Lart

Si i Keni Treguar Partnerit Tuaj se Jeni Shtatzene

Nuk ka asgjë më të mirë se të ndani lajmin e lumtur që do të keni një fëmijë me partnerin tuaj. Kemi pyetur lexuesit se si e kanë dhënë lajmin për shtatëzaninë e tyre.

“Burri im ishte shumë i trishtuar që bëra testin e shtatzënisë së fëmijës tonë të parë, ndërsa ai ishte në punë. Me shtatzëninë tonë të dytë, bëra testin, por e lashë atë në banjë pa e ditur rezultatin. Kur erdhi koha, ai hyri në banjë dhe më tha që po prisnim prapë një fëmijë. Ishte super e veçantë. “-Albana

Paralajmërimi më i mirë i shtatëzanisë – tregojnë lotët e lumturisë! “Në fillim të vitit 2017 u diagnostikova me një gjendje të rrallë të trurit. Ne vendosëm të të mos provonim të kishim fëmijë për një kohë për shkak se jemi përpjekur për një kohë të gjatë dhe nuk ndodhi kurrë. Bëra një test pasi që fola me një kolege dhe i thashë që periodat më ishin vonuar. Testi doli pozitiv. Ne ishim gjithashtu duke e renovuar plotësisht shtëpinë sonë. Ditën tjetër shkova dhe bleva një shenjë Baby on Board, një këmishë “babi”për fëmijën, një kartolinë dhe testin. I mbështjella të gjitha dhe e dërgova në shtëpi nga puna. I thashë atij se i kam blerë një dhuratë të veçantë sepse kishim kaluar nëpër aq shumë gjëra dhe ai kishte punuar aq shumë në shtëpinë tonë. Atij as që i shkonte në mendje. E kam inqizuar të gjithën në video dhe aktualisht jam 36 javë, duke pritur për fëmijën të vijë! “-Fjolla

“E rrokullisa një letër të vogël me një karikaturë të spermës që thoshte ‘NJËRI I’A DOLI!’dhe e vura atë brenda një veze të zbrazur dhe ia dhashë  atij në Pashkë.” -Diellza

“Unë e kisha marrë një test (ose dy) pasi burri kishte shkuar në punë. Ne kishim diskutuar më parë se këpucët për ngjitje në mal që dëshiroja ishin në zbritje dhe unë duhet të shkoja t’i marr. Kështu që unë shkova dhe bleva një palë këpucë për fëmijë dhe i vendosa në kutinë e këpucëve. Kur u kthye në shtëpi, i thashë se i bleva këpucë, por jo ato që kisha planifikuar dhe I thashë të shihte kutinë e këpucëve në banak. Brenda kutisë ishin një palë këpucë të foshnjave, testin im pozitiv i shtatzënisë dhe një shënim që thoshte se vetëm burrat më të mirë ngriten në pozitë si baballarë. “- Donjeta

“E kuptova se pop res një fëmijë më 1 prill, por për shkak se isha shumë i emocionuar, harrova se ishte Dita e Gënjeshtrave. E thirra burrin tim në punë dhe ai mendoi se po bëja një shaka sepse kishim provuar për më shumë se dy vjet. Më duhej t’i thosha tri herë para se të më besonte! “-Besarta

“Në korrik 2016, ne kishim përjetuar një abort në javën e 14 të shtatzënisë dhe patëm probleme në muajin shtator me produktin e mbetur para se të bëhej D & C (procedurë mjekësore e largimit të materialit që mbetet pas abortit). Ishin disa muaj të vështire mentalisht dhe fizikisht për të dy ne dhe deri në kohën kur Krishtlindjet erdhën, ne u përqëndruam të kalonim ato me fëmijën tonë dy-vjeqar dhe familjen e ngushtë. Unë dyshoja se isha shtatzënë kur ishim duke hyrë në natën e Vitit të Ri, por periodat e mia nuk ishin vonë deri në mëngjesin e Vitit të Ri, kështu që vendosa që, nëse isha shtatzënë, do të ishte një stuhi mahnitëse për burrin tim. Në orën 4 të mëngjesit në natën e Vitit të Ri unë po urinoja në tubin e testit sepse nuk mund të rrija pa e ditur për asnjë minut më tepër! Në këtë moment, mendova se kjo do të mund ta bënte Vitin e Ri të lumtur ose të rrënuar. Faleminderit Zotit që u bë më i lumtur! Kur burri im po hapte çantën e tij, ai kontrolloi dy herë dhe pyeti nëse isha serioze. Një kujtim që nuk do ta harroj kurrë! Ne pranuam një fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur shtatorin e kaluar! “- Vesa

“Me fëmijën tonë të parë, ne po rikonstruktonim shtëpinë. Dhoma e dytë e gjumit veçse ishte pikturuar rozë kur bleva shtëpinë, kështu që zgjodhëm një tjetër ngjyrë, e ngjyrosëm dhomën, nuk e pëlqyem dhe vendosëm për një ngjyrë tjetër. Ai sapo kishte filluar përgatitjen e mureve kur erdha në shtëpi me një kovë ngjyrë blu dhe një ngjyrë rozë. I thashë atij se kisha një ide për një ngjyrë për ngjyrosje dhe i tregova zgjedhjet e mia. Ai më nguli sytë sikur isha e çmendur për një sekondë, si të thoshte pse do ta ngjyrosnim dhomën ngjyrë rozë kur ajo fillimisht ishte rozë? Pastaj ai e kuptoi. Eshtë e panevojshme të thuhet, përfunduam duke e ngjyrosur dhomën ngjyrë rozë. “-Mimoza

“Ne menduam të përpiqeshim të ngjiznim, por sfondi im mjekësor na bëri skeptik se mund të ndodhte kjo gjë. Mjeku më dërgoi më në fund për të bërë testet e gjakut për të parë nëse unë mund, në fakt, të ovuloj. Kam provuar teste për muaj, dhe një ditë vendosa të mos ta mendoja më. Të nesërmen në ora 8 të mëngjesit, doktori im më thirri në punë për të më thënë se isha shtatzënë. Unë u SHOKOVA. Bashkëpunëtorja ime e diti menjëherë. Ishte një eksperiencë aq surrealiste. Unë vazhdoja të thosha se testet ishte vetëm për të parë nëse unë mund të ovulaja, e jo për të parë nëse isha shtatzënë, dhe ajo vazhdonte të qeshtë dhe të më përgëzontë. Pra, me gjithë këtë, u largova nga puna, u ndalova dhe blerë një dhuratë për zemrën time: një kartë, dhe një kornizë fotografie ‘Unë e dua babain tim’, e cila ishte e zbraztë dhe thoshte ‘po vjen së shpejti’. Ai ishte aq i tronditur dhe i lumtur . Fatmirësisht, të gjitha shkuan mirë me shtatzëninë dhe djali ynë i vogël është gati 10 muajsh tani! -Tringa.

“Herën e dytë të shtatzënisë, vajza jonë dy-vjeqare dhe unë e morëm burrin tim nga aeroporti – dhe ajo kishte veshur një blluzë që thoshte MOTËR E MADHE”. -Njomza

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në [email protected]