15 Metoda për Trajtimin e Akneve
Ka shumë metoda të trajtimit të akneve dhe lëndimeve në fytyrë të cilat mund t’i bëni në shtëpi. Këto përfshijnë përdorimin e kremave dhe xhelëve bimor, vajrave esencialë, suplementeve natyrale si dhe disa ndryshime në stilin e jetës. Aknet shkaktohen si pasojë e grumbullimit të papastërtisë dhe bakterieve në pore të cilat pastaj mbyllen. Aknet janë sëmundja më e zakonshme në SHBA, e cila prek përafërsisht 80% të njerëzve gjatë jetës së tyre.
Njerëzit mund të përdorin metoda të trajtimit në shtëpi për të ndihmuar në rregullimin e niveleve të yndyrës në fytyrë, si dhe në reduktimin e rrezikut nga infeksionet, mbytjen e bakterieve dhe parandalimin e akneve.
Mirëpo megjithatë akoma nuk ka dëshmi mbi efikasitetin e trajtimit të akneve në shtëpi. Ne do të shënojmë disa metoda të trajtimit të akneve që kanë ndihmuar disa njerëz në pastrimin e fytyrës së tyre nga aknet.
Metoda të trajtimit të akneve në shtëpi
Disa nga metodat më të njohura të trajtimit të akneve në shtëpi përfshijnë përdorimin e ekstrakteve natyrale bimore, shumë nga të cilat janë përdorur nga njerëzit qindra vite më parë.
Më poshtë do të shënojmë disa nga metodat më efektive për trajtimin e akneve, bazuar nga studimet e bëra.
Vaji i çajit të pemëve
Vaji i çajit të pemëve është një përbërës antibakterial dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve, që do të thotë se ai mund të mbyt bakteriet të cilat mund të jenë duke shkaktuar aknet tuaja.
Vaji i çajit të pemës gjithashtu ndihmon në trajtimin e enjtjeve dhe skuqjen e akneve.
Një studim ka shikuar se çfarë efekte shëruese ka vaji i çajit të pemës për aknet. Studiuesit zbuluan se vaji i çajit të pemës mund të reduktoj aknet kronike dhe ato më të lehta.
Studimi gjithashtu thotë se vaji i çajit të pemëve trajton aknet aq mirë sa benzoil peroksidi, i cili është një ilaç i veçantë për akne.
Si ta përdorni vajin e çajit të pemëve
Ju mund të përdorni vajin e çajit të pemëve duke përzier ekstraktin e saj me krema, xhela apo vajra tjerë esencialë.
Vaj i jojobës
Vaji i jojobës është një përbrës natyral që merret nga farat e bimës së jojobës.
Ky vaj ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, që do të thotë se ndihmon edhe me lëndimet dhe shenjat e akneve.
Disa nga përbërësit e jojobës ndihmojnë edhe në uljen e rrezikut nga infeksionet e lëkurës, të cilat skuqin dhe enjtin aknet tuaja, pikat e bardha dhe problemet e tjera me lëkurën.
Në një studim të vitit 2012, studiuesit ju dhanë 133 njerëzve maska me përbërje të vajit të jojobës. Pas 6 jave, 54% të këtyre njerëzve thanë se aknet e tyre ishin larguar.
Si të përdorni vajin e jojobës
Ju mund të përdorni vajin e jojobës duke përzier ekstraktin e saj me krema, xhela apo vajra tjerë esencialë. Aplikoni atë me topa pambuku duke e shpërndarë lehtë në fytyrë.
Aloe vera
Aloe vera është një përbërës antibakterial dhe lufton infeksionet, ajo gjithashtu zvogëlon rrezikun e shfaqjes së akneve në fytyrë.
Aloe vera përmban shumë ujë, dhe është një hidratues shumë i mirë, ai është posaçërisht i përshtatshëm për personat me lëkurë të thatë.
Në një studim të vitit 2014, studiuesit ju dhanë njerëzve me akne xhel të aloe verës dhe krem tretinoin, për ta përdorur atë 8 javë rresht.
Pjesëtarët e këtij studimi shënuan përmirësim shumë të madh në aknet e tyre, se sa personat që përdorën vetëm kremin tretinoin.
Si të përdorni xhelin e aloe verës
Provoni në fillim të pastroni fytyrën tuaj dhe pastaj të aplikoni një shtresë të hollë të kremës apo xhelit të aloe verës.
Ju, megjithatë mund të përdorni krema hidratues që përmbajnë aloe vera.
Mjaltë
Mjalta është përdorur për të trajtuar problemet më lëkurën, për mijëra vite. Mjalta përmban shumë përbërës antioksidues që ndihmojnë në hapjen e poreve të mbyllura.
Mjekët përdorin mjaltën për të trajtuar edhe lëndimet apo plagët për shkak të vetive shëruese dhe antibakteriale të saj.
Si të përdorni mjaltën
Përdorni gishtat tuaj apo topa të pambukut, dhe aplikoni mjaltën në aknet tuaja. Ju mund të shtoni mjaltën edhe si përbërës të maskave tuaja për fytyrë apo për trup.
Hudhra
Shumë përdorues të ilaçeve tradicionale përdorin hudhrën për të trajtuar infeksionet dhe të ndihmojnë organizmin për të luftuar mikrobet.
Hudhra përmban komponentë organosulfuror, të cilët kanë veti antibakteriale dhe luftojnë infeksionet dhe pezmatimet. Përbërësit organosulfuror gjithashtu ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Si të përdorni hudhrën
Për të luftuar infeksionet dhe pezmatimet që ndodhin si pasojë e akneve, njerëzit fillojnë kosumimin më të madh të hudhrave. Disa njerëz konsumojnë hudhrat ashtu si janë, disa të tjerë fusin ato në ushqim ndërsa disa bluajnë dhe i pinë ato në gjendje të lëngëshme.
Ju gjithashtu mund të bleni edhe pluhur të hudhrës, nga dyqanet ushqimore.
Edhe pse shumë burime thonë se është më mirë të bëhet aplikimi i hudhrave drejtë në akne, kjo mund të shkaktojë edhe irritimin e mëtutjeshëm të lëkurës tuaj. Hudhra mund të bëjë djegien e lëkurës, për këtë arsye gjithmonë keni kujdes!
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër përmban antioksidant shumë të fortë të grupit polifenol i cili quhet kateqins.
Shumica e personave me akne kanë shumë sebum, apo yndyrë trupore dhe jo sa duhet antioksidant.
Antioksidantët ndihmojnë në zbërthimin e kemikaleve që mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme të lëkurës. Çaji i gjelbër gjithashtu mund të ndihmoj në pastrimin e poreve të mbyllura nga papastërtia dhe mikrobet.
Çaji i gjelbër gjithashtu ka përbërës që ndihmojnë në:
- Zvogëlimin e prodhimit të sebumit
- Zvogëlimin e akneve
- Zvogëlimin e infeksioneve
Si të përdorni çajin e gjelbër
Çajin e gjelbër mund ta pini apo edhe ta përdorni si ekstrakt drejt në lëkurën tuaj, mirëpo megjithatë efektet e këtij çaji akoma nuk janë dëshmuar shkenctarisht.
Megjithatë një studim vëreu 79 apo 89 përqind të zvogëlimit të pikave të bardha dhe të zeza në fytyrë pas përdorimit të ekstraktit të çajit të gjelbër.
Ju mund të gjeni çajin e gjelbër në të gjitha dyqanet ushqimore.
Echinacea
Echinacea apo ndyrshe e njohur edhe si lulja vjollcë, përmban përbërës që ndihmojnë në shkatërrimin e virusëve dhe bakterieve, si dhe akneve.
Shumë njerëz thonë se kjo bimë ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar dhe luftimin e infeksioneve, sëmundjeve dhe gripeve.
Si të përdorni echinacen
Ju mund të përdorni krema që përmbajnë këtë bimë, apo të konsumoni suplemente të kësaj bime.
Ju mund të gjeni bimën në dyqanet e shëndetit, në kremat që mund të blini në internet apo edhe në suplemente.
Rozmarina
Ekstrakti i rozmarinës përmban kemikale dhe komponentë që kanë veti antioksiduese, antibakteriale dhe luftojnë infeksionet.
Ka disa studime rreth efektit të rozmarinës në trajtimin e akneve, një studim i vitit 2013 thotë se rozmarina ndihmon në zvogëlimin e infeksioneve dhe largimin e bakterieve që shkaktojnë aknet.
Helmi i pastruar i bletëve
Helmi i pastër i bletëve ka veti mjaft antibakteriale.
Në një studim të vitit 2013, studiuesit kanë zbuluar se helmi i bletëve mund të shkatërroj bakteriet që shkaktojnë aknet. Njërëzit që përdorën helmin e bletëve brenda 2 jave patën sukses në largimin e akneve nga fytyra.
Në një studim të vitit 2016, njerëzit që aplikonin xhel më përbërje të helmit të bletëve patën sukses në largimin e akneve brenda 6 jave.
Edhe pse helmi i pastër i bletëve ndihmon në largimin e akneve, atij sërish i duhen më shumë studime për përdorim të sigurt.
Vaj kokosi
Vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe lufton infeksionet.
Vaji mund të bëjë lehtë shkatërrimin e bakterieve që shkaktojnë aknet dhe zvogëlimin e skuqjes dhe enjtjes së puçrërave. Vaji i kokosit githashtu ndihmon në shërimin e plagëve nga aknet e ngacmuara më herët.
Si të përdorni vajin e kokosit
Shpërndani vajin e kokosit drejt në vendet e fytyrës tuaj të cilat janë prekur nga aknet.
Ndryshime që duhet të bëni për të larguar plotësisht aknet
Përveç metodave për trajtimin e akneve në shtëpi, edhe ndryshimet në stilin e jetesës ndihmojnë dukshëm në largimin e plotë të akneve.
Ndryshimet që duhet të bëni:
Mësohuni që asnjëherë të mos ngacmoni aknet
Ju nuk duhet në asnjë mënyrë të ngacmoni aknet, pasi që kjo mund të irritojë lëkurën tuaj edhe më shumë, ju gjithashtu rrezikoni të bartni infeksionet e puçërrave në pjesët tjera të fytyrës.
Prekja, fërkimi apo shtrydhja e akneve mund të rrezikoj infektimin nga bakterie tjera.
Gjatë shtrydhjes së akenve ju mund të lejoni bakterien të futet edhe më thell në lëkurë dhe të rrezikoni të keni ndonjë infeksion më të rëndë.
Flisni me mjekun nëse keni akne kronike të cilat gjenden thellë në lëkurën tuaj.
Zgjidhni një ujë pastrimi që ju përshtatet juve
Shumica e sapunëve kanë një aciditet apo nivele të pH-së shumë të larta të cilat mund të irritojnë lëkurën tuaj, duke përkeqësuar gjendjen e akneve.
Zgjedhni një ujë pastrimi i cili ka përafërsisht nivel të njëjtë të pH-së me lëkurën tuaj e cila është rreth 5.5 për të zvogëluar rrezikun nga aknet.
Përdorni produkte me shumë pak apo fare yndyrë
Produktet të cilat kanë përbërje yndyrore mund të bllokojnë poret tuaja, dhe të rrisin rrezikun për shfaqjen e akneve në fytyrë.
Shikoni për produkte të cilat nuk kanë përmbajtje yndyrore dhe kanë përbërës më të lehtë për lëkurën tuaj.
Pini ujë
Pirja e mjaftueshme e ujit është shumë e rëndësishme pasi që kjo ndihmon që aknet dhe plagët të shërohen më shpejtë dhe më lehtë.
Kur lëkura është e thatë, ajo mund të irritohet dhe të lëndohet mjaft lehtë, dhe kjo zakonisht shpien deri te aknet. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Se sa shumë ujë duhet të pini, varet gjithmonë se çfarë organzimi keni, çfarë ushqime konsumoni, sa vjeç jeni dhe nëse jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.
Mirëpo megjithatë është e këshillueshme të pini reth 8 gota ujë çdo ditë.
Menaxhoni stresin
Stresi është një nga shkaktarët kryesorë të akneve.
Stresi rrit nivelet e hormonit androgjen në trup dhe i cili stimulon rritjen e qimeve dhe prodhimin e yndyrnës në gjëndra, prej së cilave shkaktohen aknet.
Ju mund të menaxhoni stresin duke:
- Biseduar me ndonjë person të familjes, shoqërisë apo dhe mjekut
- Fjetur mjaftueshëm
- Kosnumuar ushqim të shëndetshëm
- Bërë ushtrime fizike
- Limituar alkoolin dhe kafeinën
- Medituar, duke bërë yoga etj.