Lart

Histori e Vërtetë: Isha Vetëm 4 vjeç, Kur u Hodha Nga Kati i Dytë

Blini, ndjekës i rregullt i platformës Probleme.me, ka shprehur dëshirë të ndajë një ngjarje jo të këndshme nga jeta e tij si fëmijë.

Historia e Blinit pason si në vazhdim:

-Isha vetëm 4 vjeç, kur një ditë të bukur ngrihem në mëngjes dhe si çdo herë tjetër ndez televizionin dhe shikoj filma të animuar.

Njëri ndër filmat e animuar që më pëlqente më shumë, ishte Spider-Man.  Pasi që shikova një episodë, mendova që nëse do provoja, edhe unë do të mund të fluturoja me rrjetat e merimangës…

Përfundova mëngjesin dhe vendosa të hipi në katin e dytë të shtëpisë këtu në fshat. Shtëpia ishte me kangjella të rrethuara. Hipa mbi kangjella dhe aty kapem tek një hekur i kangjellave.

Nga aty, hidhem dhe provoj të të përdorë dorën sikurse Spider-Man për rrjetat e merimanges, por asgje nuk ndodhë.

Pasi lëshohem 2 metra nga kati i dytë, ishte shtrati i hardhive dhe kapem tek shtylla që mbante trungun e hardhisë. Duke qenë se duart e mia ishin të njoma, shtylla mi lëndoj duart dhe fillova të kem dhimbje të duarve. Në atë moment lëshohem dhe bie në tokë me kurriz.

Zhurma që bëra ishte tepër e madhe sa u duk sikurse të kishte rënë ndonjë dollap në tokë.  Vetëdija nuk më humbi dhe fillova të qaja me të madhe derisa vrapuan mami dhe gjyshja.

Isha me të vërtetë me fat, sepse nuk kisha lënduar asnjë kockë përveç disa lëndimve të lëkurës.

P.s

Keni kujdes ndaj fëmijëve tuaj si dhe zgjedhni programe adekuate që të shikojnë sepse mund të kenë pasoja të ndryshme.

Shpërndaj
Storie - Probleme.me