A Duhet t’i Jepni një Shansë të Dytë Bashkëshortit që ju Tradhëtoi
Një nga vendimet më të vështira për t’u marrë në martesë
Një nga vendimet më të vështira që mund të merrni në jetën tuaj është nëse duhet t’i jepni bashkëshortit që iu ka tradhëtuar një shans të dytë. Ky vendim është veçanërisht i vështirë kur bashkëshorti juaj ju gënjeu, ju manipuloi, dhe ju bëri budalla dhe/ose u përpoq ta mbulojë këtë aferë.
Por, çka nëse bashkëshorti juaj zakonisht është serioz dhe i besueshëm, pendohet që ka qenë i pabesë, premton të jetë besnik dhe ju besoni se ju të dy e doni njëri-tjetrin?
Këtu janë 5 arsyet që nuk duhet t’i jepni një tradhëtari një shans të dytë:
- Kishte një lidhje me ish partneren e tij
- Afera ishte e plotë dhe afatgjatë
- Nuk tregon pendesë apo nuk kërkon falje
- Tradhëtia ndodhi herët në marrëdhënie
- Tradhëtia është një sjellje e përsëritur
Pyetjet për të pyetur veten nëse po shqyrton dhënien e një shansi të dytë bashkëshortit juaj
Para se t’i jepni bashkëshortit një shans të dytë, këtu janë disa pyetje të rëndësishme për t’ia shtruar vetës:
- A është kjo hera e parë që bashkëshorti juaj ju ka tradhëtuar?
- A e kupton bashkëshorti juaj lëndimin që ai ju ka shkaktuar?
- A e sheh bashkëshorti juaj tradhëtinë si një problem?
- A ka pranuar bashkëshorti juaj përgjegjësinë që ka qenë jobesnik?
- Pavarësisht nga arsyet e tradhëtisë, a do të pranojë bashkëshorti juaj se nevojiten ndryshime në sjelljen e tij?
- A ka kërkuar falje bashkëshorti juaj?
- A besoni se bashkëshorti juaj është i penduar dhe me të vërtetë i vjen keq që nuk ka qenë besnik?
- A do bashkëshorti juaj të marrë pjesë në këshillime martesore dhe individuale?
- A janë ndërprerë të gjitha lidhjet me partneren tjetër?
Nëse personi është dikush me të cilin bashkëshorti juaj punon, a keni diskutuar se si bashkëshorti juaj mund ta mbajë marrëdhënien vetëm në bazë të biznesit?
- A mendoni se ju dhe bashkëshorti juaj mund të keni një martesë të suksesshme, të lumtur dhe të qëndrueshme?
- A mendoni se mund t’i besoni bashkëshortit tuaj përsëri?
- A mendoni se martesa juaj është e vlefshme për të shpëtuar? Nëse po, atëherë pse?
- A mendoni se tradhëtia e kaluar e bashkëshortit tuaj do të ndjekë përjetësisht mendjen dhe zemrën tuaj?
- A mund ta falësh bashkëshortin?
A jeni të dy të gatshëm të punoni në martesën tuaj dhe të mësoni se si të zgjidhni çështjet tuaja themelore duke komunikuar në mënyrë konstruktive?
Nëse vendosni t’i jepni bashkëshortit tuaj një shans të dytë, sigurohuni që bashkëshorti juaj të dijë se kjo është një mundësi e vetme. Vetëm një herë. Ju nuk do të falni pa pushim. Thuaj qartë se nuk do të ketë më shumë shanse. Është e rëndësishme të theksoni se falja dhe gatishmëria juaj për të dhënë një shans të dytë nuk është lejim i tradhëtisë.
Për ata që marrin shansin e dytë
Nëse je një nga ata me fat që ka një bashkëshorte të gatshme të mendojë për t’ju dhënë një shans të dytë, duhet të shpjegoni pse keni tradhëtuar dhe të kërkoni falje, të jeni i sinqertë dhe të mbani premtimet tuaja. Pranojeni se do të ketë pyetje në lidhje me përkushtimin tuaj dhe nëse do t‘ia dilni përsëri herën tjetër kur t’i vëni syrin një personi që ju pëlqen më shumë.
Çfarë të tjerët kanë për të thënë për shanset e dyta
Mos e fajësoni vetveten. Vetëbesimi dhe vlera juaj nuk varen nga sjelljet e partnerit tuaj. Ju mund të jeni pjesë e zgjidhjes ose të punoni për të ndryshuar marrëdhënien, por nuk jeni shkaku i tradhtisë.
Kur është fjala për t’i dhënë një shkelësi faljen e dytë (ose të tretë apo të katërt), ku mund të vizatohet një vijë? Problemi më i madh me tradhëtinë ndaj bashkëshortes ose partnerit nuk është domosdoshmërisht ndërlidhja seksuale, por më tepër është thyerja e besimit që ajo shkakton.
Kjo thyerje e dhimbshme e besimit në shumë raste është e tepërt për t’u kaluar. Njëherë mund të konsiderohet si një gabim. Një lajthitje. Dy herë ose më shumë është një model i përsëritur. Pse duhet të falet mashtruesi serik ose të ofrohet një mundësi e tretë, e katërt apo e pestë?
Nëse partneri juaj bie në kategorinë ‘nuk ndihem i penduar, rikthimi me të nuk këshillohet. Tradhëtuesi duhet të pranoj fajin e tij ose përndryshe ky person kurrë nuk do të jetë në gjendje të lidhet me ju emocionalisht dhe me ndershmëri. Madje edhe me një ‘martesë të keqe’, llogaridhënia e partnerit tuaj është e nevojshme për zgjidhjen e problemeve në mënyrë të duhur (kërkoni terapi).
Askush nuk mund t’ju tregojë se çfarë të bëni në këtë situatë. Nuk është e lehtë thjeshtë të largoheni ose të ndani familjen. Ju mund ta rindërtoni martesën tuaj me mjetet e duhura. Udhëzimi profesional dhe librat me reputacion ose burimet në internet mund t’ju ndihmojnë të ecni përpara çfarëdo drejtimi që vendosni.