Oficeri i Policisë në Pension Merr Transplantimin e Veshkave nga Gruaja që Burgosi 8 Vjet më Parë
Një e rikuperuar nga varësia ndaj narkotikëve dhuroi veshkën një oficeri policie në pension i cili, në karrierën e tij, e kishte “mbyllur atë dy herë”. Jocelynn James nga Russellville, Alabama, u arrestua 16 herë për vjedhje dhe akuza droge.
Tani 40 vjeçare, James ishte “humbur” në një cikël vicioz të krimit dhe abuzimit me drogën, dhe oficeri Terrell Potter ishte ai që e arrestoi atë në disa raste.
Kanë kaluar 8 vjet që kur Jocelynn ka qenë prapa hekurave ose ka përdorur drogë, dhe tani ajo i ka shpëtuar jetën Terrell. Polici në pension po përballej me rrethana të tmerrshme. Veshka e tij po dështonte, duke funksionuar vetëm në 5%. Ai po përballej me një pritje shtatë deri në tetë vjeçare për një veshkë të re.
Terrell postoi një lutje të dëshpëruar në Facebook, duke thirrur këdo që mund të ishte një kandidat i përshtatshmëm. Dhe Jocelynn, gruaja që ai kishte arrestuar disa vjet më parë, iu përgjigj kësaj thirrjeje.
“Sapo lash telefonin poshtë, Shpirti i Shenjtë më tha menjëherë se kisha veshkën e atij njeriu“, kujton ajo për WVTM 13.
Spitali Universitar Vanderbilt i Nashville zhvilloi teste për të përcaktuar nëse dyshja, që nuk besohej të kishin gjasa të përputhen. Çuditerisht mjekët i thanë Jocelynn se “kurrë nuk kishin pasur ndonjë përputhje më të mirë për një transplant të veshkave“.
Të dy iu nënshtruan operacionit dhe ishte një sukses. “Nëse do të më pyesni 100 emra se kush mund të më japë një veshkë, emri i saj nuk do të ishte në listë. Është thjesht e pabesueshme që ajo ishte e gatshme ta bënte atë” tha ai.
Jocelynn drejton një program jofitimprurës, të quajtur “The Place of Grace” për të varurit nga narkotikët që kërkojnë shërim. Ajo shpreson që historia e saj të frymëzojë ata që ende po përpiqen të mbajnë besimin.
“Unë dua që njerëzit të kuptojnë se atje ka ndihmë për ta. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në jetën tuaj. Ju gjithmonë mund ta ktheni atë”, tha ajo.
“Që Zoti të më përdorë si një enë për të zgjatur jetën e Z. Potter është arritja ime më e madhe.“