10 Mënyra për të Shmangur Ngrënien Gjatë Natës
Shumë njerëz e gjejnë veten duke u ushqyer natën vonë edhe kur nuk janë të uritur! Ky është një veprim më i dëmshëm sesa e mendonit, pasi jo vetëm që shton mundësinë e kileve të tepërta, por mund të dëmtojë edhe kujtesën.
Më poshtë gjeni 10 gjëra që mund të bëni për të ndaluar ngrënien gjatë natës:
Identifikoni qëllimin
Disa njerëz zgjedhin të hanë shumicën e ushqimeve natën vonë. Për të ndryshuar këtë zakon, duhet identifikuar shkaku i problemit.
Njëra prej arsyejeve pse njerëzit hanë ushqim natën vonë mund të jetë marrja e kufizuar e ushqimit gjatë ditës. Mund të shkaktohet edhe nga zakoni ose mërzia. Njerëzit përdorin ushqime për të frenuar emocione të tilla si trishtimi, zemërimi ose frustrimi dhe shpesh hanë edhe kur nuk janë të uritur.
Identifikoni shkakun
Përveç identifikimit të shkakut të përgjithshëm të mbingrënies, mund ta shihni të arsyeshme të fokusoheni tek ngjarjet që përcaktojnë sjelljen tuaj të ngrënies. Njerëzit vrapojnë tek ushqimi për shumë arsye. Nëse nuk jeni të uritur por e gjeni veten duke bërë ‘xhiro’ te frigoriferi, mundohuni të gjeni shkakun që ju çoi deri aty.
Në shumicën e rasteve do të vëreni se po përdorni ushqimin për të përmbushur një nevojë tjetër që nuk është uria!
Një mënyrë tjetër efektive për të identifikuar shkakun e ngrënies gjatë natës dhe gjërat që e shkaktojnë atë është të mbajturit e një ditari “ushqimi dhe disponimi”.
Përdorni një rutinë
Nëse hani shumë gjatë natës, njëra nga mënyrat më të mira për të ndihmuar vetën është të planifikoni një rutinë. Ushqyerja e strukturuar dhe koha e gjumit do të iu ndihmojnë në marrjen më të rregullt të ushqimit gjatë ditës në mënyrë që të jeni më pak të uritur gjatë natës.
Një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm kur vjen puna te menaxhimi i marrjes së ushqimit.
Mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të.
Përcaktimi i kohës për të ngrënë dhe për të fjetur mund t’iu ndihmojë të ndani këto dy aktivitete, veçanërisht nëse jeni të prirur të zgjoheni gjatë natës për të ngrënë.
Planifikoni vaktet tuaja
Si pjesë e rutinës tuaj ju mund ta bëni edhe përdorimin e një plani. Planifikimi i vakteve tuaja do t’iu ndihmojë të menaxhoni më mirë marrjen e ushqimeve.
Kërko përkrahje emocionale
Nëse mendoni se keni çrregullime në ngrënie, atëherë mund të kërkoni ndihmë profesionale. Një profesionist mund t’iu ndihmojë të identifikoni shkaktarët dhe të zbatoni një plan trajtimi.
Krijimi i një rrjeti mbështetës emocional do t’iu ndihmojë të gjeni mënyra për të menaxhuar emocionet negative, të cilat kanë ndikuar që ju të shkoni tek frigoriferi.
Largimi i stresit
Ankthi dhe stresi janë dy nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit hanë kur nuk janë të uritur. Sidoqoftë, përdorimi i ushqimit për të frenuar ndjenjat tuaja është një ide e keqe. Nëse vëreni se hani kur jeni të shqetësuar apo të stresuar, përpiquni të gjeni një mënyrë tjetër për të lënë emocionet negative.
Hulumtimet kanë treguar se teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë në menaxhimin e çrregullimeve të ngrënies.
Teknikat e relaksimit që mund t’iu duken të dobishme përfshijnë ushtrimet e frymëmarrjes, meditimin, banjot e nxehta, yoga, stërvitjen ose shtrirjen.
Hani rregullisht gjatë ditës
Ushqimi në intervale të planifikuara gjatë gjithë ditës në përputhje me modelet “normale” të ngrënies mund të ndihmojë në mbajtjen e qëndrueshme të nivelit të sheqerit në gjak.
Kur ju jeni të uritur keni më shumë gjasa për të bërë zgjedhje të varfër të ushqimit. Studimet zbulojnë se ata që hanë vaktet me rregull (duke ngrënë 3 ose më shumë herë në ditë), kanë kontroll më të mirë të oreksit dhe peshë më të ulët.
Frekuenca më e mirë për të kontrolluar urinë dhe sasinë e ushqimit të konsumuar ka të ngjarë të ndryshojë mes njerëzve.
Përfshini proteinën në çdo vakt
Ushqime të ndryshme mund të kenë efekte të ndryshme në oreksin tuaj. Duke përfshirë proteinat në çdo vakt mund të ndikoni në frenimin e urisë tuaj.
Studimet zbuluan se konsumimi shpesh i ushqimeve me proteina të ulëta ulë dëshirën në 60% për të ngrënë ushqim natën.
Mos mbani ushqime për hedhje në shtëpi
Nëse hani ushqime te vjetruara me përmbajtje të lartë të yndyrës dhe sheqerit, është mirë që t’i hiqni ato nga shtëpia juaj. Në vend të kësaj, mbushni shtëpinë tuaj me ushqime të shëndetshme. Pastaj, kur të jeni të uritur nuk do të keni mundësinë të hani ushqime që janë për hedhje.
Frutat, manaferrat, kosi i thjeshtë dhe djathi janë ushqime shumë të mira dhe të lehta për t’i përfshirë në planin tuaj të ushqyerjes. Këto ju mbushin mjaftueshëm dhe nuk do t’iu bëjnë që të hani pa kontroll në rast se ju do uriteni në mbrëmje.
Pengoni veten tuaj
Nëse jeni të preokupuar se çfarë të hani, sepse jeni të mërzitur, atëherë gjeni diçka tjetër që ju pëlqen të bëni në mbrëmje. Kjo do të ju ndihmojë të mbani mendjen tuaj të zënë.
Gjetja e një hobi të ri ose planifikimi i aktiviteteve të mbrëmjes mund të ndihmojë në parandalimin e ngrënies gjatë natës.