Lart

Çiftit dasma e ëndrrave ju prish nga COVID, në vend të kësaj dhuruan dhe shërbyen të gjithë ushqimin e tyre në një strehë për fëmijë

 

Si shumë çifte që planifikuan të martoheshin këtë vit, Melanie dhe Tyler Tapajna u detyruan të anulojn festën e tyre ekstravagante për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por, në vend që ta linin të shkoj dëm gjithë atë ushqimë të mirë, çifti ia dhuruan atë një strehe për gratë dhe fëmijët vendas, ku edhe e shërbyen – me veshje të plotë dhe fustanin e nusërisë.

Të sapomartuarit në Ohio fillimisht planifikuan një festë tradicionale me 150 të ftuar dhe tashmë kishin rezervuar furnizuesit e ushqimit dhe DJ. Por kur e kuptuan që kjo nuk do të ndodhte, ata improvizuan.

Çifti lidhi kurorën me një mbledhje intime të 12 anëtarëve të familjes, miqve dhe qenit të tyre, në kopshtin e gjyshërve të Melanie.

“Ne thjesht mund të kishim dhuruar, por kurrë nuk do të ishim në gjendje të shihnim se sa të lumtur i bëri të gjithë”.

Çifti u fotografua i maskuar, i qeshur dhe me lugë ushqimi për familjet në nevojë. Melanie tha se veshja e saj ra shumë mirë në sy të fëmijëve, të cilët e bënin atë të ndihej si një princeshë.

Donacioni i tyre u prit me mirënjohje dhe madje një përmendje në mediat sociale. “Ne lutemi që ky çift i mahnitshëm kanë një martesë të bekuar dhe i falënderojmë ata që na ftuan në festën e tyre të dasmës” shkroi strehimorja në Facebook.

“Edhe pse kjo ishte ndryshe nga ajo që planifikuam, në përgjithësi bëmë shumë më shumë miq dhe familje gjatë procesit” tha nusja.

Ndonjëherë gjërat kanë një mënyrë të vetën për të ecur saktësisht si duhet.

Shpërndaj
Dashuria - Probleme.me
Dashuria - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni artikuj rreth marrëdhënieve, mbajtjes se suksesshme të lidhjes, storieve të dashurisë dhe shumçka tjetër. Nëse keni ndonjë sygjerim apo storie për të na treguar mund të na kontaktoni në [email protected]