Lart

A kanë Efekt Antibiotikët për Trajtimin e Akneve?

Pop kuiz: Cila sëmundje kronike prek përkatësisht 80% të popullsisë së botës, duke përfshirë gati të gjithë adoleshentët nga mosha 15 deri në 17 vjeç, mirëpo nuk ka shërim?

Ju do të mendoni se kjo sëmundje e cila prek të gjithë këta njerëz do të kishte ilaç deri më tani. Madje studimet tregojnë se “nuk ka trajtim ideal” të këtij çrregullimi. Cili është ky çrregullim ‘i pashërueshëm’ i cili po prek kaq shumë njerëz në mbarë botën, mund të mendoni! Ky çrregullim që po përmendim janë aknet.

 

A kane efekt antibiotiket per trajtimin e akneve

“Sëmundje kronike” mund të ju duket një term shumë i rëndë për tu përdorur për akne – është e vërtetë se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik të madh për shëndetin, mirëpo është shumë e mërzitshme shfaqja e tyre gjatë adoleshencës.

Personat të cilët kanë akne kronike, e dijnë se shfaqja e tyre mund të zgjasë me dekada dhe mund të jenë shumë të vështira për tu trajtuar. Aknet zhvillohen atëherë kur bakteriet formohen dhe mblidhen në poret tuaja të cilat janë të mbyllura nga yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Për disa njerëz, ilaçet si benzoil peroksidi janë e tëra çka duhet për t’i eliminiuar ato. Mirëpo për aknet e infektuara, mjekët këshillojnë të merrni antibiotikë. Antibiotikët bëjnë eliminimin e bakterieve. Fatkeqësisht organizmi ynë mund të bëhet imun ndaj këtyre antibiotikëve dhe ato mund të mos kenë efektet që kanë pasur kur janë përdorur për herë të parë.

Antibiotikëve zakonisht ju duhet ca kohë për të funksionuar dhe kjo është mënyra se si organzimi mësohet me to. Eritromicina, tetraciklina, doksiciklinand minociklina janë antibiotikët më të fortë kundër akneve, mirëpo nëse përdoren për shumë vite atëherë mund të humbet efekti i tyre. 

P.sh.: Organizmi mund të bëhet imun ndaj eritromicinës sa që ajo mund të mos udhëzohet më si ilaç kundër akneve. Tetraciklina dhe doksiciklina janë më efektive mirëpo edhe ato kanë disa efekte anësore. Minociklina është opsioni më i mirë, mirëpo efektet anësore të saj janë aq të rënda sa që as kjo nuk udhëzohet të merret si ilaç.

Për këtë arsye nuk ka ndonjë ilaç efektiv dhe komplet shërues të akneve. Ka disa vite që studiuesit mundohen të gjejnë një ilaç. Profesionistët e përkujdesjes për shëndetin duhet të fillojnë ta trajtojnë sistemin imunitar ndaj këtyre ilaçeve si dështim të terapisë.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com