Si Trajtohen Aknet me Benozil Peroksidi
Edhe nëse veq keni filluar të përdorni benzoil peroksidin apo dëshironi të provoni atë, ju mund të keni disa pyetje. Mësoni këtu si të trajtoni aknet tuaja me benzoil peroksid.
Çfarë është benzoil peroksidi?
Benzoil peroksidi është një ilaç i cili përdoret për të trajtuar aknet. Ai mund të gjendet në shumë produkte si, në ujë për pastrim, krema për hidratim, xhele dhe tonera. Dhe nëse keni përdorur më herët produkte tjera që ndihmojnë në heqjen e akneve, ju sigurisht keni përdorur benzoil peroksidin. Benzoil peroksidi është përbërës i shumë ilaçeve për trajtimin e akneve si:
- BenzaClin, Akanja, Onexton dhe Duak (të gjitha këto përmbajnë benzoil peroksid dhe klindamicin)
- Benzamicin (benzoil peroksid dhe eritromicin)
- Epiduo (benzoil peroksid dhe adapalen)
Benzoil peroksidi është një përbërës antimikrobial, i cili ndihmon në luftimin e bakterieve të cilat shkaktojnë aknet. Sa më pak bakterie në lëkurë do të thotë aq më pak akne. Benzoil peroksidi gjithashtu ndihmon në mbajtjen e poreve të pastërta nga pisllëku.
Cilat janë efektet anësore?
Benzoil peroksidi, si dhe shumë ilaçe tjera për trajtimin e akneve, mund të shkaktoj tharje dhe rënië të lëkurës. Tharja është efekti më i zakonshëm anësorë. Mënyra më e mirë për të shmangur këtë është të filloni lehtë përdorimin e benzoil peroksidit, në mënyrë që lëkura juaj të mësohet me atë. Provoni të përdorni atë nga pak çdo ditë për një apo dy javë. Hidratuesit janë gjithashtu shumë të rëndësishëm në shmangien e tharjes së lëkurës. Benzoil peroksidi do bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj diellit, për këtë arsye sigurohuni të përdorni krem kundër diellit çdo ditë.
Ndihmë! Benzoil peroksidi po bënë që lëkura ime të bie.
Edhe nëse ju filloni përdorimin e benzoil peroksidit ngadalë dhe lehtë, ju përsëri do të keni tharje të tepërt të lëkurës, si dhe rënie të saj. Këto janë të gjitha efekte të zakonshme anësore. Nëse lëkura juaj thahet më shumë se ç’prisni atëherë aplikoni hidratuesin tuaj në lëkurë para se të aplikoni benzoil peroksidin. Kjo do të krijoj një mbulesë që do të mbroj lëkurën tuaj nga tharja e tepërt. Zakonisht pas disa jave të përdorimit të benzoil peroksidit lëkura juaj do të mësohet dhe nuk do të thahet si kur keni filluar të përdorni atë.
Lëkura ime duket shumë keq. A mund të kam alergji nga benzoil peroksidi?
Disa nga njerëzit me lëkurë shumë të ndjeshme nuk mund të përdorin benzoil peroksidin. Dhe po disa njerëz mund të jenë alergjik ndaj saj. Mirëpo ju duhet të dini dallimet në mes të efekteve anësore të benzoil peroksidit dhe alergjive. Benzoil peroksidi mund të shkaktojë tharje dhe rënie të tepërt të lëkurës. Ju gjithashtu mund të vëreni edhe skuqje, irritim apo djegie pasi të aplikoni benzoil peroksidin, mirëpo të gjtiha këto janë efekte të zakonshme anësore. Nëse ju vëreni enjtje, skuqje të rëndë, shenja apo irritim të tepërt të lëkurës atëherë ju mund të keni alergji ndaj benzoil peroksidit. Nëse vëreni këto simptoma ndaloni shpërndarjen e ilaçit, dhe thërrisni mjekun menjëherë.
Hej! A nuk është benzoil peroksidi një përbërës i proaktivit?
Po, përbrësi aktiv në proaktiv është benzoil peroksidi. Proaktivi është produkti i parë që ndihmoi njerëzit në trajtimin e akneve. Disa nga produktet e proaktivit përmbajnë edhe përbërës si acid glikolik apo saliciklik. Mirëpo proaktivi nuk është i vetmi produkt për trajtimin e akneve që përmban benzoil peroksid. Ka edhe shumë produkte tjera që përmbajnë benzoil peroksid të cilat janë më të lira se produktet e proaktivit. Mirëpo nuk është e nevojshme të blini të gjitha produktet të cilat përmbajn benzoil peroksidin. Ju mund të bleni vetëm ujë për pastrim dhe krem hidratues të cilat përmbajnë benzoil peroksid dhe t’i përdorni ato së bashku duke krijuar rutinën tuaj të trajtimit të akneve.
Sa kohë duhet për të vërejtur rezultate?
Durimi është çelësi, dhe kjo do ju duhet mjaft në rrugën tuaj për trajtimin e akneve. Benzoil peroksidi si dhe të gjitha ilaçet tjera i duhen ca kohë për të funksionuar. Ju do të duhet të prisni 8 deri në 10 javë, dhe nganjëherë edhe më shumë që filloni të vëreni rezultate në lëkurën tuaj. Gjatë përdorimit të benzoil peroksdit mos provoni ilaçe tjera, dhe mos aplikoni më shumë se sa duhet. Ju do rrezikoni të përjetoni akoma më shumë efekte anësore dhe nuk do të përshpejtoni pastrimin e fytyrës nga aknet. Gjatë kësaj kohe ju mund të vëreni edhe akne të reja në fytyrë, mirëpo mos u shqetësoni. Nëse jeni duke përdorur benzoil peroksidin për më shumë se 12 javë dhe akoma nuk keni vërejtur ndryshime në fytyrën tuaj, është koha për të vizituar mjekun për përdorimin e ilaçeve më të forta për heqjen e akneve tuaja.
Për çfarë mund të shpresoj nëse filloj përdorimin e benzoil peroksidit?
Nëse filloni të përdorni benzoil peroksidin, në asnjë mënyrë mos ndërpreni përdorimin e tij. Nëse nuk dini se çfarë rezultate të prisni nga përdorimi i benzoil peroksidit ju duhet të besoni se do të keni rezultatet shumë të mira.
Këshilla për përdorimin e benzoil peroksidit
Nëse keni filluar përdorimin e benzoil peroksidit, mbani mend të jeni të gatshëm dhe të mos harroni të përdorni benzoil peroksidin në asnjë mënyrë, pasi që me këtë ju rrezikoni të mos keni rezultate të mira në fund. Ju duhet të mbani benzoil peroksidin sa më larg peshqirave dhe këllëfëve tuaj të jastëkëve, pasi që ky ilaç mund të njollos gjithçka me të cilën ka kontakt. Nëse aplikoni benzoil peroksidin gjatë natës sigurohuni të vishni rroba të vjetra në mënyrë që të shmangni njollat e padëshirueshme.
Një fjalë nga Probleme.me
Benzoil peroksidi është një ilaç efektiv për trajtimin e akneve. Ndërsa ilaçet më të forta që përmbajnë benzoil peroksid, udhëzohen nëse keni akne më serioze. Ju duhet të dini se benzoil peroksidi nuk është e vetmja zgjidhje për trajtimin e akneve. Asnjëherë mos hezitoni të vizitoni mjekun nëse ndiheni të pasigurt për metodat e trajtimit e akneve që dëshironi të provoni. Konsultimi me mjekun nuk është asnjëherë gabim.