Lart

5 Vitaminat më të Mira për të Përforcuar Metabolizmin

Metabolizmi është procesi që trupi përdor për të tretur ushqimin dhe për të kryer funksione të ndryshme. Ajo që njerëzit hanë, duke përfshirë vitaminat dhe mineralet, ndikon në metabolizmin e tyre.

Një metabolizëm i shpejtë djeg kalori më shumë se një i ngadalshëm, duke e bërë  që një person më ngadalë të shtoj peshë. Natyrisht, metabolizmi i një personi ngadalësohet duke u plakur.

Disa vitamina dhe minerale mund të ndihmojnë që metabolizmi të funksionojë në mënyrë efektive. Përderisa suplementet mund të ndihmojnë, ushqimet natyrale(bio),  janë burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve.

Pesë vitaminat dhe mineralet më të mira për ruajtjen dhe rritjen e funksioneve të trupit, duke përfshirë metabolizmin dhe kontrollimin e mirë të peshës, janë si më poshtë:

5 Vitaminat më të Mira për të Përforcuar Metabolizmin

Vitaminat B

Vitaminat B luajnë rol thelbësor në metabolizmin dhe energjinë e trupit. Vitaminat B përfshijnë:

  • Vit.B-12
  • Biotinën
  • Acidin folik
  • Vit.B-6
  • Acidin pantotenik ose B-5
  • Niacinën ose B-3
  • Riboflavinën ose B-2
  • Tiaminën ose B-1

Mungesa e njërës nga vitaminat B mund të ndikojë në vitaminat B të tjera , të cilat mund të çrregullojnë metabolizmin e një personi.

Vitamina B-12 është esenciale për metabolizmin e proteinave dhe yndyrnave. Ajo ka nevojë për Vit.B-6 dhe Acidin folik për të funksionuar si duhet.

Vitamina B-6 gjithashtu ndihmon në metabolizimin e proteinave.

Tiamina ndihmon në metabolizmin e  yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

Aftësia për të përpunuar yndyrnat, proteinat dhe karbohidratet është thelbësore. Një metabolizëm i shëndetshëm mundëson që trupi t’i përdorë këto lëndë ushqyese për energji, në vend se të krijoj masë dhjamore.

Njerëzit duhet të hanë rregullisht ushqime që përmbajnë vitaminat B për të përmbushur nevojat e tyre ditore.

Disa nga ushqimet e përzgjedhura që përmbajnë vitaminat B përfshijnë:

  • Mishi me pak kalori(jo i dhjamosur) dhe ushqimete detit
  • Drithërat, duke përfshirë elbin dhe orizin ngjyrë kafe
  • Produktet e qumështit
  • Vezët
  • Disa fruta, të tilla si banane, mollë, rrush, dhe shalqi
  • Nuts(arra, lajthi,bajame) dhe fara
  • Disa perime, duke përfshirë spinaq, patate dhe kungull

Viamina B-12 është e pranishme vetëm në produktet shtazore, pra vegjetarianët dhe veganët mund të kenë vështirësi të konsumojnë mjaftueshëm këtë vitaminë.

Përveç produkteve të qumështit, ushqimet e mëposhtme mund të përmbajnë B-12:

  • Qumështi i fortifikuar me bazë bimore (nga soja, bajamet etj)
  • Maja e birrës (tharmi) që përdorin veganët
  • Drithërat që konsumojmë në mëngjes
  • Ushqimet që zëvendësojnë mishin
  • Marmite-ekstrakt i tharmit

 

Vitamina D

Në dy studime për vitaminën D  është analizuar sasia e kësaj vitamine dhe pesha tek grate e moshuara dhe fëmijët. Në të dyja rastet, pjesëmarrësit që kishin peshë më të madhe rezultonin me nivele më të ulëta të vitaminës D, në krahasim me pjesëmarrësit  që peshonin më lehtë.

Studiuesit akoma nuk janë të sigurtë nëse vitamina D ndikon në shtimin e peshës ose anasjelltas. Ushqimi, kontrollimi i sheqerit në gjak dhe koha që kalojmë jashtë shtëpisë, mund të ndikojnë në peshën e një personi.

Studimet tregojnë se vitamina D mund të ndihmojë në kontrollimin e sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës, tek personat që vuajnë nga diabeti.

Për dallim nga vitaminat  tjera esenciale, njerëzit mund të marrin vitaminën D nga rrezet e diellit. Ekspozimi ndaj diellit është mënyra më e shpejtë për të marrë në sasi të mjaftueshme këtë vitaminë.

Ushqimet që përmbajnë vitaminën D përfshijnë:

  • E verdha e vezës
  • Peshku i yndyrshëm, si salmoni, tuna dhe sardelet
  • Vaji i mëlçisë së merlucit
  • Mëlçia e viçit
  • Qumështi me sasi të lartë të vitamins D
  • Qumështi me bazë bimore
  • Drithërat
  • Disa lloje të kërpudhave

Nëse një person është në mbipeshë, vetëm marrja e suplementeve të kësaj vitamine nuk mund të reduktoj kilogramët e tepërt. Humbja e peshës duhet të vijë edhe nga ndryshimi i stilit të jetës.

Megjithatë, një studim zbuloi se gratë në periudhën postmenopauzale me diabet të tipit 2, duke ngrënë kos me përmbajtje të lartë të vitaminës D, kishin përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëluan inflamacionin. Ato gjithashtu kishin hequr peshën e tepërt rreth belit.

Një studim i vjetër zbuloi se marrja e kalciumit së bashku me vitaminën D ulë rrezikun e shtimit të peshës tek grate në periudhën e postmenopauzës.

Njerëzit duhet të kontrollojnë sasinë e vitaminës D çdo vit dhe të bisedojnë me mjekun e tyre për suplementet, nëse nivelet e tyre mbeten të ulëta.

 

Kalciumi

Bazuar nga ato që lexuam më lart, por edhe hulumtimet  tjera sugjerojnë se kalciumi mund të jetë jetik për një metabolizëm të shëndetshëm, kontrollimin e sheqerit në gjak, si dhe eshtra të shëndetshme.

Disa hulumtime nga viti 2010 sugjerojnë që konsumimi në doza më të mëdha të kalciumit kombinuar me vitaminën D mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Një studim më i vjetër zbuloi se një dietë e lartë në kalcium e rritë humbjen e peshës tek njerëzit me diabet të tipit 2.

Megjithatë, nevojiten akoma hulumtime për të përcaktuar nëse kjo është një strategji efektive e humbjes së peshës.

Përderisa suplementet e kalciumit janë në dispozicion, është më mirë që njerëzit së pari të marrin sasi të mjaftueshme të kalciumit nga produktet ushqimore.

Ushqimet e pasura me sasi të lartë të kalciumit janë:

  • Qumështi
  • Kosi
  • Drithërat
  • Lëngu i portokallit
  • Perimet me gjethe të errëta jeshile
  • Farat
  • Bajamet

 

Hekuri

Trupi ka nevojë për hekur për rritje të shëndetshme, zhvillim dhe metabolizëm. Hekuri është gjithashtu jetik për funksionimin e duhur të qelizave dhe tajimin e disa hormoneve.

Hekuri është thelbësor për transportimin e  oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut. Qelizat e kuqe të gjakut bartin oksigjenin në muskujt dhe prej tyre në  indet e trupit.

Personat që kanë nivele të ulëta të hekurit,  nuk mund të dërgojnë sasi të mjaftueshme të oksigjenit për muskujt e tyre. Muskujt që kanë sasi të ulët të oksigjenit  nuk mund të djegin kilokaloritë, ashtu siç duhet. Sasia e ulët e hekurit gjithashtu ndikon në metabolizmin optimal të trupit.

 

Burimet e hekurit përfshijnë:

  • Mishin
  • Bizelet
  • Drithërat
  • Orizin ngjyrë kafe
  • Nuts(arra, lajthi, bajame etj)
  • Perimet me gjethe jeshile të errzëta
  • Tofu dhe soje (ushqime  për vegjetarianët që zëvendësojnë mishin)

Edhe pse hekuri është me rëndësi jetike, mund të jetë toksik kur konsumohet në doza të larta. Ata që kanë mungesë hekuri duhet të bisedojnë me një mjek ose dietolog para se të marrin suplementet.

 

Magnezi

 Reaksionet kimike që prodhojnë energji në trup nuk mund të ndodhin pa praninë e magnezit. Kjo varësi do të thotë se magnezi është thelbësor për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.

Magnezi është në dispozicion në një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve, duke përfshirë:

  • Nuts(arra, lajthi, bajame) dhe fara
  • Bizelet
  • Fasulet
  • Bananet
  • Salmonin dhe shajakun(peshk i Paqësorit&Atlantikut)
  • Drithëra të papërpunuara
  • Patatet

Njerëzit gjithashtu mund të marrin suplemente të magnezit, por duhet të konsultohen fillimisht me një mjek, pasi që ato mund të kenë efekte negative te disa persona me probleme të caktuara shëndetësore.

 

Konkludim

Çdokush që mendon për marrjen e vitaminave apo mineraleve si suplemente, për të rritur metabolizmin apo për të humbur peshë, duhet fillimisht të konsultoj mjekun.

Marrja e këtyre vitaminave dhe mineraleve nuk do të përmirësojë metabolizmin. Megjithatë, ato do të ndihmojnë në sigurimin e nutrientëve të nevojshëm dhe të plotësojnë mungesën e tyre , nëse veç ekziston, gjë e cila mund të ndihmoj në parandalimin e shtimit të peshës dhe mbajtjen e një metabolizmi të shëndetshëm.

Disa suplemente mund të shkaktojnë efekte të padëshirueshme nëse konsumohen në doza të larta, të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore ose të ndërveprojnë me ilaçet që një person konsumon.

Mënyra më e sigurt për të konsumuar më shumë vitamina dhe minerale që nxisin metabolizmin është duke pasur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar që është e larmishme dhe e pasur me nutrientë.

 

Shpërndaj
Dieta - Probleme.me

Probleme.me ju mëson dieta efikase se si të humbni ose shtoni peshë. Qëllimi i dietave që ne ndajmë me ju është që këto t'iu ndihmojnë të keni një mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar të të ushqyerit. Nëse keni ndonjë sygjerim, pyetje apo koment për ta ndarë me ne, na kontaktoni në diete@rilinde21.sg-host.com