10 Këshilla për Parandalimin e Akneve
Në vijim janë disa këshilla për parandalimin e akneve:
Pastroni fytyrën
Edhe nëse ju nuk keni akne është e rëndësishme të pastroni fytyrën dy herë në ditë në mënyrë që të eliminoni qelizat e vdekura të lëkurës dhe yndyrën e tepërt në fytyrën tuaj.
Mos pastroni fytyrën më shumë se dy herë në ditë. Pastroni atë me ujë të ngrohtë dhe mos përdorni sapun të fortë për shkak se kjo mund të irritojë apo infektoj lëkurën tuaj.
Mos fërkoni fytyrën tuaj shumë rëndë me peshqir. Ngadalë pastroni atë me një leckë të butë ose me duart tuaja. Gjithmonë pastroni fytyrën në fund dhe thani atë me një peshqir. (Pastaj futni peshqirin në makinën e larjes për shkak se ai mund të përhap bakterie) dhe mos përdorni atë dy herë.
Hidratimi
Shumica e ilaçeve kundër akneve kanë përbërës që thajnë lëkurën tuaj, për këtë arsye gjithmonë përdorni një hidratues që ndihmon në zvogëlimin e tharjes së lëkurës dhe rënies së saj. Bleni hidratuesit që nuk shkaktojnë akne, dhe zgjidhni atë që është më i mirë për llojin e lëkurës tuaj. Bisedoni me mjekun tuaj familjar per ilaçe të cilat nuk iu shkaktojnë juve akne.
Provoni të trajtoni aknet me produkte që mund t’i bleni pa udhezues të mjekut.
Këto produkte kundër akneve nuk kanë nevoj të udhëzohen nga mjeku. Shumica nga ato kanë përbërës si benzoil peroksidi, acidi salicklik, acidi glikolik, apo acid laktik të cilat eliminojnë bakteriet dhe bëjnë tharjen e lëkurës tuaj. Këto produkte mund të thajnë lëkurën tuaj, nganjeherë edhe të ndikojnë qe t’iu bie lëkura, andaj filloni ngadalë duke e shtuar dozën e perdorimit.
Një opsion tjetër është të filloni të përdorni OTC xhel retinoid. Kjo ndihmon në parandalimin e formimit të akneve. Përdorni këto produkte me kujdes nëse keni lekurë të ndjeshme.
Kujdes me grimin
Nëse ju jeni duke vërejtur akne të reja në fytyrën tuaj, shmangiuni përdorimit te pudrës së lëngëshme, pudrës së thatë apo hijeve të faqeve. Nëse ju duhet patjetër të vëni grim, pastroni fytyrën në fund të ditës.
Zgjedhni të përdorni produkte të grimit të cilat nuk përmbajnë vajra ose substanca tjera kimike. Bleni produkte kozmetike vetëm nëse ato nuk shkaktojnë akne dhe lexoni përbërësit para se t’i bleni ato.
Keni kujdes se çfarë produkte përdorni në flokët tuaj
Provoni të mos përdorni produktet me aromë, vajra apo xhel në flokët tuaj. Nëse ato bien në fytyrën tuaj, mund të bllokojnë poret dhe të irritojnë lëkurën.
Përdorni shampon dhe zbutës për flokët të cilat nuk shkaktojnë akne dhe kanë me pak kemikale. Flokët e yndyrëshme mund të shtojnë yndyrën edhe në fytyrën tuaj, për këtë arsye sigurohuni të pastroni flokët sipas nevojës. Nëse keni flokë të gjata, largoni ato nga fytyra.
Mos prekni fytyrën tuaj me duar
Shmangni prekjen e fytyrës tuaj me duar apo mbështejten e dorës në mjekër apo faqen tuaj. Kjo jo vetëm që mund të përhap bakterie, por ju rrezikoni të irritoni lëkurën edhe më shumë.
Asnjeherë mos ngacmoni aknet me duar, për shkak se kjo mund të shpie deri te infeksionet apo shenjat permanente në fytyrë.
Qëndroni larg diellit
Rrezet ultravjollcë të diellit mund të skuqin dhe të njollosin lëkurën tuaj dhe disa ilaçe kundër akneve mund të bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj diellit, veçanërisht gjatë orës 10 të mëngjesit deri në 4 të pasdites.
Për këtë arsye është e këshillueshme që ju të veshni rroba të gjata dhe kapelë gjatë ekspozimit në diell. Edhe nëse ju nuk keni akne, gjithmonë perdorni krem kundër diellit me nivel të mbrotjes 30 ose më lartë, 20 minuta para se t’i ekspozoheni diellit.
Para se të bleni krem kundër diellit, lexoni përbërësit e saj dhe sigurohuni se produkti që blini nuk do ju shkaktoj reaksion alergjik.
Ushqeni lëkurën
Shumica e ekspertëve thonë se ushqimet si çokollata nuk shkaktojnë akne. Megjithatë ju duhet të shmangni ushqimet që kanë shumë yndyrë dhe konsumoni ushqimet më të freskëta si, pemët, perimet dhe drithërat.
Produktet e qumështit dhe ushqimet që përmbajnë shumë sheqer mund të shkaktojnë akne. Shmangni këto.
Bëni ushtrime fizike
Ushtrimet fizike ndihmojnë jo vetëm trupin tuaj por edhe lëkurën. Kur bëni ushtrime fizike sigurohuni që të mos veshni shumë rroba dhe mos ushtroni me pajisje të fitnesit që mund të irritojnë lëkurën tuaj. Bëni dush menjëherë pasi të përfundoni ushtrimet.
Relaksohuni!
Studimet thonë se stresi manifestohet me akne. Pyesni veten se çka ju streson dhe provoni të zgjidhni problemin.
Nëse jeni në dyshim me këshillat që përmendëm, konsultohuni me dermatologun se a ju duhen më shumë metoda të trajtimit për aknet tuaja.