fbpx
Lart

6 Maska për Trajtimin e Akneve që Mund t’i bëni në Shtëpi

6 Maska për Trajtimin e Akneve që Mund t’i bëni në Shtëpi

faqja probleme.me

Epiderma juaj është shtresa e parë e lëkurës që mbron atë nga bakteriet dhe viruset, dhe është ajo e cila ju mban juve të ngrohtë në temperatura të ulëta.

Lëkura juaj është gjithashtu vendi i parë në të cilin shfaqen shenjat e ndonjë problemi me organet e brendshme. Shenjat e zakonshme janë aknet, skuqjet, tharja e lëkurës, ekzema, psoriaza, ethet, mavijosjet dhe nishanet.

Duke përdorur maska natyrale për fytyrë që mund të bëni në shtëpi, ju mund të minimizoni papastërtitë, bakteriet dhe infeksionet tjera të cilat mund të prekin lëkurën tuaj të ndjeshme.

tactica seo kosovo

6 Maska për Trajtimin e Akneve që Mund t'i bëni në Shtëpi

Përbërësit e maskave për fytyrë që mund të bëni në shtëpi

  • Aloe Vera (bimë apo lëng) është një përbërës që lufton pezmatimet dhe ka shumë përbërës tjerë antioksidues.
  • Sodë Buke (sodë bikarbonati) është një përbërës antimikrobial dhe antifungal. Ai bënë tharjen e yndyrnave të tepërta në lëkurë, duke larguar edhe qelizat e vdekura të saj.
  • Kanella është përbërës antimikrobial.
  • Vaj i kokosit dhe ullirit kanë efekt antimikrobial dhe hidratues.
  • Pluhur të çajit të gjelbër i cili është një antioksidues shumë i mirë, i cili ka efekt antimikrobial dhe ndihmon me pezmatimet e lëkurës.
  • Mjaltë i cili është një antibiotikë shumë i fortë.
  • Lëng limoni i cili bënë largimin e yndyrnave të tepërta në lëkurë.
  • Papaja e cila ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura si dhe në luftimin e infeksioneve.
  • Jogurt Grek (apo qumësht) i cili përmban acide dhe yndyrna. Acidet janë antibakteriale ndërsa yndyrnat ndihmojnë me hidratimin e lëkurës.
  • Sheqer i cili gjithashtu ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura si dhe ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura nga papastërtia.
  • Pluhur të xhenxhefilit i cili ka efekt antioksiduese dhe lufton infeksionet e lëkurës. Mbani në mend se ky përbërës mund të njollos rrobat tuaja mirëpo jo fytyrën.

Para se të aplikoni maska për fytyrë

Para se të aplikoni maskat për fytyrë, sigurohuni që fillimisht të pastroni fytyrën dhe të hapni poret tuaja. Mënyra më e mirë për të bërë këtë është të bëni një dush të ngrohtë apo të përdorni pajisje avulli për të pastruar dhe për të hapur poret.

  1. Vloni një tenxhere me ujë të filtruar.
  2. Derdhni ujin në një enë tjetër të madhe dhe prisni që të ftohet pak për 1-2 minuta.
  3. Pasi që uji të ftohet pak, afroni fytyrën para enës dhe mbështjellni kokën dhe enën me një peshqir duke izoluar avullin për 5-10 minuta.

Pastroni fytyrën tuaj me maska të cilat kanë përbërës natyral nga shtëpia

Çaj të gjelbër, mjaltë, limon, sheqer

  • 1 lugë çaj të gjelbër
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë lëng limoni
  • 3 lugë sheqer (është më këshillueshme të përdorni sheqer të kaftë)

Përzieni këta përbërës dhe aplikoni përzierjen e fituar në fytyrë duke shmangur sytë, gojën dhe vetullat. Masazhoni përzierjen në fytyrë me gishtat tuaj për disa minuta. Mbani maskën në fytyrë 10-15 minuta.

Pasi që të pastroni fytyrën nga maska, thani atë më një leckë pastrimi në mënyrë që të largoni qelizat e vdekura.

  Sodë buke, mjaltë, vaj kokosi apo vaj ulliri

  • 1 lugë sodë buke
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë vaj kokosi apo vaj ulliri

Përzieni këta përbërës dhe aplikoni përzierjen e fituar në fytyrë duke shmangur sytë, gojën dhe vetullat. Masazhoni përzierjen në fytyrë me gishtat tuaj për disa minuta. Mbani maskën në fytyrë 10-15 minuta.

Pasi që të pastroni fytyrën nga maska, thani atë më një leckë pastrimi në mënyrë që të largoni qelizat e vdekura.

Pluhur të xhenxhefilit, qumësht/jogurt grek, mjaltë

  • 1 lugë pluhur të xhenxhefilit
  • 3 lugë qumësht/jogurt grek
  • 1 lugë mjaltë

Përzieni këta përbërës dhe aplikoni përzierjen e fituar në fytyrë duke shmangur sytë, gojën dhe vetullat. Përdorni një brush të grimit apo topa nga pambuku që të aplikoni përzierjen në mënyrë që të mos njollosni gishtat. Mbani maskën në fytyrë 10-15 minuta.

Këshillë: mbuloni lavamanin me faculeta në mënyrë që të mos përlyeni atë.

Pastroni fytyrën nga maska me topa pambuku apo leckë për pastrim. Nëse pas heqjes së maskës ju vëreni se ju është njollosur fytyra, ju mund ta pastroni atë edhe më uthull të mollës apo me toner.

Kanellë, mjaltë, aloe vera

  • 1 lugë kanellë
  • 3 lugë mjaltë
  • 3 centimetra nga bima e aloe verës (vetëm xhelin brenda) ose 2 lugë lëng të aloe verës

Përzieni këta përbërës dhe aplikoni përzierjen e fituar në fytyrë duke shmangur sytë, gojën dhe vetullat. Masazhoni përzierjen në fytyrë me gishtat tuaj për disa minuta. Mbani maskën në fytyrë 10 minuta.

Kjo mask është shumë e mirë për të hequr pikat e zeza të hundës. Mirëpo kujdes, mos përdorni këtë maskë nëse keni lëkurë të ndjeshme. Nëse ndiheni parehatshëm pasi ta aplikoni atë, pastroni fytyrën menjëherë.

Uthull molle, mjaltë, sodë buke

  • 1 lugë uthull të mollës
  • 2 lugë mjaltë
  • 1 lugë sodë buke

Përzieni këta përbërës dhe aplikoni përzierjen e fituar në fytyrë duke shmangur sytë, gojën dhe vetullat. Mbani maskën në fytyrë 10 minuta.

Pasi qe ta pastroni fytyrën me ujë të vakët, përdorni një leckë të pastrimit për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës.

Papaja, mjaltë, limon, vaj kokosi/ulliri

  • 2 lugë nga fruti papaja (pa fara)
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë lëng limoni
  • 1 lugë vaj kokosi/ulliri

Përzieni këta përbërës dhe aplikoni përzierjen e fituar në fytyrë duke shmangur sytë, gojën dhe vetullat. Mbani maskën në fytyrë 10 minuta.

Pasi qe ta pastroni fytyrën me ujë të vakët, përdorni një leckë të pastrimit për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës.

Si ta mbani fytyrën të shëndetshme nga brenda

Pini uthull organike të mollës

Uthulla e mollës përdoret me shekuj për efektet e saj antimikrobiale dhe për luftimin e infeksioneve.

Disa nga efektet më kryesore të kësaj uthulle janë: antimikrobiale, antifungale, ndihmon në përmirësimin e imunitetit dhe lufton kancerin, stimulon humbjen e peshës, redukton rrezikun nga sëmundjet dhe sulmet e zemrës, mban nivele të ulëta të kolesterolit, mban sheqerin në gjak dhe ndihmon në largimin e akneve.

Ajo gjithashtu bënë parandalimin e rritjes së bakterieve dhe këpurdhave në traktin e tretjes. Kjo është shumë e rëndësishme pasi që 80% e sistemit tonë imunitar ndodhet në traktin e tretjes.

Metoda: Përzieni 1 lugë uthull të mollës në një gotë me ujë të ngrohtë. Ju mund të shtoni edhe lëng limoni (vitamin C). Shtoni pak kanellë dhe mjaltë.

Pini këtë përzierje 3 herë në ditë për të larguar aknet dhe për një lëkurë më të shëndetshme.

6 Maska për Trajtimin e Akneve që Mund t’i bëni në Shtëpi

Provoni probiotikët

Kur ne nuk kemi sa duhet “bakterie të mira” apo probiotikë në trupin tonë, patogjenët na bëjnë më të rrezikuar nga sëmundjet si kanceri.

Mikrobet e dobishme në traktin tonë të tretjes ndihmojnë në sistemin tonë imunitar. Këto bakterie parandalojnë pushtimin e patogjenëve që na bëjnë të sëmuremi.

Ato gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e trejtes së ushqimit, parandalojnë kapsllëkun, sintetizojnë vitaminën K dhe balancojnë nivelet e pH-së në trup.

Zakonisht bakteriet e dobishme zhduken si pasojë e procedurave që ne bëjmë për të larguar bakteriet e dëmshme. Këto procedura përfshijnë: antibiotikët (në formën e pilulave, në qumësht, mish, peshk), operacione kirugjike, diarea, mungesë të proteinave etj.

Metoda: Sigurohuni të konsumoni ushqime që kanë përbërje probiotike. Disa nga këto ushqime janë: ujë apo qumësht, pije Kombucha, jogurt, ushqimet e fermentuara, dhe sallatë.

Pilula të probiotikëve mund të gjeni edhe në barnatoret pranë vendit ku jetoni.

Këshilla të tjera

Kujdes se si ushqeheni. Çfarë futni brenda në trupin tuaj është aq e rëndësishme se qka bëni që të përkujdeseni për atë nga jashtë. Shmangni ushqimet të cilat janë të përpunura, përmbajnë kemikale, toksina dhe gluten (nëse jeni të ndjeshëm ndaj glutenit). Çfarëdo që vëni në lëkurën tuaj absorbohet menjëherë nga lëkura.

Pastroni rregullisht këllëfet e jastëkut. Papastërtia e përditshme, lëkura e vdekur dhe yndyrna që mbledhet në vendin ku ju flini mund të jetë një nga shkaktarët kryesorë të akneve tuaja, irritimit të lëkurës tuaj si dhe mbylljes së poreve.

Mos ngacmoni fytyrën. Ngacmimi i fytyrës mund të shpërndaj infeksionin që mund të keni në fytyrë në pjesët e tjera të fytyrës tuaj. Kjo mund të shpie edhe deri te shenjat permanente dhe njollat e errëta në fytyrë.

Këshilla e fundit

Gjeni një maskë e cila i përshtatet më së miri lekurës tuaj. Për efekte të ndryshme ju mund të ndërroni maskat brenda disa ditëve. Duke përdorur vazhdimisht maska ju duhet të vëreni rezultate në largimin e akneve, rregullimin e lëkurës së yndyrshme apo të thatë, dhe njollave të errëta në fytyrë brenda disa javëve.

Mbani mend se ju duhet të përkujdeseni për trupin tuaj si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, dhe nëse gjithçka bëni si duhet, ju do të keni një lëkurë të shëndetshme brenda shumë pak kohe!

 

faqja probleme.me
Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]