A mund të përdor grim nëse kam akne
Po, ju mund të vëni grim nëse keni akne, mirëpo ju duhet të shikoni se çfarë po vëni në fytyrën tuaj. Disa prej produkteve të kozmetikës mund të shkaktojnë aknet, dhe nëse kjo ndodh, ju do të zhvilloni llojin e akneve që quhen acne cosmetica. Edhe femrat të cilave nuk i shfaqen aknet në fytyrë mund të vuajnë nga ato si pasojë e disa produkteve të kozmetikës.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
A janë Ushtrimet Fizike Shkaktarë të Akneve?
Si mund ta dini nëse produktet e kozmetikës janë duke shkaktuar aknet tuaja
Nëse keni acne cosmetica, ju sigurisht keni gungëza të vogla në fytyrën tuaj. Këto gungëza mund të shfaqen në faqet, mjekrën apo ballin tuaj. Te disa femra shfaqen edhe puçërrat e bardha pak mbi sipërfaqen e lëkurës. Ju gjithashtu mund të vëreni disa puçërra tjera.
Nëse keni akne rreth buzëve tuaja, buzëkuqi apo balsami për buzë që përdorni mund të jetë shkaktari i tyre.
Acne cosmetica i duhen disa kohë për tu shfaqur. Ato mund të mos shfaqen nga disa ditë e deri në 6 muaj.
Kjo vonesë e bënë më të vështirë për të identifikuar shkakun e akneve. Ju mund të bëni gabimin e trajtimit të këtyrë akneve dhe pastaj mbulimin e tyre me të njëjtin produkt grimi i cili ka shkaktuar atë.
Dhe si pasojë e kësaj shumë njerëz fillojnë të mendojnë se asgjë nuk mund të pastroj fytyrën e tyre nga aknet.
Si të trajtoni këto akne
Edhe nëse grimi është duke shkaktuar aknet tuaja, ju përsëri mud të vëni grim dhe njëkohësisht të trajtoni aknet, mirëpo ju duhet të filloni të përdorni produkte të reja të grimit.
Dermatologët rekomandojnë të:
Jeni më të vëmendshëm gjatë blerjes së produkteve të grimit
Ju duhet të ndaloni përdorimin e produkteve të grimit të cilat po shkaktojnë aknet tuaja. Megjithatë, është mjaft e vështirë të dallohet se çka saktëisht shkakton aknet tuaja.
Metoda më e mirë është të jeni të vëmendshëm gjatë blerjes së këtyre produkteve. Mbani në mend se edhe produktet për përkujdesjen e flokëve dhe lëkurës mund të shkaktojnë akne.
Ju duhet të përdorni vetëm produkte të cilat janë:
- Pa përmbajtje yndyrore
- Nuk do të bllokojnë poret tuaja
- Nuk do të shkaktojnë pika të zeza në fytyrë
Pastroni fytyrën dy herë në ditë duke përdorur një ujë të lehtë pastrimi – pasi qe keni kryer aktivitetet që ju bëjnë të djersiteni
Dermatologët rekomandojnë të pastroni fytyrën në mëngjes dhe para gjumit në mbrëmje.
Para se të blini një ujë pastrimi shikoni nëse ka përmabjtje yndyrore dhe nëse do të bllokojë poret tuaja. Nëse në përbërjen e këtij uji të pastrimit ka përbërës që shkaktojnë këto, shikoni për një ujë tjetër.
Përdorni gishtat tuaj për të pastruar fytyrën
Ju duhet të keni kujdes gjatë pastrimit të fytyrës, është më e këshillueshme të përdorni gishtat tuaja dhe të shpërlani fytyrën me ujë të vakët. Asnjëherë mos fërkoni lëkurën.
Nëse akoma keni grim në fytyrë pas pastrimit atëherë, ju mund të pastroni atë edhe me faculeta për heqjen e grimit.
Pasi që ti përdorni ato, shpërlani dhe njëherë fytyrën.
- Aplikoni grimin me kujdes. Ju duhet të vëni grimin në fytyrë me shumë kujdes, në mënyrë që të shmangni irritimin e lëkurës. Ju mund të aplikoni grimin edhe me furça për grim.
- Pastroni furçat e grimit çdo javë, dhe asnjëherë mos i ndani ato me ndokënd tjetër. Edhe pse aknet nuk janë ngjitëse, bakteriet të cilat shkaktojnë aknet, lëkura e vdekur dhe yndyra nga lëkura e njerëzve të tjerë mund të transmetohet te ju nëse ndani furçat e grimit me ndokënd tjetër. Nëse ndani furçat e grimit ju jeni të rrezikuar edhe nga sëmundjet e ndryshme si, sytë e kuq apo ethet.
- Trajtoni aknet tuaja. Acne cosmetica zakonisht largohen kur ju ndërpreni përdorimin e grimit dhe produkteve të lëkurës dhe të flokëve të cilat bllokojnë poret tuaja.
Mirëpo, nëse diçka tjetër është shkaktari i akneve tuaja, aknet tuaja nuk do të trajtohen vetëm me këtë. Për këtë arsye dermatologët rekomandojnë produktet me këta përbërës për largimin e plotë të akneve:
- Benzoil peroksidi (lufton bakteriet që shkaktojnë aknet)
- Acid salicklik (ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura)
- Adapalinë (ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura)
Ju mund të blini këto produkte për trajtimin e akneve edhe pa udhëzimin e mjekut.
Do të duhen 4 deri në 8 javë për rezultate në fytyrën tuaj.
Kur duhet të vizitoni dermatologun
Acne cosmetica largohet atëherë kur ju ndaloni përdorimin e shkaktarit të saj. Mirëpo, zbulimi i shkaktarit nganjëherë është mjaft i vështirë. Ka shumë produkte të cilat mund të shkaktojnë acne cosmetica si pudra e lëngëshme, hijet për faqe, dhe concealer. Produktet e lëkurës dhe të flokëve gjithashtu mund të jenë shkaktarë të tyre.
Në rast se aknet tuaja shkaktohen si pasojë e produkteve të grimit apo edhe nga diçka tjetër, vizitoni dermatologun.
Ju rekomandojmë këtë artikull: