Lart

10 Mënyra të Thjeshta për të Pasur një Dietë të Shëndetshme

 

Ushqimi i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të keni më shumë energji.

Gjithashtu mund të përmirësojë gjendjen tuaj dhe të reduktojë rrezikun e sëmundjeve.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto përfitime, mbajtja e një diete të shëndetshme dhe mënyrës së jetesës mund të jetë e vështirë.

Këtu janë 14 mënyra për t’u kujdesur për një dietë të shëndetshme.

Dietë të Shëndetshme

1.Të keni pritje realiste

Një dietë e shëndetshme ka shumë përfitime, duke përfshirë edhe humbjen e peshës.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të keni pritshmëri realiste.

Për shembull, nëse shtyni veten për të humbur peshë shumë shpejt, plani juaj për të arritur një shëndet më të mirë mund të dështojë.

Studiuesit zbuluan se njerëzit e trashë që prisnin të humbnin shumë peshë kishin më shumë gjasa të dilnin nga një program humbje peshe brenda 6-12 muajsh.

Nga ana tjetër, përcaktimi i një qëllimi më realist dhe të arritshëm mund t’ju mbajë të motivuar dhe madje mund të çojë në humbje më të madhe të peshës.

2.Mendoni për atë që me të vërtetë ju motivon

Kujtoni se pse po bëni zgjedhje të shëndetshme dhe kjo mund t’ju ndihmoj t’i përmbaheni dietës.

Mund të jetë e dobishme për të bërë një listë të arsyeve specifike përse doni të jeni më të shëndetshëm.

Mbani këtë listë të dobishme dhe i referoheni kur mendoni se keni nevojë për të kujtuar ndonjë gjë.

 

3.Mbajini larg shtëpisë ushqimet jo të shëndetshme

Është me të vërtetë e vështirë për të ngrënë ushqime të shëndetshme nëse jeni gjithmonë i rrethuar nga ushqimet jo të shëndetshme.

Nëse anëtarët e tjerë të familjes duan të mbajnë këto ushqime, të paktën le t’i mbajnë ato të fshehura.

Thënia “Larg syve, larg mendjes” vlen këtu.

Duke pasur ushqime të ndryshme brenda shtëpisë ka ndikuar në obezitet dhe në rritje të konsumit të ushqimeve jo të shëndetshme.

4.Mos keni një qasje “Të gjitha ose Asgjë”

Një pengesë e madhe për të arritur një dietë të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës është të menduarit “bardh e zi”.

Një skenar i zakonshëm është se ju keni të servuara disa ushqime jo të shëndetshme në një aheng dhe aty vendosni se dieta juaj është prishur, dhe vazhdoni të konsumoni ato.

Në vend që të konsiderosh dietën e “prishur”, përpiquni të vendosni të kaluarën pas jush dhe të zgjidhni ushqime të shëndetshme, të papërpunuara që përmbajnë proteina për pjesën e mbetur të ditës.

Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të kënaqur, në vend se të mbushur dhe të frustruar.

Disa zgjedhje jashtë planit tuaj ndikojnë shumë pak, për sa kohë që ju i balanconi me ushqime të shëndetshme.

5.Mbaj me vete messhujta të shëndetshme

Të mbajturit një dietë të shëndetshme mund të jetë e vështirë kur jeni larg shtëpisë për periudha të gjata kohore.

Për fat të keq, kur ju jeni uritur shumë, ju mund të përfundoni duke ngrënë çdo gjë që është në dispozicion.

Kjo mund të jetë ushqim i përpunuar, i cili në të vërtetë nuk ua shuan urinë dhe nuk është i mirë për ju të konsumohet në një periudhë afatgjate.

Duke pasur ushqime të shëndetshme me proteina të bollshme mund të kontrolloni oreksin tuaj derisa të jeni në gjendje të keni një vakt të plotë.

Disa shembuj të messhujtave të mira janë bajamet, kikirikët dhe

mishi i tharë. Poashtu mund të konsumoni vezë të ziera, djathë ose kos me përmbajtje

të vogël yndyre.

 

6.Ndryshoni dietën dhe ushtrimet njëkohësisht

Ju mund të keni dëgjuar se nuk duhet të ndryshoni shumë gjëra në

të njëjtën kohë kur përpiqeni të përmirësoni shëndetin tuaj. Në përgjithësi, kjo

është një këshillë e mirë.

Megjithatë, hulumtimi ka treguar se kur ju bëni ndryshime të dietës poashtu duhet të ndryshoni edhe aktivitetin fizik në të njëjtën kohë, rezultatet tregojnë se kjo gjë ndikon më shumë.

Në një studim prej 200 personash, grupi që filloi të kishte një dietë të shëndetshme dhe ushtrime në të njëjtën kohë, e kishte më të lehtë për t’iu përmbajtur planit, sesa ata që filluan vetëm me njërën, me dietë ose stërvitje dhe më pas e shtuan tjetrën më vonë.

10 Mënyra të Thjeshta për të Pasur një Dietë të Shëndetshme

7.Bëni një plan të ushqimit para se të hani jashtë

Tentimi për të mbajtur një dietë të shëndetshme gjatë ngrënies

mund të jetë shumë sfiduese.

Për fat të mirë, ka mënyra për ta bërë më të lehtë.

Është mirë që të keni një strategji para se të shkoni në restorant, në vend që të jeni të zhgënjyer sapo të arrini atje.

8. Mos lejoni që udhëtimet t’ju prishin dietën

 Nëse

jeni duke udhëtuar për punë apo për qejf, duke qenë jashtë territorit tuaj mund

ta keni të vështirë të keni një jetesë të shëndetshme. Këtu janë disa këshilla:

  • Kërkoni restorante dhe supermarkete përpara se të shkoni.
  • Paketoni me vete disa ushqime të shëndetshme që nuk prishen lehtë.
  • Sfidoni veten që të jeni strikt gjatë këtij udhëtimi.

9. Hani ushqim me kujdes

Kujdesi ndaj ushqimit mund t’ju ndihmojë të mbani një mënyrë

jetese të shëndetshme.

Ndani kohë për të shijuar ushqimin tuaj dhe vlerësoni aftësinë e tij për t’ju kënaqur. Kjo rrit mundësitë për të bërë ndryshime të suksesshme dhe të qëndrueshme të mënyrës së të ushqyerit.

Në një studim, gratë me mbipeshë dhe të shëndosha që kujdeseshin se çfarë hanin, kishin përmirësime të dukshme në marrëdhëniet e tyre me ushqimin gjatë një periudhe 4-mujore.

Një tjetër studim mbi gratë që hanin shpesh ushqim zbuloi se koha mes vakteve ulej nga 4 në 1.5 në javë. Kjo ndodhi vetëm për 6 javë.

10. Monitorojeni progresin tuaj

Të monitoroni ushqimet tuaja me ndonje aplikacion, ju ndihmon të

mbani një dietë të shëndetshme dhe të humbni peshë.

Matja e progresit tuaj të stërvitjes është gjithashtu e dobishme dhe ju mban të motivuar.

Hulumtuesit treguan se grate me mbipeshë, të cilave iu dhanë pedometra, ecën më larg dhe humbën më shumë kg se gratë që nuk i përdorën ato gjatë tre muajve.

Shpërndaj
Dieta - Probleme.me

Probleme.me ju mëson dieta efikase se si të humbni ose shtoni peshë. Qëllimi i dietave që ne ndajmë me ju është që këto t'iu ndihmojnë të keni një mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar të të ushqyerit. Nëse keni ndonjë sygjerim, pyetje apo koment për ta ndarë me ne, na kontaktoni në diete@rilinde21.sg-host.com