Si t’i Rregulloni Problemet Martesore para se të jetë Shumë Vonë
Çiftet zakonisht vizitojnë ndonjë psikoterapist me pyetjen se si t’i rregullojnë problemet martesore para se të jetë shumë vonë. Në disa raste, fatkeqësisht, në atë pikë tanimë është vonë. Por, për shumë tjerë, për aq gjatë sa ata mund t’i kujtojnë kohërat e mira që i kanë ndarë së bashku, ka shpresë.
Shpresë jo vetëm për ta shpëtuar martesën, por për ta transformuar në atë që ata e kanë imagjinuar të jetë marrëdhënia ideale kur ata i kanë thënë betimet e tyre.
Pra, si i shpëtojnë këto çifte martesat e tyre nga rrënojat? Këtu janë katër hapa që duhet t’i bëni kur përpiqeni t’i rregulloni problemet martesore para se të jetë shumë vonë.
Listoni problemet tuaja, por fokusohuni në rolin tuaj në to
Të gjitha çiftet grinden. Ato që kurrë nuk kanë mospajtime me gjasë kanë një problem serioz të mungesës së sinqeritetit. Por, për shumicën dërrmuese të cilët nuk kanë mospajtime kohë pas kohe, ekzistojnë mënyra të përshtatshme dhe adekuate për t’u marrë me këto çështje. Kështu, në këtë pikë, ju keni nevojë t’i përdorni problemet tuaja dhe t’i ktheni ato në avantazhin tuaj.
Si e bëni këtë? Bëni një listë, për fillestarët. Shkruani të gjitha çështjet për të cilat grindeni, ose për të cilat do të mund të grindeshit (nëse vetëm nuk e keni shmangur përmendjen e tyre në rend të parë nga frika e të grindurit). Dhe bëhuni sa më i sinqertë që mundeni pasi që kjo mund ta bëj një diferencë ndërmjet asaj se a i’a dilni apo dështoni.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i këtij procesi do të jetë të koncentroheni në rolin tuaj në këto probleme. Nuk po themi se është faji juaj, aspak. Por, në këtë fazë, ju do të filloni të mësoni një aftësi tjetër shumë të rëndësishme – të mos i fajsoni tjerët dhe të fokusoheni në atë se çka mund të kontrolloni dhe të përmirësoni.
Me fjalë tjera, secili partner duhet të mësoj t’i orientojë përpjekjet e veta, në mënyrë që procesi të ketë një shans për sukses. Të fajësoni njëri-tjetrin për problemet dhe të mos merrni përgjegjësi për pjesën tuaj të fajit mund të jetë njëra nga arsyet se pse martesa juaj ka ardhur në këtë pikë në rend të parë.
Mësoni se si të komunikoni në një mënyrë konstruktive
Me këtë të fundit, që është thënë, vjen pjesa tjetër e procesit, për t’i rregulluar problemet tuaja në katër hapa, e që është komunikimi konstruktiv. Martesat kanë tendencë të dështojnë, sepse raporti në mes të ndërveprimeve pozitive dhe atyre negative është shumë i afërt (apo mbizotëron e keqja). Të gjitha llojet e fajësimeve, bërtimave, ofendimeve, sarkazmave, zemërimeve dhe fyerjeve, këto të gjitha hyjnë në kategorinë e dytë dhe duhet t’i largoni të gjitha.
Pse? Përveç potencialit të madh të vërejtjeve të gjera dhe sjelljes armiqësore për ta prishur besimin dhe gatishmërinë e marrësit për të shfaqur dashuri, ato janë tërësisht jokonstruktive. Ato nuk tregojnë asgjë rreth asaj se si ndiheni dhe çfarë dëshironi, ato nuk zgjidhin asgjë. Për aq gjatë sa vazhdoni të grindeni me njëri-tjetrin, ju jeni duke shpenzuar kohën, të cilën do të mund t’ia përkushtonit rregullimit të problemeve martesore.
Pra, në vend të një qasjeje të tillë jopraktike ndaj kohës dhe marrëdhënies suaj, përpiquni të shprehni vetën tuaj në një mënyrë efektive. Po, ju mund të keni nevoj të praktikoni dhe të ndryshoni në mënyrë të konsiderueshme mënyrën tuaj të të komunikuarit me partnerin tuaj.
Por, ajo që keni qenë duke bërë deri më tani nuk ka funksionuar vërtetë, apo jo? Ajo se çfarë duhet të bëni është të përdorni shabllonin në vijim kurdo që ekziston një subject i prekshëm: shprehni ndjenjat tuaja, shprehni brengat dhe përceptimin e gjërave, sugjeroni një zgjidhje dhe pyetni për opinionin e partnerit tuaj rreth zgjidhjes së propozuar.
Eliminoni problemet kryesore
Pasi që t’i adresoni argumentet tjera ditore, ju duhet t’ia përkushtoni vëmendjen tuaj problemeve kryesore të martesës suaj. Këto janë zakonisht zemërimi, tradhëtia bashkëshortore dhe varësitë. Shumë martesa nuk kalojnë nëpër këto probleme të mëdha. Por, ato që kalojnë, përfundojnë në prishjen e një martese të tillë dhe fillimin e një martese tjetër. Një martesë tjetër me partnerin e njejtë, por me asnjërën nga këto zakone tepër të dhimbëshme dhe të dëmshme.
Punoni në aspektet pozitive të martesës suaj
Kur një martesë e arrinë një pikë ku nuk ka kthim mbrapa, ku partnerët duhet të vendosin se a do të vazhdojnë rrugën e njejtë apo do të ndjekin rrugë të ndryshme, shumica e çifteve tashmë i kanë harruar tërësisht anët e mira të marrëdhënies së tyre. Ata kanë rënë në humnerën e hidhërimit dhe zemërimit.
Megjithatë, kur të doni të shpëtoni martesën tuaj, ju duhet t’i kujtoni gjërat e mira të saj. Dhe më shumë se kaq. Ju duhet të fokusoheni plotësisht në to. Ju duhet të bëni përpjekje për t’i eliminuar të gjitha çështjet e vjetra dhe të bëni një fillim të ri, bazuar në pikat e forta të martesës suaj.