A Jeni Në Një Martesë Pa Marrëdhënie Seksuale?
Intimiteti fizik është ajo që e bën një marrëdhënie më shumë se sa vetëm një miqësi platonike. Disa çifte bien në një model negativ apo zakon të lënjes anash të pjesës fizike të martesës. Ka një rënie “normale” brenda viteve të para të martesës, veçanërisht pasi fëmijët të vijnë në skenë. Por, ta leni atë që të shterohet tërësisht është shpesh një problem i madh martesor, i cili duhet të adresohet.
Një çift i martuar mund të bëhet pak a shumë si shokë dhome (bashkëbanorë). Nëse të dy janë në rregull me këtë, nuk ka nevojë për brengosje. Por, kjo ndodh rrallë. Zakonisht, njëri apo që të dy partnerët janë të frustruar apo lënduar në mënyrë të konsiderueshme nga një rrethanë e tillë.
Një martesë pa marrëdhënie seksuale përcaktohet si një martesë me pak apo fare aktivitet seksual ndërmjet dy partnerëve. Është vlerësuar të jetë tek rreth 2% e martesave.
Arsyet e zakonshme të një martese pa marrëdhënie seksuale
Ka shumë arsye të mundshme se pse një martesë bëhet martesë pa marrëdhënie seksuale:
- Libido seksuale mospërputhëse (vrull seksual)
- Konflikte në marrëdhënie
- Ndjenja negative kundrejtë partnerit si zemërimi apo pakënaqësia
- Refuzim ndëshkues apo pasiv-agresiv i seksit
- Mërzitja
- Lodhja
- Pabesia
- Lindja e fëmijës
- Stresi
- Mosfunksionim erektil
- Çrregullimi i dëshirës hipo-seksuale (vrull i ultë seksual)
- Probleme me energji
- Efekte anësore të medikamenteve
- Depresioni apo ndonjë problem tjetër i shëndetit mendor
- Histori të abuzimit seksual
- Varësia nga pornografia
- Stres i tepërt
Sipas statistikave të ndryshe, është konstatuar se 15% e çifteve të martuara nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me partnerin e tyre në 6 deri 12 muaj e fundit. Sondazhi ynë joshkencor mbi martesat me pak marrëdhënie seksuale shfaqë një përqindje shumë të lartë të pjesëmarrësve të sondazhit, që konsiderojnë se janë në një martesë me pak marrëdhënie seksuale.
Ndoshta kjo është arsyeja pse ju po kërkoni për artikuj mbi temën e martesës! Pavarësisht kësaj, ju nuk jeni vetëm. “Martesat pa marrëdhënie seksuale” është një term tepër i kërkuar në internet.
Kur kjo shkëputje e madhe ndodh, intimiteti në të gjitha nivelet shfaqë tendencë të rënies. Është në të vërtetë rreth të ndjehurit e dëshiruar, e dashuruar,e vlerësuar dhe e lidhur, dhe në këtë rast femërore. Për shkak të lëndimit, ata ndalojnë së kaluara kohë së bashku. Ata ndalojnë së qeshuri me shakatë e njëri tjetrit. Ata ndalojnë së bëri kontakt sy më sy. Lidhja ndërmjet tyre vërtet tretet, dhe e vë martesën në rrezik për pabesi dhe divorc.
Këshilla për të ndihmuar një martesë pa marrëdhënie seksuale:
- Dalloni shenjat e një martese me pak marrëdhënie seksuale.
- Flisni me partnerin tuaj rreth problemit të marrëdhënieve të pakta apo mungesës së marrëdhënieve seksuale në martesën tuaj. Mund të jetë e vështirë, por është e nevojshme.
- Pranoni se nuk do të jetë e lehtë ta ndryshoni martesën tuaj pa marrëdhënie seksuale. Ju të dy duhet të merrni vendimin që të keni një martesë më të shëndoshë.
- Ndërsa flisni, vendosni për mënyrat që të dy mendoni se do ta rindezin jetën tuaj seksuale.
- Vendoseni seksin në orarin tuaj. Mund të tingëlloj joromantike, por mund të jetë gjithashtu romantike nëse bëhet në mënyrën e drejtë. Ju të dy do të keni diçka për të pritur!
- Bëni ndonjë aktivitet të ri së bashku. Ju duhet të bëni përpjekje për ta përtëritur dashurinë tuaj dhe të krijoni shkëndijën. Risitë dhe takimet e dashurisë ndihmojnë!
- Vizitoni mjekët tuaj për t’i adresuar problemet themelore shëndetësore të cilat kanë ndikuar në jetën tuaj seksuale. Ka shumë zgjidhje që mund t’ju ndihmojnë, por duhet të jeni të hapur me mjekun. Ata i kanë dëgjuar të gjitha dhe do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë nëse jeni të sinqertë.
- Provoni të vizitoni ndonjë strehim për të martuar apo seminar që t’ju ndihmoj në komunikim dhe në lidhje.
- Merreni në konsideratë të vizitoni një këshillues profesional, i cili merret çështjet seksuale në martesë. Një terapist i çertifikuar do të ishte shumë ndihmues në këto rrethana.
Nëse partneri juaj nuk pajtohet se ka një problem në martesën tuaj dhe nuk dëshiron të ndryshojë, ju duhet të vendosni nëse një martesë me pak apo fare marrëdhënie seksuale është një pengesë për ju.
Mos e merrni vendimin për ta tradhëtuar partnerin tuaj dhe të bëheni i pabesë si një mënyrë e trajtimit të frustrimit tuaj për mungesë të marrëdhënieve seksuale në martesën tuaj.