Lart

Si Mund t’i Largojmë Aknet Kronike

Akne kronike nuk quhen disa puçërra që vëreni një ditë pasi që të zgjoheni nga gjumi. Akne nuk quhen as pikat e bardha dhe të zeza që dalin nganjëherë në fytyrë.

Çfarë janë aknet kronike?

Personat të cilët kanë akne kronike, janë më shumë të rrezikuar të kenë akoma edhe më shumë puçrra në fytyrë, gjoks dhe shpinë. Këto akne mund të shpërndahen edhe në qafë dhe nofull, dhe nganjëherë ëshë në mollaqe.

Aknet kronike zakonisht shkaktohen thellë në shtresat ë lëkurës, ato quhen akne cistike dhe nodule, dhe mund të jenë mjaft të dhimbshme. Kur këto akne largohen ato mund të shkaktojnë shenja permanente.

Ju mund të vëreni edhe pika të zeza apo të bardha në fytyrë nëse keni akne kronike.

Të gjithë ata që janë ballafaquar me aknet kronike, e dinë se sa vështirë është të largosh ato. Ju nuk mund ta pastroni fytyrën nga këto akne pa shkuar në dyqan të blini ilaçe speciale për largimin e tyre. Ju duhet ose të prisni që ato të largohen vetë, ose të vizitoni dermatologun. Nëse prisni që aknet kronike të largohen vetë duhet të dini se kjo mund të kërkoj vite.

Dobitë nga trajtimi i menjëhershëm i akneve kronike

Të jetosh me akne kronike, mund të jetë jo shumë e mirë për vetbesimin tuaj, dhe shëndetin mendor. Këto akne mund të shpien deri te ankthi apo edhe depresioni. Personat me akne mund të shkëputin të gjitha lidhjet me njerëzit e afërm, dhe gjithashtu promovimet në punë dhe sportet nuk do të ju duken më dhe aq intersante.

Trajtimi i akneve mund të ndihmoj me këto. Studimet thonë se nëse ju filloni trajtimin e akneve kronike ju do të keni:

  •         Fytyrë të pastër nga aknet
  •         Mundësi të shmangni shenjat e reja në fytyrë që shkaktohen nga aknet
  •         Më shumë vetbesim

Si trajton dermatologu aknet kronike

Nëse një pacient ka akne kronike, dermatologu zakonisht sugjeron trajtimin e tyre me:

Antibiotik + ilaçe tjera: Kjo është zakonisht metoda e parë që përdoret për trajtimin e akneve kronike. Antibiotikët ndihmojnë në zvogëlimin e skuqjeve dhe enjtjeve të akneve. Ilaçet që aplikoni në lëkurë ndihmojnë në zvogëlimin e bakterieve dhe bëjnë hapjen e poreve të mbyllura.

Nëse kjo mënyrë e trajtimit nuk funksionon, dermatologu juaj mund të ju udhëzoj të merrni isotretinoin në vend të antibiotikëve.

Isotretinoin: Ky është një ilaç mjaft i fortë, i cili shkatërron 4 shkaktarët kryesorë të akneve – bakteriet, poret e mbyllura, yndyrnat e tepruara dhe infeksionet (skuqja dhe enjtja). Rreth 85% të përsonave që përdorin isotretinoin kanë rezultate të mira pas disa jave përdorimi.

Megjithatë ky ilaç ka efekte anësore, dhe ju duhet të mendoheni mirë nëse dëshironi ta provoni atë. Nëse ju zgjedhni të përdorni isotretinoin, ju duhet të monitoroni konsumimin e ilaçit.

Pilula kundër shtatzanisë (vetëm për femrat): Pilulat kundër shtatzanisë mund të jenë ilaçe shumë të mira në trajtimin e akneve. Nëse jeni duke trajtuar akne kronike, është e këshillueshme të merrni pilula kundër shtatzanisë me antibiotikë apo me një ilaç që quhet spironolakton.

Keni durim! Këto akne mund të marrin 2-3 muaj që të largohen.

Nëse dëshironi të provoni pilulat kundër shtatzanisë për trajtimin e akneve atëherë ju duhet t’i tregoni dermatologut rreth çdo problemi shëndetsor që mund të keni, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës.

Spironolakton (vetëm për femra): Ky ilaç ndihmon në trajtimin e akneve kronike duke zvogëluar prodhimin e yndyrnave në lëkurë.

Nëse ju dëshironi të provoni këtë ilaç, konsultohuni me dermatologun nëse keni ndonjë problem shëndetsorë.

Heqja e menjëhershme e akneve: Dermatologu mund të provojë edhe metoda tjera për heqjen e akneve në fytyrën tuaj.

Një mënyrë tjetër për heqjen e akneve është edhe injektimi i saj me kortikosteroid. Kjo ndihmon dukshëm në zvogëlimin e madhësisë dhe dhimbjeve të akneve.

Një procedurë tjetër është tharja dhe prerja. Kjo zakonisht përdoret për të tharë dhe hequr puçërrat e mëdha dhe të dhimbshme në fytyrë. Ju nuk duhet të provoni këtë asnjëherë në shtëpi. Rreziku për infektimin e puçrrës është më i madh nëse ju nuk kryeni këtë procedurë në klinikën e dermatologut.

Një procedurë tjetër që përdoret për heqjen e pikave të bardha dhe të zeza në fytyrë quhet ekstraktimi i akneve.

Predizona në doza më të vogla: Ky ilaç është një kortikosteroid shumë i fuqishëm dhe dermatologët e udhëzojnë këtë vetëm nëse keni akne kronike më serioze që quhen akne fulminans. Ky ilaç përdoret edhe për trajtimin e puçërrave më të rënda.

Përkujdesuni për lëkurën edhe nëse aknet tuaja largohen

Pasi që lëkura juaj të pastrohet nga të gjitha aknet, ju përsëri duhet të përkujdeseni për atë. Mirëpo mënyra e përkujdesjes mund të ndryshoj. Ju duhet të shmangni rikthimin e akneve duke krijuar një rutinë për përkujdesjen e lëkurës, dhe duke përdorur ilaçet për akne.

Përkujdesja për lëkurën është shumë e rëndësishme

Edhe nëse jeni në procesin e trajtimit të akneve, përkujdesja për lëkurën është shumë e rëndësishme. Përkujdesja për lëkurën mund të ndihmoj edhe në heqjen e shenjave nga aknet.

Aknet kronike mund të trajtohen

Edhe pse aknet kronike, janë mjaft vështirë për tu trajtuar, ajo nuk është e pamundur. Falë përparimeve në trajtimet e akneve, ju mund të bëni plotësisht shërimin e tyre me ndihmën e dermatologut.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com