Ilaçe të Ndryshme Kundër Akneve
Sëmundja e lëkurës – aknet ndodhin atëherë kur rrënjët e qimeve bllokohen me qeliza të vdekura të lëkurës, bakterie, dhe përzierje të yndyrës që ndryshe quhen sebum. Këto materie nuk mund të largohen vetë nga lëkura dhe si pasojë e kësaj formohen aknet.
Ilaçet e ndryshme përfshijnë sforcimin e trupit tuaj të parandaloj vetë këto akne, si dhe zvogëlimin e infeksioneve dhe shenjave që vijnë si pasojë e sëmundjes. Mjekësia moderne beson se ushqimi që konsumojmë luan pak rol në formimin e akneve, mirëpo ka shumë njerëz që nuk pajtohen me këtë vendim.
Terapitë me nutricione
Mbështetësit e terapisë me nutricione thonë se disa ushqime mund të shkaktojnë yndyra të tepruara në lëkurë dhe si pasojë e kësaj ato duhet të evitohen. Një nga këto ushqime janë karbohidratet dhe ushqimet të cilat kanë shumë yndyrë. Po, kjo përfshinë edhe çokollatën.
Yndyra dhe përbërja hormonale e qumështit është problem për disa njerëz, dhe sipas kësaj teorie duhet të shmangni ushqimet qe kanë shumë jod, si ushqimin e detit, dhe kripën e jodizuar. Një diet që përfshinë drithëra, perime, pemë, dhe fasule është shumë e mirë për lëkurën.
Mungesa e mineraleve dhe vitaminave mund të jetë gjithashtu shkaku i akneve tuaja, mirëpo kjo mund të zgjidhet lehtë me marrjen e suplementeve të vitaminave edhe nëse ato nuk përdoren drejtpërdrejt për trajtimin e akneve.
Nutricionet përdoren më shumë në terapinë me nutricionet sipas edhe emrit, për aftësitë e tyre për të rritur nivelet hormonale.
Mjeku juaj mund të ju udhëzoj të merrni suplemente të:
- Zinkut
- Seleniumit
- Vitaminës A (zakonisht sipas përshkrimit të mjekut pasi që vitamina A mund të jetë helmuese)
- Vitaminës B6 (veçanërisht në rastet kur aknet shkaktohen si pasojë e ciklit menstrual)
- Vitaminës E
Shumë studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës kanë raportuar se personat me akne kanë mungesë të zinkut në organizëm. Në këtë studim njerëzve u është dhënë nga një dozë e zinkut çdo ditë dhe pas 2 muajsh është vërejtur pakësimi i akneve te ta. Zinku ka efekt kundër infeksioneve, për këtë arsye ai ndihmon në trajtimin e akneve.
Nëse ju merrni suplemente të zinkut ju duhet gjithashtu të mërrni suplemente të bakrit, për shkak së këto dy minerale nuk mund të absorbohen pa njëra tjetrën. Nëse ka mungesë të zinkut, trupi ka më të vështirë të absorboj bakrin dhe nëse zinku përdoret vetëm ju rrezikoni të keni mungesë të bakrit.
Marrja e zinkut nga ushqimi është më e shëndetshme se sa marrja e tij nga suplementet.
Ushqimet që janë të pasura me zink janë:
- Fasulet e thara
- Gruri
- Midhjet
Ilaçe bimore për akne
Ilaçet bimore përfshijnë bimët që mund të eliminojnë baketriet që shkaktojnë aknet. Këto bimë gjithashtu përdoren për të pastruar trupin, duke rregulluar balancin e brendshëm dhe duke parandaluar aknet.
Vaji i çajit të pemës, që prodhohet më së shumti në Australinë lindore, përdoret për dobitë e tij antibakteriale. Një grup studiuesish australianë thonë se një xhel që përmban vetëm 5 përqind të vajit të çajit të pemës është më efektiv në pastrimin e fytyrës nga aknet se sa 5 locione të benzoil peroksidit.
Ky studim thotë se rezultatet e këtij vaji shihen më ngadalë mirëpo në fund ai është më i butë se sa benzoil peroksidi.
Bima që quhet marigold, përdoret për dobitë antibakteriale dhe vetive të saj që luftojnë inflamacionet. Lulet e thara vihen në ujë të nxehtë si çaji dhe pasi të ftohet përdoret drejtpërdrejtë në lëkurë si ujë për pastrim. Bimët burdok dhe klevers përzihen me alkool apo tretësirë ujore dhe përdoren si ujë për pastrim të fytyrës.
Shumica e studimeve thonë se viteksi është bima më e mirë për trajtimin e akneve te femrat. Bima funksionon duke normalizuar nivelet hormonale të trupit.
Nëse shkoni në dyqan dhe shikoni përreth produkteve higjienike ju do të vëreni se shumica prej tyre kanë përbërësin që përmendëm – vajin e çajit të pemës.
Ky përbërës ndodhet zakonisht në shampo për flokë, locion për trup, balsam për buzë dhe edhe në detergjent për pastrimin e rrobave. Jo të gjitha këto produkte kanë përbërje aq të madhe të vajit sa për të trajtuar aknet, mirëpo ju mund të blini ndonjë produkt si sapun apo locion që do ju ndihmoj sa do pak në trajtimin e këtyrë akneve.
Terapi tjera të akneve
- Aromaterapi për akne – vaji i kamomilës, dëllinjës apo levandës mund të përzihet me ujë dhe të përdoret për të pastruar fytyrën.
- Heqja e toksinave për akne – për shkak se aknet janë shenja që trupi juaj nuk mund të largojë vetë mbeturinat dhe toksinat në fytyrë, tretmanet për heqjen e këtyrë toksinave janë mjaft ndihmuese.
- Përdorimi i materieve natyrale për akne – kjo mund të përfshijë trajtimin me kali bromatum, sulfur hepar, kalcerum dhe sulfur.
- Hidroterapi për akne – kjo përfshinë trajtimin me akull, dhe fërkimin e trupit (jo fytyrës) me një leckë të ftohtë.
- Meditim për akne – meditimi rregullisht ndihmon në kontrollimin e stresit, i cili është një nga shkaktarët kryesorë të akneve.