pothuajse e pamundur të bëhet vetëm. Për fat të mirë, megjithatë, psikologët dhe këshilltarët e martesës janë në dispozicion për të ndihmuar në ndërmjetësimin e dialogut të hapur mes jush dhe personit tënd të rëndësishëm.
Nëse martesa juaj është në vështirësi serioze për shkak se bashkëshorti juaj punon shumë orë, atëherë këshillimi i martesës mund të jetë një opsion që do të ndihmojë. Edhe në qoftë se thjesht mund ta merrni bashkëshortin tuaj për seancën fillestare të terapisë, mund të jeni në gjendje ta ndihmoni atë që të kuptojë rëndësinë e problemit dhe pasojat që ka për ju dhe marrëdhënien tuaj personalisht.
Është e rëndësishme gjatë këtyre sesioneve të diskutoni për vendosjen e kufijve për të cilët ju të dy pajtoheni, jo vetëm që do ta ndihmoni bashkëshortin tuaj të kapërcejë sjelljen e tij të punës, por t’ju ndihmojë të komunikoni me njëri-tjetrin haptazi dhe me dhembshuri dhe ndjeshmëri. Nëse bashkëshorti juaj bie dakord të kalojë një ditë me ju ose edhe vetëm disa orë, vendosja e kufijve si “asnjë telefon celular në darkë” mund të reduktojë ndjeshëm stresin e punës gjatë kohës tuaj vetëm.
Sidoqoftë, hapi i parë drejt kapërcimit të problemeve martesore që lidhen me jetesën me bashkëshort punëtor është të filloni një bisedë, të shprehni se si ajo sjellje ju bën të ndiheni dhe të punoni së bashku drejt një kompromisi miqësor që ju lë të ndjeheni më të vlerësuar dhe përmbushë nevojën e bashkëshortit tuaj për të punuar.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në [email protected]