Lart

A janë Ushtrimet Fizike Shkaktarë të Akneve?

Po, ka disa mënyra në të cilat ushtrimet fizike nuk janë të mira për lëkurën tuaj

Ushtrimet fizike nuk janë gjithmonë të dobishme për lëkurën. Megjithëse disa prej ushtrimeve fizike, ndihmojnë në përkujdesjen e lëkurës, ato nganjëherë mund edhe të shkaktojnë aknet. Ushtrimet fizike ulin nivelet e stresit, dhe me këtë largohet rreziku i shfaqjes së akneve dhe rrudhave nga stresi. Ushtrimet fizike gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e djersës me të cilën largohen të gjitha toksinat e mbledhura në trup, të cilat bëjnë që lëkura juaj të duket më e shëndetshme dhe e pastër. Të gjitha këto janë efekte shumë të mira mbi largimin e akneve, mirëpo kjo nuk do të thotë se ushtrimet fizike nuk mund të shkaktojnë aknet.

Ushtrimet fizike mund të jenë shkaktarë të akneve tuaja. Në mënyrë që të siguroheni se ushtrimet që bëni nuk dëmtojnë lëkurën tuaj, këtu kemi shënuar 7 gjëra që duhet t’i shmangni gjatë ushtrimeve fizike.

Ushtrimet Fizike Akne

  1. Një tapet i papastër i yogave

Gjatë bërjes së yogave ju prekni tapetin e yogave gati me të gjitha pjesët e trupit, duke përfshirë duart, këmbët dhe fytyrën. Kjo do të thotë se çfarëdo bakterie që mund të keni në këmbë me anë të tapetit ju mund të bartni edhe në fytyrë. Dhe kjo ndodh edhe nëse tapetin e përdorni vetëm ju. Nëse përdorni tapetet që ofrojnë palestrat apo studiot në të cilën bëni ushtrimet fizike, ju rrezikoni të merrni bakterie edhe nga njerëzit e tjerë. Për të shmangur këtë pastroni tapetin e yogave pas çdo ushtrimi që bëni. Dhe nëse jeni më shumë të rrezikuar nga aknet, pastrohuni menjëherë pas ushtrimeve.

 

  1. Pajisjet e tjera të papastërta

Si tapeti për yoga edhe pajisjet tjera në palestër mund të jenë të papastërta dhe me mikrobe. Në mënyrë që të shmangni aknet, gjithmonë pastroni pajisjet pas çdo përdorimi. Asnjëherë mos prekni fytyrën me duar nëse jeni në palestër.

 

  1. Ushtrimet e tepruara

Vrapimi i tepruar mund të ketë efekte negative në elasticitetin e lëkurës tuaj. Shumë ekspertë mendojnë se kjo është për shkak se mungesa e oksigjenit dhe dëmtimet tjera shkaktohen më shumë si pasojë e kardios dhe vrapimit. Kjo mund të dëmtoj kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës. Mos bëni ushtrime të tepruara, ju mund të provoni të ushtroni 40 apo 60 përqind më pak nga të rrahurat maksimale të zemrës tuaj.

 

  1. Djersitja

Djersitja është e mirë për ju, pasi që ajo rregullon vetë temperaturën e trupit. Mirëpo për shkak se djersa mund të përzihet me yndyrat tjera trupore ju nuk duhet t’a lini atë pa pastruar, sepse kjo mund të mbyllë poret tuaja dhe mund të shpie deri te aknet. Kjo zakonisht ndodh nëse ju vishni rroba të ngushta në palestër. Provoni të vishni rroba më të gjera për në palestër, dhe mundohuni të bëni një dush gjithmonë pasi të përfundoni ushtrimet.

 

  1. Temperaturat e larta

Temperaturat e larta apo miliaria, është një gjë shumë e bezdisshme që mund të ju ndodh disa personave kur janë duke bërë aktivitete fizike. Milaria shoqërohet me kruajtje kur temperaturat janë shumë të larta dhe gjëndrat për djersitje prodhojnë shumë djersë. (Kjo zakonisht ndodh te femrat që veshin sytjena sporti në palestër.) Nëse këto kruajtje bëhen të pa tolerueshme gjatë ushtrimeve fizike, shmangni ato duke mbajtur temperaturën e trupit më të ulët. Ju mund të bëni këtë duke spërkatur veten kohë pas kohe me sprej për uljen e temperaturës, apo të mbani faculeta me vete. Dhe nëse kjo nuk funksionon provoni të merrni antihistamin para se të filloni ushtrimet.

 

  1. Fërkimi

Ugh, fërkimi. Diçka që secili nga ne kemi përjetuar. Fërkimi i lëkurës apo rrobave të gjera të palestrës mund të shpie deri te irritimi i lëkurës apo edhe dhimbjet. Provoni të visheni me rroba më të holla dhe pak më të ngushta, ju gjithashtu mund të provoni të lyeni trupin me lubrifikant para se të filloni ushtrimet.

 

  1. Ekspozimi në diell

Bërja e ushtrimeve në ambient të jashtëm, thyen monotoninë e palestrës. Megjithatë kremat kundër diellit duhet të jenë prioriteti ynë i parë nëse ju dëshironi të bëni aktivitete fizike në një ambient të jashtëm. Djegia nga dielli jo vetëm se mund të shkaktojë rrudhat e parakohshme, ai mund të shkaktojë edhe kancerin e lëkurës. Para se të filloni ushtrimet jashtë, sigurohuni se keni lyer pjesët e trupit me krem kundër diellit (dhe riaplikoni atë sipas nevojës).

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com