Lart

10 Këshilla për Pastrimin e Fytytrës nga Aknet për Njerëzit me Ngjyrë

Termi “njerëz me ngjyrë” i referohet të gjitha llojeve të lëkurave. Kjo përfshin njerëzit që vinë nga Afrika, Azia, Spanja, Mesdheu, Lindja e mesme, dhe Amerika.

Njerëzit me ngjyrë kanë zakonisht probleme të njëjta me lëkurën. Një nga problemet e para janë aknet dhe njollat e zeza pasi që aknet zhduken.

Mënyra më e mirë për të pastruar lëkurën nga aknet është të mësoni se çfarë funksionon për llojin e lëkurës tuaj. Këtu do të gjeni 10 këshilla për largimin e akneve te njerëzit me ngjyrë.

  1. Trajtoni aknet dhe njollat e errëta. Shumë njerëz kërkojnë ndihmën e dermatologut për largimin e njollave të errëta, të cilat mund të zgjasin edhe më shumë se vetë aknet. Ju duhet të trajtoni aknet, mirëpo pasi që ato të largohen  ju duhet të trajtoni edhe njollat e errëta që shkaktohen si pasojë e tyre.

Nëse vetëm keni njolla të zeza në fytyrë, dermatologët rekomandojnë trajtimin e akneve dhe njollave të zeza në të njëjtën kohë.

Shmangni njollat e zeza duke trajtuar aknet që nga fillimi. Studimet thonë se duke trajtuar aknet që nga fillimi ju do të shmangni përkeqsimin e tyre. Nëse aknet përkeqsohen njerëzit me ngjyrë janë më të rrezikuar nga:

  • Shenjat apo njollat në lëkurë
  •  Keloidet, një lloj tjetër i shenjave
  1. Përdorni produkte që ju përshtaten juve për largimin e akneve. Jo çdo produkt funksionon për njerëzit me ngjyrë. Nëse jeni duke shikuar për produkte të cilat trajtojnë akne më të lehta, dermatologët këshillojnë përdorimin e produkteve të cilat përmbajnë një ose disa nga këto produkte:

Retinoid me benzoil peroksid: Kjo nënkupton blerjen e dy produkteve të ndryshme, mirëpo ky kombinim funksionon mjaft mirë te njerëzit me ngjyrë. Retinoidi ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura dhe luftimin e infeksionve. Retinoidi mund të pastrojë fytyrën tuaj nga aknet dhe pikat e zeza dhe të bardha në fytyrë. Ai gjithashtu mund të bëjë parandalimin e akneve të reja në të ardhmen.

Benzoil peroksidi ndihmon në eliminimin e bakterieve që shkaktojnë aknet. Mos u shqetësoni, benzoil peroksidi nuk mund të zbardhoj fytyrën tuaj. Kjo është një mit. Mirëpo benzoil peroksidi mund të bëjë zbardhjen e rrobave, këllëfëve të jastëkut dhe peshqirëve.

Për të parandaluar irritimin e lëkurës nga benzoil peroksid, filloni përdorimin e një produkti që përmban vetëm 2.5% benzoil peroksid. Produktet të cilat përmbajn më shumë se kjo përqindje mund të shkaktojnë tharje dhe rënië të tepërt të lëkurës e cila mund të shpie deri te më shumë akne. Nëse lëkura juaj irritohet edhe pas përdorimit të produkteve me vetëm 2,5% benzoil peroksid, atëherë provoni të përdorni atë çdo ditë.

Nëse ju ngacmoni, ndrydhni, apo prekni aknet tuaja ju jeni më shumë të rrezikuar nga shenjat permanente në fytyrë.

  1. Acidi saliciklik: Ky përbërës ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura dhe ndihmon në parandalimin e akneve të reja.

Retinoli: Ky mund të hap poret e mbyllura dhe eliminoj njollat e errëta në fytyrë.

Ju mund të gjeni benzoil peroksid, acid saliciklik apo retinol në shumë produkte për përkujdesjen e lëkurës, të cilat mund t’i blini pa udhëzimin e mjekut.

Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqim ka aprovuar një retinoid, xhelin adapalen, të blihet pa udhëzimin e mjekut, kjo pritet të bëhet në janar të vitit 2017.

  1. Bëni disa ndryshime nëse aknet tuaja paraqiten vetëm në ball dhe anash kokës. Nëse aknet tuaja paraqiten vetëm në këto vende, yndyra e flokëve tuaj mund të jetë shkaktari i tyre. Emri mjekësor i kësaj është– akne pomade.

Ju mund të bëni largimin e këtyrë akneve duke bërë disa ndryshime. Dermatologët rekomandojnë:

  •  Ndryshimin e produkteve që përdorni në flokët tuaj, provoni të përdorni shampo me glicerinë dhe jo me vaj.
  • Përdorimin e vajrave për flokë vetëm në rrënjë dhe në fund të flokëve.
  • Nëse akoma keni akne në fytyrë, atëherë mos përdorni fare këto produkte.
  1. Përdorni produkte për përkujdesjen e lëkurës që nuk do të mbyllin poret tuaja. Si vaji për flokë, edhe produktet për lëkurë mund të jenë shkaktarët e akneve tuaja.  Nëse aplikoni produkte të cilat përmbajnë gjalpë kakaoje apo gjalpë shea në fytyrën, shpinën apo gjoksin tuaj ju rrezikoni të mbyllni poret të cilat më vonë mund të shpien deri te aknet.

Për të parandaluar aknet që shkaktohen si pasojë e përdorimit të këtyre produkteve, përdorni produkte të cilat janë jo komedogjenike, dhe nuk mbyllin poret.

Nuk ka fakte shkencore të cilat konstatojnë se gjalpi i kakaos barazon ngjyrën e lëkurës tuaj, mirëpo ka fakte se ato mund të shkaktojnë akne.

  1. Ndërpreni vënien e grimit të rëndë dhe të yndyrshëm për mbulimin e shenjave në lëkurë. Megjithëse shumë femra, mbulojnë shenjat e tyre me anën e grimit, ato nuk vërejnë se kjo mund të jetë edhe shkaktari i akneve dhe shenjave të tyre.

Në këto raste ju duhet të përdorni vetëm produktë të grimit të cilat janë jo komedogjenike dhe përmabjnë minerale. Kto bëjnë shumë mirë mbulimin e njollave të errëta dhe shenjave në lëkurë.

  1. 7. Jeni të kujdesshëm me lëkurën tuaj. A fërkoni fytyrën tuaj për t’u siguruar që keni hequr njollat në fytyrë? A jeni të bindur se ndrydhja e akneve dhe përdorimi i sapunëve të fortë do të ndihmoj në eliminimin e akneve tuaja? Këto janë më se gabim, përkundrazi këto mund të përkeqsojnë gjendjen e akneve tuaja.

Studimet thonë se ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me lëkurën tuaj, nëse dëshironi të eliminoni aknet.Gjatë përkujdesjes për lëkurën tuaj ju duhet të:

  • Përdorni një ujë të lehtë për pastrim i cili nuk do të mbyll poret tuaja.
  • Aplikoni ujin me kujdes me gishtat tuaj, dhe të përdorni ato për pastrimin dhe shpërlarjen e fytyrës.
  • Thani fytyrën lehtë me një peshqir të pastër.
  1. Pastroni kapelat. Mos pastrimi i kapelave që përdorni, lejon që aty të grumbullohen djersa, papastërtia dhe yndyra. Kjo mund të shkaktojë aknet.
  1. Vizitoni dermatologun para se të provoni metoda më ekstreme për eliminimin e akneve si, largimin me kemikale, abarazionin dermal apo terapitë me laser. Nëse keni ngjyrë të errët të trupit, të gjitha metodat për trajtimin e akneve mund të kenë efekte anësore si, shenja apo njolla të errëta.

Mirëpo, nëse kërkoni ndihmën e specialistëve ju do të jeni më të suksesshëm në trajtimin e këtyre akneve.

Dermatologu mund të ketë disa metoda për trajtimin e akneve, mirëpo sigurohuni të pyesni atë sa njerëz me ngjyrë ka trajtuar ai, para se të filloni në përdorimin e metodave.

  1. Kërkoni ndihmën e dermatologut. Me ndihmën e dermatologut, të gjitha problemet me lëkurë do të eliminohen. Disa njerëzve ju duhen ilaçe më të forta për trajtimin e akneve, disa të tjerë ju nevojiten kombinime të ndryshme të ilaçeve. Dermatologu mund të ekzaminoj lëkurën tuaj dhe të caktoj metodën më të mirë të trajtimit.

Çfarë po prisni? Provoni një nga këto hapa tani. Në fund të fundit, sutdimet thonë se ato funksionojnë me të vërtetë.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com