fbpx
Lart

Mënyra Më e Mirë Për të Shtuar Peshë Nëse Jeni Nënpeshë

faqja probleme.me

Edhe pse të qenit i dobët shpesh mund të jetë e shëndetshme, nënpesha mund të jetë shqetësim nëse është rezultat i të ushqyerit të dobët, nëse jeni shtatzënë ose keni shqetësime të tjera shëndetësore. Pra, nëse jeni nën peshë, vizitoni mjekun ose nutricistin tuaj për një vlerësim. Së bashku, ju mund të planifikoni se si të përmbushni peshën që ju dëshironi.

shto peshe

Këtu janë disa mënyra të shëndetshme për të fituar peshë kur jeni nën peshë:

  • Hani më shpesh. Kur jeni nën peshë, mund të ndiheni i mbushur më shpejtë. Hani pesë deri në gjashtë vakte të vogla gjatë ditës dhe jo dy ose tre vakte të mëdha.
    Zgjidhni ushqime të pasura me lëndë ushqyese. Si pjesë të një diete të shëndetshme të përgjithshme, zgjidhni bukë, pasta dhe drithëra; fruta dhe perime; produktet e qumështit; burime jo të pasura me proteina; dhe arra dhe fara.
  • Provo smoothies dhe shakes. Mos e mbushni ditën me pije të gazuara, kafe dhe pije të tjera me pak kalori dhe pak vlera ushqyese. Në vend të këtyre, pini smoothie ose shake të shëndetshme të bëra me qumësht dhe fruta të freskëta ose të ngrira, dhe spërkatini me disa fara liri. Në disa raste, mund të rekomandohet një zëvendësim me ushqime të lëngshme.
  • Shikoni se kur pini. Disa njerëz kanë parë se pirja e lëngjeve para vakteve ushqimore, e zvogëlon oreksin e tyre. Në këtë rast, mund të jetë më mirë të pini pije me më shumë kalori, të shoqëruara me një vakt ushqimor apo me ndonjë ushqim “snack” (ushqime mes vakteve). Për të tjerët, pirja e lëngjeve 30 minuta pas një vakti ushqimor mund të funksionoj.
  • Shijojeni çdo kafshatë. Hani si ushqim mes vakteve arra, lajthi, bajame, gjalp kikiriku, djathë, fruta të thara dhe avokado. Hani ushqim para se të flini, të tilla si një sendviq me gjalp kikiriku dhe xhelatinë, ose një sendviq të mbushur me avokado, perime të prera dhe mish pa yndyrëra apo djathë.
  • Shtoni shtesa në pjatat tuaja për më shumë kalori – të tilla si djathë në tavë dhe vezë të fërguara, si dhe shtoni qumshtë të thatë pa yndyrë në supa dhe në gjyveç.
  • Qeraseni vetën herë pas here. Edhe nëse jeni nënpeshë, bëni kujdes me sheqerin dhe yndyrën e tepërt. Një torte me akullore e rastit është në rregull. Por, shumica e ushqimeve duhet të jenë të shëndetshme dhe përveç kalorive të sigurojnë edhe vlera ushqyese. “Muffins” (mufina) me drithëra e krunde, jogurti dhe granola janë zgjedhje e mire.
  • Ushtrohuni. Ushtrimi, sidomos trajnimi i forcës, mund t’ju ndihmojë të fitoni peshë duke ndërtuar muskujt tuaj. Ushtrimi mund të stimulojë oreksin tuaj.

 

faqja probleme.me
Shpërndaj
dieta
Dieta - Probleme.me

Probleme.me ju mëson dieta efikase se si të humbni ose shtoni peshë. Qëllimi i dietave që ne ndajmë me ju është që këto t'iu ndihmojnë të keni një mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar të të ushqyerit. Nëse keni ndonjë sygjerim, pyetje apo koment për ta ndarë me ne, na kontaktoni në [email protected]