Lart

Pse Buka Ezekiel është Buka më e Shëndetshme që Mund të Konsumoni

Buka e Ezekielit është po aq e shëndetshme sa mund të jetë një bukë e zakonshme. Është një lloj buke e fryrë, e bërë nga shumëllojshmëria e drithërave dhe bishtajoreve të cilat kan filluar të mbijnë.

Krahasuar me bukën e bardhë, e cila është e bërë nga mielli i rafinuar i grurit, buka e Ezekielit është shumë më e pasur me lëndë ushqyese dhe fibra të shëndetshme.

Por a është po aq e shëndetshme sa pretendojnë tregtarët? Ky artikull bën një vështrim më të thellë.

Pse Buka Ezekiel është Buka më e Shëndetshme që Mund të Konsumoni

Çfarë është Buka e Ezekielit?

Buka e Ezekielit është e ndryshme për disa arsye.

Ndërsa shumica e llojeve të bukës përmbajnë sheqer të shtuar, buka e Ezekielit nuk përmban fare. Gjithashtu është e bërë nga drithëra të mugulluara organike. Procesi i mugullimit ndryshon përbërjen e drithërave dukshëm.

Në dallim nga shumica e bukëve komerciale, të cilat përbëhen kryesisht nga gruri i rafinuar ose gruri i bluar, buka e Ezekielit përmban disa lloje të ndryshme të drithërave dhe bishtajoreve:

  • 4 lloje drithërave: gruri, mel, elbi dhe gruri i ndarë
  • 2 lloje bishtajoreve: sojë dhe bizele

Të gjitha drithërat dhe bishtajoret janë rritur në mënyrë organike dhe lejohen të mugullojnë përpara se të përpunohen, së bashku të përziera dhe të pjeken për të prodhuar produktin përfundimtar.

Gruri, elbi dhe gruri i ndarë, të gjitha përmbajnë gluten, kështu që buka e Ezekielit është jashtë diskutimit për njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake ose çrregullime të glutenit.

Çfarë bën mugullimi?

Edhe pse drithërat si gruri ose misri duken të thjeshta në pjesën e jashtme, ato përmbajnë makineri shumë komplekse molekulare.

Ka gjene, proteina dhe enzime që mund të kthejnë një farë të vogël në një bimë të kompletuar. Kur gruri merr sinjalet e duhura, fillon një proces kompleks biokimik.

Fara fillon të mugullojë, e çan lëvozhgën dhe bimët i drejton lartë në ajër ndërsa rrënjët poshtë në dhe. Me ujë të mjaftueshëm dhe lëndë ushqyese në tokë, ajo përfundimisht kthehet në një bimë. Një farë e mugulluar është diku në mes të qenit një fare dhe një bime të drejtë.

Por ka një gjë që ju duhet të mbani në mend: fara nuk mugullon nëse nuk janë kushtet e favorshme.

Duke i dhënë farës sinjalet e duhura, kryesisht ujitjen (ujë) dhe temperaturën e duhur, ajo fillon të mugullojë.

Drithërat dhe bishtajoret përmbajnë vlera joushqyese

Ekziston një tjetër gjë të rëndësishme që duhet mbajtur mend: shumica e organizmave nuk duan që të hahen. Gruri dhe bishtajoret nuk janë një përjashtim.

Për të quar gjenet e tyre në gjeneratën e ardhshme, ato duhet mbijetuar.

Shumica e bimëve prodhojnë kemikate për të larguar kafshët nga ngrënia e tyre. Disa prej tyre funksionojnë si vlera joushqyese (antinutrient).

Vlerat joushqyese janë substance që mund të parandalojnë thithjen e vlerave ushqyese dhe pengimin e enzimave të tretjes.

Një shembull është soja. Për shkak të pengimit të enzimeve, ato janë toksike kur janë ne formë të pa përpunuar.

Edhe pse shumica e drithërave dhe bishtajoreve janë të ngrënshëm pas gatimit, gatimi nuk eliminon të gjitha vlerat joushqyese (antinutrientët). Shumë prej popullsive jo industrial në të gjithë botën kanë ngrënë drithëra pa problem.

Megjithatë, shumica e tyre përdorën metoda tradicionale të përgaditjes si qërimi, mbirja, fermentimi dhe gatimi për të reduktuar ndjeshëm numrin e vlerave jo ushqyese.

Ndërsa vlerat jo ushqyese nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e shumicës së njerëzve, atom und të kontribuojnë në mangësitë e vitaminave dhe mineraleve në persona që mbështeten në bishtajore apo drithëra si lëndë dietike.

Gjithashtu, mbani në mend se vlerat joushqyese nuk janë patjetër të dëmshëm. Acidi phytic, për shembull, është një antioksidant i forte që kontribuon në efektet shëndetësore të dobishme të drithërave dhe farave.

A janë drithërat e mugulluar të shëndetshëm?

Mugullimi, si në thithjen e ujit nga drithërat dhe duke i lejuar ata të mbijnë, shkakton një numër të reaksioneve biokimike tek drithërat.

Përfitimet nga kjo janë dyfish:

  • Mugullimi rrit numrin e vlerave të shëndetshme ushqyese.
  • Mugullimi redukton numrin e vlerave joushqyese(antinutrients).

Pse Buka Ezekiel është Buka më e Shëndetshme që Mund të Konsumoni

Si mugullimi rrit vlerat ushqyese?

Gjatë procesit të mugullimit, buka e Ezekielit mund të përmbajë më shumë vlera ushqyese jetike. Studimet tregojnë se mugullimi i drithërave rritë përmbajtjen e lizinës(lysine).

Lizina është një aminoacid që shumë bimë e përmbajnë në sasi të vogla. Rritjen e nivelit të saj përmes mugullimit, rritet edhe vlera ushqyese e drithërave dhe farave në mënyrë të konsiderushme. Gjithashtu, kombinimi i drithërave (gruri, meli, elbi dhe gruri i ndarë) me bishtajat (sojë dhe thjerrëzat) mund të përmirësojnë disi cilësinë e proteinave.

Studimet gjithashtu tregojnë se gruri i mugulluar mund të çojë në rritje të konsiderueshme në fibrat e tretshme, folati, vitamina C, vitamin E dhe beta-karotinë.

Mugullimi gjithashtu pjesërisht e ulë niseshtën, meqë fara përdor energjinë në niseshte për të ushqyer procesin e mugullimit. Për këtë arsye, drithërat e mugulluara kanë më pak karbohidrate.

Duke mugulluar farat, buka e Ezekielit duhet të jetë me më shumë vlera ushqyese se shumica e llojeve tjera të bukës.

Si mugullimi zvogëlon vlerat jo ushqyese

Drithërat e mugulluara gjithashtu kanë një numër të vogël të vlerave joushqyese, të cilat janë substancë që pengojnë absorbimin e mineraleve:

  • Acidi phytic është një substance që gjindet në drithëra dhe fara. Ajo mund të lidhet me minerale si zinku, kalciumi, magneziumi dhe hekuri dhe t’i pengojë ato të absorbohen. Mugullimi redukton në mënyrë modeste acidin phytic.
  • Frenuesit Enzimë janë gjithashtu të pranishëm në fara. Ato i mbrojnë ata nga mbirja spontane por gjithashtu mund të bëjnë vlerave ushqyese vështirë të qasshme në to.

Një tjetër përfitim i mugullimit është se ai zvogëlon sasinë e glutenit, një proteinë në të cilën shumë persona janë jo tolerant dhe që gjendet në grurë, grurë të ndarë, thekër, elb.

Për shkak të reduktimit të vlerave jo ushqyese, buka e Ezekielit mund të ofrojë një numër më të lartë të vlerave ushqyese sesa buka e bërë nga drithërat jo të mugulluar.

Vija e Fundit

Buka e Ezekielit është në dispozicion në shumë supermarkete dhe dyqane të ushqimit të shëndetshëm. Ju gjithashtu mund ta gatuani vetë duke ndjekur një nga recetat e shumta në internet.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të kini parasysh se gruri është ende numri një prej përbërësve në bukën e Ezekielit.

Megjithëse mugullimi mund të zvogëlojë lehtë nivelet e glutenit, personat me jotolerancë ndaj glutenit, duhet të shmangin bukën e Ezekielit dhe lloje të tjera të bukëve të mugulluara që përmbajnë grurë, elb apo thekër.

Nëse nuk jeni të ndjeshëm ndaj glutenit dhe jo në një dietë të kufizuar, atëher buka e Ezekielit mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme.

Sigurisht është shumë më mire se 99% e bukës në raftet e dyqaneve, të cilat zakonisht janë bërë nga gruri i rafinuar dhe shpesh përmbajnë shumë sheqer.

 

Shpërndaj
Dieta - Probleme.me

Probleme.me ju mëson dieta efikase se si të humbni ose shtoni peshë. Qëllimi i dietave që ne ndajmë me ju është që këto t'iu ndihmojnë të keni një mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar të të ushqyerit. Nëse keni ndonjë sygjerim, pyetje apo koment për ta ndarë me ne, na kontaktoni në diete@rilinde21.sg-host.com