Lart

2 metoda natyrale që eliminojnë celulitin te kofshët sa hap e mbyll sytë

Celuliti është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës. Ai shfaqet më së shumti tek gratë, pavarësisht moshës apo peshës së trupit.

Shumica e studimeve tregojnë se celuliti vjen si faktor i çekuilibrimit në indin lidhës dhe yndyrnave në trupin e njeriut. Përveç aktivitetit fizik, konsumimit të ujit dhe një diete të shëndetshme, masazhet anti-celulit janë arma më e fortë për ta reduktuar atë.

Probleme.me ju preznaton me dy mënyra natyrale dhe efektive që reduktojnë celulitin në zonën e vitheve dhe kofshëve:

Uthulla e mollës: përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm. Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.

Kafe dhe sheqer: përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi. Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]