Po shtoni peshë edhe pse nuk hani shumë? Ky është problemi
Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se ku po gabojmë, që nuk po mundemi të arrijmë peshën tonë ideale ose po shtojmë më shumë seç duhet. E gjitha lidhet me regjimin tuaj ditor.
Ja 12 rekomandime:
- Nuk po flini sa duhet gjumë. Rekomandim: Duhet të flini të paktën 8 orë gjumë natën.
- Po hani më shumë seç duhet në darkë. Rekomandim: Zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston te proteinat dhe perimet.
- Shkoni në shtrat menjëherë pasi konsumoni darkën. Rekomandim: Duhet ta konsumoni darkën rreth 1 orë e gjysmë ose 2 orë para se të shkoni në shtrat.
- Hani ushqim të skuqur për darkë. Rekomandim: Duhet të zgjidhni ushqimet e pjekura ose të ziera për darkë.
- Konsumoni ushqim të djegëst për darkë. Rekomandim: Ushqimi i djegëst është i mirë për të shpejtuar metabolizmin. Konsumoje, por jo në darkë.
- Hani konfleksa ose karbohidrate të tjera për darkë. Rekomandim: Për darkë mund të konsumoni “smoothie” ose fruta, të gjitha llojet e sallatave ose ushqimeve me proteina. Por në porcione të vogla.
- Ju pëlqeni të hani ëmbëlsira në darkë. Rekomandim: Për ëmbëlsirë konsumoni disa fruta.
- Hani patatina ose ushqime të ngjashme pas darkës. Rekomandim: Shmangni bukën, biskotat dhe çdo ëmbëlsirë pas darkës.
- Tentoni që të anashkaloni darkën. Rekomandim: Edhe pse nuk keni kohë për një drekë ose darkë të bollshme, të paktën hani fruta.
- Konsumoni alkool ose kafeinë. Rekomandim: Zgjidhni lëngje frutash natyrale ose qumësht të ngrohtë. Gjithmonë përfundojeni ditën me një gotë me ujë.
- Përdorni telefonin ose kompjuterin para se të flini. Rekomandim: Fikini të paktën një orë përpara se të shkoni në shtrat. Lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese.
- Shkoni në shtrat vonë çdo natë. Rekomandim: Shkoni në shtrat sapo të ndiheni përgjumësh. Nëse ndiheni energjik bëni disa ushtrime fizike