Lart

10 Mënyra Për Të Humbur Peshë Pa Mbajtur Dietë

Ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës mund t’iu ndihmojnë të humbni peshë dhe ta mbani atë në nivelin e duhur.

Sigurisht, ju mund të humbni peshë shpejt. Ka shumë dieta të famshme që funksionojnë për të humbur kilogram me shpejtësi – ndërkohë që ju lënë të uritur dhe të privuar. Por, çfarë e mirë është humbja e peshës kur prapë fitohet? Për t’i larguar kilogramët përgjithmonë, është më mirë të humbni peshë ngadalë. Shumë ekspertë thonë se ju mund ta bëni këtë pa mbajtur “dietë“. Në vend të kësaj, çelësi është të bëni ndryshime të thjeshta në stilin e jetës tuaj.

Një gjysëm kilogrami yndyrë – është e barabartë me 3,500 kalori. Duke larguar 500 kalori në ditë përmes ndryshimeve dietike dhe ushtrimore, ju mund të humbni rreth një kile në javë. Nëse keni nevojë vetëm për të ruajtur peshën tuaj të tanishme, duke kursyer 100 kalori në ditë është e mjaftueshme për të shmangur shtuarjen prej 0.5-1 kilogram që të rriturit shtojnë çdo vit.

 

Humb Peshë Pa Dietë

Hani mëngjesin çdo ditë.

Një shprehi që është e zakonshme për shumë njerëz që kanë humbur peshë dhe e kanë mbajtur atë është ngrënia e mëngjesit çdo ditë. Shumë njerëz mendojnë se kapërcimi i mëngjesit është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur kaloritë, por zakonisht përfundojnë duke ngrënë më shumë gjatë gjithë ditës.

Studimet tregojnë që njerëzit që hanë mëngjes kanë IMT (Indeks të Masës Trupore)  më të ulët se ata që e tejkalojnë mëngjesin dhe përformojnë më mirë, qoftë në shkollë ose në zyrë. Provoni një tas me musli/drithëra të plota, me fruta dhe me qumësht të ulët në yndyrë për një fillim të shpejtë dhe ushqyes për ditën tuaj.

E rekomandojmë edhe këtë artikull: Dietë për Zemër të Shëndoshë: 8 Hapa për të Parandaluar Sëmundjet e Zemrës

Mbyllni kuzhinën gjatë natës

Vendosni një kohë të mbrëmjes kur do të ndalni të hani kështu që nuk do të tundoheni të hani grimtësira ndërsa shikoni televizor. Merrni një filxhan çaj, hani ndonjë karamele ose shijoni një tas të vogël me akullore ose kos të ngrirë nëse dëshironi diçka të ëmbël pas darkës, por pastaj pastroni dhëmbët, kështu që ju do të keni më pak gjasa për të ngrënë ose pirë ndonjë gjë tjetër.

 

Zgjidhni kaloritë e lëngjeve me mençuri

Pijet e ëmbla sigurojnë kalori, por nuk e zvogëlojnë urinë si ushqimet e ngurta. Plotësoni etjen tuaj me ujë, ujë të gazuar me limon, qumësht me pak yndyrë, ose pjesë të vogla me lëng frutash 100%. Provoni një gotë me lëng perimesh ushqyese dhe me pak kalori për t’iu mbajtur të ngopur nëse keni uri mes vakteve. Kini kujdes nga kaloritë e alkoolit, të cilat shtohen shpejt. Nëse keni tendencë për të pirë një gotë ose dy verë ose një koktej në shumicën e ditëve, kufizimin e alkoolit vetem për fundjavë mund të jetë një mbrojtës i madh i kalorive.

 

Hani më shumë produkte natyrale

Ngrënia e shumë frutave dhe perimeve me pak kalori dhe ushqyese, janë më të mira se ushqimet tjera që janë të larta në yndyrë dhe në kalori. Largoni mishin nga qendra e pjatës dhe vendosni aty perimet. Provoni të filloni drekën ose darkën me një sallatë perimesh ose tas me supë. Nuk është me të vërtetë kaq e vështirë. Mbajeni kuzhinën tuaj me shumë fruta dhe perime, në çdo vakt dhe ushqim të lehtë, përfshini disa servime. Dieta juaj do të pasurohet me vitamina, minerale, fitonutrient, fibra dhe nëse mbusheni me produkte që kanë super-kalori, ju nuk do të provoni të merrni kutine e biskotave.

E rekomandojmë edhe këtë artikull: 6 Ilaçe Natyrale për Shërim të Menjëhershëm të Kokëdhimbjes

Konsumoni drithëra integrale

Duke zëvendësuar buken e bardhë, ëmbëlsirat, biskotat dhe xhevrekët, të cilat zakonisht janë të gatuara me miell të bardhë, me produkte të ngjashme por të bera me drithëra të plota integrale, ju shtoni fibra shumë të nevojshme dhe do të ngopeni më shpejt, kështu që ju keni më shumë mundësi të hani me pak. Zgjidhni bukë dhe pasta me grurë integral si dhe oriz ngjyrë kafe, krunde thekre, kokoshka dhe grimtësira me thekër.

 

Kontrolloni mjediset tuaja

Një tjetër strategji e thjeshtë për të ndihmuar shkurtimin e kalorive është kontrolli i mjedisit tuaj – gjithçka që nga pajisja e kuzhinës tuaj me shumë mundësi të shëndetshme e deri te zgjedhja e restoranteve të duhura. Kjo do të thotë të evitoni tundimin duke qëndruar larg nga fast food-et dhe restorantet që servojnë gjithçka. Dhe kur është fjala për ahengje, hani një porcion të shëndetshëm përpara ndejes, kështu që nuk do të jeni të uritur dhe do të jeni selektiv kur mbushni pjatën tuaj në bufe. Para se të ktheheni për të marrë më shumë ushqim, prisni të paktën 15 minuta dhe pini një gotë të madhe me ujë.

 

Zvogëloni porcionet

Nëse nuk bëni asgjë tjetër përveçëse pakësoni porcionet tuaja me 10% -20%, ju do të humbisni peshë. Shumica e porcioneve që shërbejnë si në restorante ashtu edhe në shtëpi janë më të mëdha se sa keni nevojë. Përdorni gotat matëse për të marrë një masë në madhësitë e zakonshme të porcionit tuaj dhe të punoni për t’i zbukuruar ato. Kontrolloni porcionet duke përdorur tasa të vegjël, pjata dhe gota. Ju nuk do të ndiheni të privuar, sepse ushqimi do të duket i bollshëm në pjatat me të vogla.

 

Shtoni hapa në ecjet tuaja

Merrini vetes një hapamatës ne telefon dhe gradualisht shtoni hapa më shumë derisa të arrini 10,000 në ditë. Gjatë gjithë ditës, bëni gjithçka që mundeni qe të jeni më aktiv – lëvizni gjatë kohës që flisni në telefon, nxjerreni qenin për një shëtitje shtesë dhe marshoni në vend gjatë reklamave televizive. Hapamatësi shërben si një motivues dhe kujtues konstant.

E rekomandojmë edhe këtë artikull: A Jeni Duke Ecur në Zonen e Shkrirjes së Dhjamit

 

Merrni protein në çdo vakt dhe çdo snack

Të shtuarit e një burimi të proteinave të dobëta ose të ulëta në yndyrë në çdo vakt dhe snack do t’iu ndihmojë të ndjeheni të ngopur më gjatë, kështu që ka më pak gjasa të hani më shumë se që keni nevojë. Provoni kos të ulët në yndyrë, porcion të vogël të arrave, gjalpë kikiriku, vezë, fasule ose mish të dobët. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë të hani porcione të vogla dhe të shpeshta (çdo 3-4 orë), për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe për të shmangur mbingarkesat.

E rekomandojmë edhe këtë artikull: 5 Perimet me Sasi të Lartë të Proteinave

Kaloni në alternativat më të lehta

Sa herë që mundeni, përdorni versionet me më pak yndyrë të salcërave të sallatës, majonezës, produkteve të qumështit dhe produkteve të tjera. Ju mund të shkurtoni kaloritë lehtë nëse përdorni produkte me pak yndyrë dhe nëse produkti është i përzier me përbërës të tjerë, askush nuk do ta vërejë mungesen e tyre.

Zëvendësime më të zgjuara: Lyeni sanduiçin me mustardë në vend të majonezës; hani patate të ëmbla të fërguara në vend të patateve të bardha të mbushura; përdorni qumësht me pak yndyre në vend të kremit në kafen tuaj; pakësoni sasinë e djathit në sanduiçe dhe përdorni një përzierje të vajit të ullirit, uthullës dhe erëzave në sallatën tuaj në vend të mbushjes së sallatës më salcë kremoze.

 

Shpërndaj
Dieta - Probleme.me

Probleme.me ju mëson dieta efikase se si të humbni ose shtoni peshë. Qëllimi i dietave që ne ndajmë me ju është që këto t'iu ndihmojnë të keni një mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar të të ushqyerit. Nëse keni ndonjë sygjerim, pyetje apo koment për ta ndarë me ne, na kontaktoni në diete@rilinde21.sg-host.com